×
Secondary Adv

10 vende qe duhet te vizitoni në 2015!

Share on Google+

 

Toka ofron vende përrallore, diku nga dora e natyrës, diku vepër e njeriut. Ishujt Faroe e deri në Durban në Afrikwn e Jugut…për të gjithë ata që kanë mundësi, janë vende për të mos u humbur, pavarsisht se një shprehje e urtë popullore thotë “shtri këmbët sa ke jorganin”.


Prestigjiozja “New York Times” rekomandon të gjithë turistët një listë me 52 vende që duhen vizituar gjatë vitit 2015. Mw poshtw ju kemi sjellw 10 destinacione mw tw mira qw duhet t‘i eksploroni nga 52.

1.Milano, Itali

 

Sigurisht që Italia është e pasur me qytetet romantike si Firence, Venecia dhe Roma - por më e mira e saj mund të jetë vetëm Milani. Dhe ky është viti për turistët që të shikojnë sharmin e saj, pasi së shpejti hapet World Expo 2015. Njëzet milion vizitorë pritet të vizitojnë qytetin për Expo, një ngjarje e madhe që nis nga muaji maj e vazhdon deri në tetor, duke përfshirë më shumë se 130 kombe pjesëmarrëse dhe organizata të sponsorizuar në më shumë se 60 pavione. Tema e këtij panairi fokusohet tek ushqimi, të ushqyerit dhe praktikat e qëndrueshmërisë - një zgjedhje e përshtatshme për një qytet të zhytur në traditat e kuzhinës italiane.

 

2.Kuba

 

Kuba është melodia e tambureve dhe pëshpëritja e lehtë e violinave, në një mishelë të rracave dhe kulturave ku mund të gjesh të bardha, të zeza, mulate, qytetare, fshatare dhe detare. Toka e tregjeve të medha, e diellit dhe detit, e njerezve të dashur e plot gjallëri, e kontrasteve tërheqëse që vetëm ata që arrijnë ta njohin vërtetë në thellësi mund ta kuptojnë vërtetë e ta dashurojnë.
Kuba është ishulli më i madh i detit të Karaibeve me një formë të zgjatur që e bën një urë natyrore midis brigjeve amerikane dhe Antileve të medha. Magjia e ketij vendi të godet me variacionet arkitektonike me disa dhjetra stile të ndërtesave rrethuese të qyteteve. Aty mund të gjesh ndërthurje të stilit kolonial, barok, modern dhe post modern. Në Kubë mund të gjenden thesare të natyrës dhe kulturës sic janë qytetet e mbrojtura nga UNESCO për trashëgimitë e tyre, Havana, Trinidad apo Cienfuegos. Havana, kryeqyteti dhe zemra pulsuese e Kubes, të pret me krahë hapur që prej kur zbret në aeroportin ndërkombetar Jose Marti. Aty mund të gjenden lehtazi duke shëtitur disa prej atraksioneve më të mira që ka ky qytet.
Në saj të klimës tropikale që mbizotëron në vend thuajse gjatë gjithë vitit Havana është një destinacion perfekt për këdo që adhuron plazhet. Natyrë e virgjër dhe mundësi pa fund për banjo dielli dhurojnë plazhet e Bacuranaos, Guanabos, el Megano dhe Santa Marias.  Por një destinacion tjetër shumë pranë Havanës që sduhet humbur është dhe Varadero i quajtur ndryshe si Kankuni i Kubës, që ka dhe plazhet më të bukura të të gjithë vendit.

 

3. Filadelfia

 

Një seri projektesh kanë transformuar Filadelfia në një industri aktiviteteve urbane në natyrë. Dilworth Park, dikur një pjesë e shëmtuar e City Hall, rihapi këtë vjeshtë, një shëtitore për këmbësorë me hapësira publike të gjelbëra dhe me një shesh patinazhi. Instalimet e artit publik, stola, dhe birraritë e hapura janë bërë pamjet e zakonshme në Filadelfia.
Këtë pranverë, në Filadelfia u aplikua programi i parë, i ndarë për biçikleta, duke e bërë këtë qytet kryesisht miqësor për ata mbi dy rrota. Ka kulturë, histori, pavarësisht se historia Amerikane është shumë e re nga c’jemi mesuar ne. Ka të famshmet cheesesteak, hard pretzels. Shtëpia e Ben Franklin, Betcy Ross dhe Walt Whittman. Është një nga qytetet ku diversiteti festohet, ka një nga qendrat me gumëzhitese, restorante që përfaqësojnë gjithë botën, artin, sportin dhe kulturën.

 

4. Yellowstone National Park

 

Jellouston (Yellowstone) është parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara, i shpallur në vitin 1872. Emri i parkut vjen nga Lumi Jellouston që kalon përmes tij.  Nuk dihet me saktësi nëse emri u referohet gurrëve të verdhë sulfurorë nën ujëvarën e Kanionit të Madh që derdhet në Lumin Jellouston, apo nga bankinat e tij të rërës.
Jellouston është parku më tërheqës në Amerikë, i vizituar nga miliona turistë në vit.  Parku shtrihet në tri shtete, Uajoming, Montana dhe Ajdwho. Me një hapësirë tejet e madhe dhe me një florë dhe faunë jashtëzakonisht të pasur, do të duheshin disa vizita për të shkelur një pjesë të madhe të tij. Edhe në ditit më të ftohta të dimrit, një zonë e Maleve Shkëmbore zjen, një pamje rrënqethëse kjo e maleve që lëshojnë avull. Shatërvanë uji të nxehtë shpërthejnë pa paralajmërim dhe toka përreth tyre kthehet në një baltovinë të nxehtë.  Kjo përzjerrje balte, uji dhe avulli e bën çdo eksplorues të thotë se është pranë Ferrit të Dantes.


Por parku kombëtar Jelloustone, me një shtrirje prej më shumë se 800 mijë hektarësh në tri shtete, është më e përshtatshme të quhet parajsë e natyrës. Ky park ka një vend të posaçëm në panteonin amerikan të mrekullive të natyrës. Secili nga 200 gejzerët e Jelloustonit ka një karakter të veçantë. Shkëmbi i Vjetër i Besimit (Old Faithful) tërheq numrin më të madh të vizitorëve me gjëmimin e tij tejet të zhurmshëm. Shpërthimet e tij janë të çrregullta, nga një herë në gjysmë ore deri një herë në dy orë.
Nëse toka, uji dhe nxehtësia janë forcat lëvizëse të Jelloustonit, atyre u shtohet edhe një element tjetër që ka ndikuar në formimin e relievit të parkut, akulli.  Katër migracione të mëdha glaciale  kanë kaluar përmes parkut gjatë kohërave, duke lënë thepa shkëmbore dhe lëndina që eventualisht i kanë hapur rrugën faunës së pasur dhe tejet interesante të Jelloustonit.

Karakteristikat natyrale të pishave për t’i rrezistuar zjarrit kanë qënë faktorë të rimbirjes së tyre.  Bari i gjelbër po çel me shpejtësi dhe fauna e parkut duket se është e shëndetëshme dhe në shtim. Jelloustoni mbetet një florë dhe faunë vitale, përherë në evoluim, ku toka është e re dhe në aktivitet.  Madje, ato forca të rrepta të natyrës, uji, akulli dhe zjarri, vazhdojnë ciklin e tyre të përjetshëm të krijimit, shkatërrimit dhe rilindjes.

 

5. Elqui Valley, Kili 


Elqui Valley është një rajon vere i përqëndruar në lumin Elqui në Kilin verior. Rajoni është i vendosur 400 km në veri të Santiago, në fund jugore të shkretëtirën Atacama në rajonin Coquimbo. Ajo është e njohur për prodhimin e rrushit të tavolinës dhe frutave të tjera, si dhe të Pisco, pijeve më popullore në Kili.
Por shkretëtirat e thata, qielli i qartë dhe lartësia e lartë , të ofrojnë pamje dhe ndjesi të cilat të japin një ndejnjë fantasike. Elqui Valley është një ndër vendet kryesore për disa nga teleskopët më të mëdhenj botërore të kërkimit.

 

6. Singapor

 

Singapori është kthyer në një qytet-shtet ambicioz që po tërheq turistë nga e gjithë. Në këtë qytet-shtet festohet pothuajse gjatë gjithë vitit, festime fillojnë në prag të Vitit të Ri me fishekzjarre, ekrane të mëdhenj të vendosur përgjatë Marina Bay.
Që do të pasohet me Paradën e tërbuar të Chingay në shkurt, duke u shfaqur mijëra interpretues të veshur shumëngjyrësh. Kemi folur shpesh për pemët gjigande që do të krijoheshin si një atraksion turistik në Singapor dhe do të shfrytëzoheshin për krijimin e energjisë dhe përdorimin e saj për ndicim.
Të krijuara nga njeriu, “super pemët” kanë një lartësi prej 50 m dhe janë të bëra me beton ndërsa në krye me degë të krijuara nga shufra të trasha hekuri. Pemët ishin pjesë e projektit ‘Kopshtet e Gjirit’ me një kosto 434 milion euro dhe ato janë të pajisura me panele diellore. Pas hapjes së tij kopshti është pjesë e festivalit të Kopshteve në Singapor dhe që nga 2 korriku do të organizohet shfaqje më drita dhe muzikë. Vizitorët do të mund të marrin një pamje panoramike nga një kalim në ajër i krijuar në lartësinë e 22 metrave i cili lidh pemët artificiale.

 

7. Durban, Afrika e Jugut


Durban është qyteti më i madh në krahinën e Afrikës së Jugut të KëaZulu-Natal. Pas Johanesburg, Metropolitan Area, Durban renditet e dyta ndër zonat më të populluara urbane në Afrikën e Jugut, pothuajse njësoj me Cape Town.
Ajo është gjithashtu qendër e dytë e prodhimit më e rëndësishme në Afrikën e Jugut pas Johanesburg. Durban është i famshëm si porti më i ngarkuar në Afrikën e Jugut dhe Afrikës në tërësi. Ky qytet shihet ndryshe si një nga qendrat kryesore të turizmit për shkak të klimës së ngrohtë subtropikale të qytetit dhe plazhet e gjera.
Askush nuk ka gjëra të këqija për të thënë për Durban, në vetvete; ata do të bien dakord se shëtitorja e tij pranë plazhit është shumë e bukur dhe moti është i mirë pothuajse gjatë gjithë vitit.

 

8. Bolivi

 

Bolivia është shtëpia e shumë aktiviteteve dhe zonave interesante, ky vend i lirë mund t’ju ofrojë jetesë mbreti me shumë pak nga sa mendoni.  Bolivia është e vendosur në zonën qendrore të Amerikës së Jugut, gjeografia e vendit shfaq një larmi të madhe të terreneve dhe klimave dhe ka një nivel të lartë të biodiversitetit. Në veri dhe lindje kufizohet me Brazilin, në jug me Paraguain dhe Argjentinën dhe në perëndim me Kilin dhe Perunë. 
Vendi që ndodhet mes andeve, e që dikur kishte 120 000 kilometra katrorë dhe akses në 400 kilometër brigje detare, e humbi përfundimisht qasjen në ujëra, pas luftës së paqësorit (1879–1884) kur ia mori kili, i cili doli fitimtar
La paz, meqë ra fjala, është edhe qyteti me ndërtesat qeveritare që ndodhen në sipërfaqen më të lartë në botë; ato kapin lartësinë e 3200 deri në 4100 metrave mbi nivelin e detit. Por kryeqyteti i bolivisë është Sucre. Megjithëse vendi është një territor i brendshëm, i mbyllur e pa akses në dete e oqeane, ai, çuditërisht, financon dhe ushqen një marinë ushtarake. 1800 burra e gra numëron “fuerza naval boliviana”, e njohur edhe si “Armada”.

 

9. Ishujt Faroe

 

Ishujt Faroe janë ishuj të Danimarkës. Së bashku me Grenlandën janë nën administrimin e qeverisë së Danimarkës por Ishujt Faroe kanë një shkallë të lartë autonomie. Prej 18 ishujve të cilët e përbëjnë Ishujt Faroe vetëm njëri (Lítla Dímun) është i pabanuar. Ishulli më i madh ku është i vendosur edhe kryeqyteti Tórshavn ka 17 000 banorë. Emri në përkthim do të thotë porti Tora që sipas mitologjisë skandinave është Zoti i rrufesë.
Pothuajse të gjithë ishujt janë të lidhur me tunele nënujore dhe me ura, të cilët në masë të madhe e lehtësojnë  dhe e përshpejtojnë rrugën  për çdo pjesë të vendit. Deri në jug të ishujve, të cilët nuk janë të lidhur me tunele, shkon trageti modern. Deri te ishulli më jugor nga kryeqyteti udhëtimi zgjatë dy orë. Shiu dhe erërat e forta janë normale dhe të zakonshme. Koha është aq e paqëndrueshme sa  që brenda ditës mundë të paraqitën të katër stinët. Banorët zakonisht zgjohen me mot të  zymtë pothuajse çdo ditë, kështu që nuk është çudi që shumë prej tyre ndodhën nën  depresion ose me kalimin e kohës bëhen të varur  nga alkooli.

 


Alkooli është i ndaluar sipas fesë Lutheriane dhe shitet vetëm në dyqane të specializuara. Çmimet e alkoolit dhe çdo gjë tjetër janë rreth tri herë më të shtrenjtë se në vendet ballkanike . Sporti është pasioni i madh i të gjithë banorëve, pa përjashtim. Në radhë të parë, natyrisht, është futbolli, mandej në të dytin hendbolli. Garat në futboll dhe hendboll zhvillohen në dy sezona, vetëm e vetëm për të pasur mundësi me i përcjellë ndeshjet. Pra, ndeshjet e  futbollit zhvillohen nga prilli deri në tetor, ndërsa hendbolli  nga shtatori deri në muajin  prill.
Delet mund të shihen në çdo hap, dhe ato janë shenjë mbrojtëse e shtetit, bile janë pjesë e  stemës së shtetit. Kur banorët janë në gjumë, ato zënë rrugët dhe sillen ngjashëm me qentë tanë endacak.  Fjala është për shtetin që ndryshe njihet me emrin Ishujt Faroe. Pra, bëhet fjalë për një shtet ishullor i cili ndodhet  në qendër  të Oqeanit Atlantik dhe emri i të cilit, i përkthyer në shqip, do të thotë  Ishujt e Deleve. Natyra e veçantë dhe shumë karakteristike  është një nga arsyet që këta ishuj  janë bërë destinacion shumë i popullarizuar  turistik.


10. Maqedonia

Maqedonia cilësohet si destinacioni i ardhshëm i Ballkanit. Së pari ishte Kroacia, pastaj Mali i Zi, më pas edhe Shqipëria po fiton tërheqje gjithnjë e më të madhe në Ballkanin perëndimor. E njohur për manastiret e saj, Liqenin e Ohrit, kjo ish republikë jugosllave është duke u bërë një pikë atraktive për aventurë.


Vende si Malet Shar për alpinizëm janë të mrekullueshme, e ndërsa industria e verës e Maqedonisë - dikur përgjegjëse për furnizimin për pjesën më të madhe të Jugosllavisë, sot ekziston akoma duke ruajtur fort traditën. Me hotele të vogla, restorante të cilat të ofrojnë supa tradicionale , pasta si pastrmajlija, një byrek mishi, kanë zëvendësuara pjatat e ftohta socialiste.


Më të lexuarat