
E pabesueshme, PayPal do te vendose fjalekalimin ne stomakun ose trurin tuaj!
Teknologjia po përparon në mënyrë të frikshme dhe kjo tashmë është e pashmangshme, por ajo që po bën Paypal është përtej imagjinatës! Shërbimi i pagesave në internet po zhvillon një mënyrë të re për t’u regjistruar në llogaritë e ndryshme, pa pasur nevojë për fjalëkalime.
PayPal është duke punuar me një brez të ri të pajisjeve që vishen, injektohen dhe implantohen duke bërë të mundur zëvëndësimin e password-ve si mjet identifikimi. Tani fjalëkalimet do të jenë të ngrënshme ose injektuese, dhe nuk do të kemi më nevojë për mënyrat e vjetra të sigurisë, si skanimi i gjurmëve të gishtave, për shembull.
Drejtuesit e kompanisë PayPal kanë ideuar një pilulë e cila do të gëlltitet dhe do të na lejojë të regjistrohemi në llogaritë tona pa qenë nevoja të vendosim fjalëkalimet. Këto kapsula do të kontrollojnë nivelin e glukozës ose presionin e gjakut para se të shfaqin të dhënat e koduara, raporton Wall Street Journal.
Jonathan Leblanc, drejtori i kompanisë PayPal, u shpreh se pajisja do të fuqizohet nga acidi në stomak dhe do të përfshijë disa mikrocipa të vegjël. Sipas tij, teknologjia ka avancuar aq shumë sa integrohet menjëherë me trupin e njeriut.
Këto pajisje do të lejojën “identifikimin e trupit fizik”, duke i monitoruar funksionet e brendshme të trupit, si rrahjet e zemrës, nivelet e glukozës dhe njohjen e venave, tha LeBlanc tha për Wall Street Journal.
Me kalimin e kohës ato do të zëvendësojnë fjalëkalimet dhe metodat më të avancuara të identifikimit, si skanimi i gjurmës së gishtave dhe verifikimi i lokacionit, të cilat sipas tij nuk janë gjithmonë të besueshme. “Për sa kohë që fjalëkalimet mbeten metodat standarde për identifikimin e përdoruesit tuaj në internet, njerëzit ende do të vazhdojë ti përdorin”.
LeBlanc tha se, PayPal tashmë është duke punuar me disa partnerë për zhvillimin e teknologjisë së njohjes së venave dhe rrahjeve të zemrës, dhe gjithashtu është duke punuar me zhvilluesit për prototipin e parë të verifikimit të ID.
Ai tha se, duke folur për teknologjitë e reja biometrike të verifikimit, PayPal jo domosdoshmërisht është duke sinjalizuar se po mendon adoptimin e tyre. Përkundrazi shpreson të pozicionohet si “udhëheqës i mendimit”.
"Unë nuk mund të spekuloj se çfarë do të bëjë PayPal në të ardhmen, por ne jemi duke kërkuar teknika të reja - ne nuk kemi skanim me gjurmë gishtash - kështu që ne jemi në kërkim për fushën e identitetit" tha ai.PayPal nuk ka plane të menjëhershme për të zhvilluar sistemet e verifikimit të injektueshme ose të ngrënshme, por që fjalëkalimet do të evoluojnë, kjo nuk është më një e re, dhe PayPal synon të jetë në krye të këtyre zhvillimeve.Fjalëkalimet më të popullarizuara të 2014 sipas SplashData, ishin 123.456, e ndjekur nga password, 12.345, 12.345.678 dhe qwerty.
Më të lexuarat








