![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Kina kerkon te ndertoje Rrugen e Mendafshit
Kina do të nisë një projekt të ri për të ringjallur rrugën historike të Mëndafshit për të bashkuar Lindjen me Perëndimin. Bëhet e ditur se rreth 40 miliardë dollare janë buxhetuar për hekurudhën dhe atë automobilistike të planifikuara brenda këtij projekti.
Plani gjithashtu përfshin një marrveshje shkëmbimi të lirë të Azi-Paqësorit dhe një fond prej 500 miliardë dollarw nga Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (Asian Infrastructure Investment Bank).
Në kuadër të këtij projekti, investimet do të bëhen sidomos në vendet e Azisë Qendrore. Hekurudhat dhe autostradat që arrijnë Turqinë nga Kyrgistani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Irani do të zgjaten prej aty gjer në Ballkan, Moskë dhe Evropë. Në këtë mënyrë, Azia Qendrore, një vend i qetë sot, do të bëhet një qendër «për energjinë dhe transportin». Ne shpresojmë që ky zhvillim do të paraqesë një nismë të rëndësishme për të bashkuar Azinë Qendrore me pjesën tjetër të botës. Hapja e rrugës për shkëmbim të lirë dhe lëvizje të lirë do të thotë rigjallërim i rajonit.
Në të njëjtën mënyrë, mallrat e vendeve aziatike është planifikuar të mbarten përmes rrugëve detare për në Kenia, Xhibuti dhe Kanali i Suezit, dhe prej aty, në Greqi, Itali e matanë Mesdheut.
Kina tashmë ka një hekurudhë prej 11.483 km të gjatë në përdorim që shtrihet nga Jiuu deri në Madrid. Me anë të projektit të ri të Rrugës së Mëndafshit, Kina dëshiron posaçërisht të sigurojë qasje në vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme dhe kështu t’i kalojë mjaft prej mallrave të saj të eksportit nga rrugët detare – e cila bart mjaft vështirësi – në rrugë tokësore.
Projekti pritet të rrisë shkëmbime tregtare, kulturë, turizëm dhe zhvillim infrastrukturor nëpër të gjithë rajonet ku ajo kalon. Me këtë synim të përshkruar prej krerëve kinezë si «Rripi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit», një sipërmarrje që do të lidhë përfundimisht Oqeanin Paqësor me Detin Balltik dhe Azinë Lindore me Azinë Jugore, Lindja e Mesme dhe Mesdheu do të dalin në pah.
Projekti do të jetë dobiprurës, jo vetëm për Kinën, por edhe për Sh. B.A-të, Rusinë, vendet e BE-së, Azinë dhe vendet Islamike. Shkëmbimi i ndërsjelltë përmes rrugëve të sigurta e të arësyeshme është në interes të gjithëkujt. Kështu, Projekti i Rrugës së Re të Mëndafshit mbështetet edhe nga Turqia e Amerika.
Nga ana tjetër, vendet aziatike që duan të bëjnë biznes me Evropën do t’u duhet të plotësojnë standardet e cilësisë së BE-së, që edhe në vetëvete do të japë rezultate pozitive. Kriteret e BE-së, posaçërisht në lidhje me sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, cilësinë e jetës dhe shërbimet infrastrukturore janë një model i përkryer për botën e sotme. Të gjithë e dinë se në çdo vend aziatik ka mangësi, që nga të drejtat e njeriut tek demokracia, nga ligji, tek çështjet e kushtetutës. Nëse Kina dhe vendet e tjera aziatike do të përmirësonin marrëdhëniet dhe shkëmbimin tregtar me botën, sidomos me Evropën në veçanti, gjë që u duhet patjetër – ata lypset të bëjnë një demokraci alla-evropiane të mbizotërojë edhe nëpër të gjithë rajonin.
Krahas kësaj, Kina duke zbatuar një demokraci të përparuar të stilit evropian, duke hequr dënimin me vdekje dhe përshtatur norma transparente ligjore, gjithashtu do të sigurojë përfitime të mëdha për vendin. Një Kinë plotësisht e besueshme për Perëndimin do ta bënte atë një vend të lirive me një ekonomi shumë më të mirë dhe me një përparim tejet në rritje.
Rrugët kanë qenë gjithmonë një mënyrë e mirë për të lidhur vende, popuj dhe kontinente të ndryshme. Rivendosja e rrugës së lashtë 2500 vjeçare të Mëndafshit, e cila ka qenë e përdorshme për të përcjellë teknologji, dituri dhe kulturë, është një projekt i përkryer në atë aspekt. Vërtet, rruga në atë kohë lidhte qytetërimet e Anadollit, Romës, Egjyptit, Kinës, Iranit, Indisë dhe Mespotamit përgjatë shtrirjes së saj.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)