×
Secondary Adv

Kulla me e larte prej druri ne bote

Share on Google+

 

Pallatet e famshme të Vjenës dhe shtëpitë operistike janë vendosur për t'u bashkuar me një atraksion të ri turistik, me kullen më te lartë prej druri në botë.Kur ajo të përfundojë në 2017 do të jetë 24 kate e lartë dhe me më shumë se 200.000 metra katror hapësirë komerciale dhe banesore.

 


Nëse gjatë viteve të fundit është rishfaqur në qytete druri si material ndërtimi, ai i projektuar nga arkitektët austriakë, Rüdiger Lainer nuk do të jetë vetëm një tjetër ndërtesë e këtij lloji: me të 84-metrat e saj lartësi ajo do të jetë kulla më e lartë në botë e ndërtuar me këtë material. Projekti është quajtur HoHo dhe bëhet fjalë për një ndërtesë 24-katëshe, e cila do të ndërtohet në një zonë në periferi të Vjenës, Seestadt Aspern.

 


E projektuar nga arkitektët në RLP Rüdiger LAINER + Partner. Objektit do të përfshijë apartamente, një hotel, një restorant, një qendër estetike dhe një numër zyrash dhe do të kushtojë rreth 65 milion euro; fillimi i punës është planifikuar në vjeshtë të këtij viti dhe mendohet të përfundojë në vitin 2017.
Brenda, banesa do të ketë të ekspozuar tavane druri, shtylla dhe mure për të krijuar një atmosferë të natyrshme, sipas projektit të publikuar nga firma e projektimit.

 


Druri u zgjodh për shkak se materiali është mjaft popullor në ndërtesat e Austrisë dhe është i përballueshme, cilësi e lartë dhe mjaft miqësor me mjedisin. Me tre të katërtat e ndërtesës të bëra me dru, pritet të shpëtojë 2800 ton emetimet CO2.
Por planet kanë ndezur shqetësime nga zyrtarët lokalë, si zhvilluesit, Cetus Bau Development Gmbh, të përgatitur për të filluar ndërtimin këtë vjeshtë.
“Druri ka karakter. Druri është i gjallë. Druri është sinonim me elegance e përjetshme”, lexohet në faqen e internetit dedikuar këtij projekti, por sidomos ky material ka kosto të reduktuara – shumë më të ulëta sesa ato të betonit – dhe është më pak ndotës për ambjentin.
Hoho përfaqëson një sfidë inxhinierike sepse, edhe duke mos qënë e vetmja ndërtesë e këtij lloji në botë, ajo është një nga paktat në të cilat druri do të jetë materiali bazë (rreth 75%).

 


Një tjetër shembull i ndërtimit në dru është qiellgërvishtësi prej druri Wooden Skyscraper, për momentin thjesht një project në letër që nëse do të fitojë konkursin, do të ndërtohet në Stokholm në vitin 2023.
Studimi nga C.F. Moller Architects përfshin ndërtimin e një ndërtese me 34 kate në dru, me një bërthamë betoni, çdo apartament do të ketë një verandë të mbuluar në xham që kursen energji, dhe do të ‘ushqehet’ nga panele diellore mbi çati.


Më të lexuarat