Secondary Adv

Kulla me ekologjike ne bote pritet te perfundoje ne 2016

Share on Google+

 

Në vitin 2016, banorët e Taipeit, në Taivan, do të kenë mundësinë të përjetojnë dy stile të jetës brenda një objekti të vetëm. Pronarët fatlumë të apartamenteve në kullën Agora, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm – do të kenë në dispozicion njëkohësisht dy modele të jetesës, urban dhe atë rurale.

 


Kulla gjarpëruese 20 katëshe, është e rrethuar me një kopesht vertikal, i dizajnuar nga byroja projektuese e Vincent Callebaut, ndërsa objekti ka një sipërfaqe prej 42.355 metrash katrorë.Kulla Agora do të ketë një zonë me pemishte, një kopshet me perime, hapësirë për bimët aromatike dhe medicinale, si dhe një sistem të grumbullimit të ujit të shiut.

 


E dizajnuar në formë të strukturës së ADN-ës, formë spirale, kulla është e ndërtuar rreth një bërthame qendrore që mundëson vendosjen e kopshteve përreth objektit.Këtu do të mbillen perime dhe bimë dekorative, duke ju mundësuar banorëve të 40 apartamenteve luksoze të kenë kopshtet e tyre private, ndërsa sistemi i grumbullimi të shiut do të mundësojë furnizim me ujë, të pavarur nga shërbimi bashkiak.


Secili apartament do të ketë një sipërfaqe prej 540 metrash katrorë dhe do të ketë një mur të brendshëm të gjelbër, që ju mundëson banorëve të marrin ajër të freskët por njëkohësisht të kenë edhe një ambjent ekologjik.

 


Një strukturë qarkore do të përcjellë ndriçimin në bodrum, ndërsa kulmi i mbuluar me panele solare do të sigurojë energjinë e nevojshme. Energjia e tepërt diellore do ta akumulohet dhe do të shndërrohet në energji të ngrohjes dhe në këtë mënyrë do të parandalohen të gjitha humbjet termike. Kulla Agora është projektuar të jetë një ndër objektet më ekologjike në botë.


Më të lexuarat