×
Secondary Adv

Project Elysium, aplikacioni qe mund tju bashkoje me familjaret qe nuk jetojne me

Share on Google+

Pothuajse të gjithë ata që dëshirojnë të ribashkohen me miqtë dhe familjarët e vdekur. Tani një aplikacion, i quajtur “Project Elysium”, pretendon ta bëjë këtë duke krijuar një “përvojë të personalizuar të jetës pas vdekjes”. Është një koncept shumë intrigues që se së shpejti mund të bëhet realitet, pasi është një nga shumë hyrje në Oculus VR Jam 2015.

 

Teknologjia, e cila është ende në zhvillim e sipër, mund të jetë një hap drejt ngarkimit të kujtimeve dhe personaliteteve në kompjutera, duke lejuar njerëzit që të jetojnë në një realitet virtual.
E krijuar nga Paranormal Games me bazë në Australi, zhvilluesit e këtij aplikacioni kanë ende shumë për të zbuluar, saktësisht se si teknologjia do të funksionojë.

Ajo se cfarë ne dimë sot, vjen nga llogaria e tyre në Twitter, të cilët kanë publikuar një screenshot që tregon dikë duke u transformuar në një model 3D.
Dr. Albert Rizzo, drejtor i realitetit virtual mjekësor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, thotë se ai beson se përdoruesit e mundshëm të kësaj pajisje do t’u duhet të dërgojë foto dhe video të të vdekurit të tyre, për zhvilluesin e saj.

 


Por kompania ka nevojë për më shumë të dhëna në mënyrë që ata të mund të ndërtojnë personalitetin, sjelljet dhe lëvizjet e personit.
“Nëse do të dija se kam ndonjë sëmundje të pashërueshme, unë ndoshta do të bëjë një skanim të plotë të trupit dhe një kopje dixhitale të tij”, tha Dr Rizzo për DailyMail.

 


“Gjithashtu do të ulesha dhe do të përgjigjesha për 20 orë rresht, pyetjeve që njerëzit kanë për mua dhe jetën time, duke menduar gjëra të ndryshme”.
Sipas tij, kjo mund të programohet e gjitha në realitet virtual për të krijuar një regjistrim të jetesës së dikujt, në mënyrë që njerëzit të mund të ndërveprojnë me personat e tyre duke përdorur Headsets VR si Oculus Rift.


Por ekspertët janë të ndarë rreth asaj se si kjo pajisje, mund të ndikojë në shëndetin mendor të një përdoruesi. Disa argumentojnë se ajo mund të sigurojë ngushëllim të vërtetë dhe mbështetje në kohë pikëllimi, ndërsa të tjerë thonë se kjo mund të parandalojë që njerëzit të dalin nga gjendja depresive që mund të ndodhen pas humbjes së një familjari.

 


“Unë mendoj se duke ndihmuar njerëzit që të përballojnë sfidat e vështira emocionale në një mjedis të sigurt është një gjë pozitive”, tha Dr.Rizzo.
“Kur njerëzit e shmangin dhimbjen, ajo do të ndodhë mbrapa dhe do t’i lëndojë ata”. Unë nuk mendoj se ka ndonjë mungesë respekti për të vdekurit, për kemi menduar për ata që duan të shikojnë dhe të ndërveprojnë me ta”, shtoi Dr.Rizzo.


Project Elysium për momentin është pjesë e konkursit Oculus VR Jam 2015. Nuk bëhet e ditur nga kompania se kur ky projekt  do të jetë në treg për përdoruesin.


Më të lexuarat