Secondary Adv

Krijohet droni qe identifikon personat me Covid-19

Share on Google+

Një dron i cili mund të zbulojë normën e rrahjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes është duke u zhvilluar për të zbuluar Coronavirus në turma.  

 

Pajisja e quajtur 'droni pandemik' do të zbulojë njerëzit duke teshtitur dhe kollitur në tubime të mëdha shoqërore, dhe pritet të jetë në dispozicion në gjashtë muaj.

Universiteti i Australisë së Jugut, i cili ka zhvilluar mjetin e ri, është duke punuar me kompaninë e teknologjisë së telekomanduar Draganfly Inc. Do të ndihmojë në zbulimin e njerëzve me Covid-19 në aeroporte, zyra, anije lundrimi, shtëpi për kujdes të moshuar dhe turma të tjera të mëdha.

Studiuesit janë duke përdorur algoritme për të zbuluar temperaturën, lëvizjet e kollitjes dhe teshtitjes në laboratorin e tyre në Adelaide. Ne shohim një nevojë për përdorimin e tij menjëherë, për të ndihmuar në shpëtimin e jetës në katastrofën më të madhe shëndetësore që ka përjetuar bota në 100 vitet e fundit, tha kompania.

Mund të mos zbulojë të gjitha rastet, por mund të jetë një mjet i besueshëm për të zbuluar praninë e sëmundjes në një vend ose në një grup njerëzish. Algoritmet mund të interpretojnë veprimet njerëzore siç janë teshtima dhe kollitja, sipas studiuesve.

Ata sugjerojnë që rënia e të moshuarve, shenja të jetës në zonat e luftës dhe monitorimi i rrahjeve të zemrës së bebeve në inkubatorët neonatal mund të monitorohen me dronë.Lajmi vjen pasi janë konfirmuar 468,644 raste të koronavirusit dhe numri i vdekjeve ka arritur në 21,000 në rang global.


Më të lexuarat