
Ja si kane ndryshuar logot e gjigandeve te teknologjise nder vite
Teknologjia ndryshon në mënyrë të shpejtë, ndaj edhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë duhet të ndryshojnë vazhdimisht veten për të qëndruar gjallë në treg.
Logot janë pjesë themelore e identifikimit të një marke. Një logo e mirë tregon personalitetin dhe premtimin e një biznesi. Kjo do të thotë se këto kompani shpesh kanë rindërtuar logot e tyre për të krijuar një vështrim më modern, më të freskët për imazhin e tyre.
Në fakt, disa nga logot e kompanive më të mëdha të teknologjisë së lartë kanë ndryshuar aq shumë sa ju do nuk do ti njihni markat e tyre origjinale. Këtë janë logot e dikurshme të kompanive të famshme të teknologjisë:
Yahoo
Yahoo e ka zëvendësuar logon e saj të vjetër në vitin 2013, për një logo të re, shumë më profesionale, më moderne dhe më të strukturuar.
Logoja e re e Google është më e gjallë, gërmat në formë të rrumbullakët i japin një vështrim më modern. Në fakt Google bëri një ndryshim të vogël në logon e saj në vitin 2014 – gjeni dallimin?
Apple
"Molla e Ylbertë” e Apple la një përshtypje të madhe në vitin 1977, por kompania me kalimin e viteve mori një qasje më të thjeshtësuar. Duke kaluar në vitin 2007 me një logo 3D të bardhë.
Samsung
Samsung nisi si një dyqan i vogël, ndaj dhe logoja e parë nuk duket aspak si e një kompanie “tech”, por me kalimin e viteve, në 1993 kompania kaloi në logon e saj të famshme blu.
Microsoft
Microsoft ndryshoi logon pothuajse në çdo dekadë, nga një logo klasike, në një formë më moderne, që thekson më mirë linjën e produktin të vet, Windows.
AT & T
Logoja e parë e kompanisë AT & T me siguri që të jep idenë e dickaje që tingëllon, me kalimin e viteve filloi të marrë një formë edhe më moderne me një orbitë në blu, që të jep idenë e mundësive të saja globale.
Nokia
Logoja e parë e Nokia-s paraqitet si një peshk dhe është menduar se përfaqëson një lumë në frontin e zyrës së parë të kompanisë.
IBM
IBM nuk ka ndryshuar logon e saj që nga viti 1972 dhe është ende një nga logot më të lehta për t’u njohur në botë.
Hewlett Packard (HP)
Logoja e Hewlett Packard (HP) ka kaluar humë ndryshime që nga themelimi i saj në vitin 1939, por kompania duket se ka vendosur që të qëndrojë me një logo, me dy shkronja shumë të thjeshta.
Intel
Intel ka arritur rëndësinë e saj me logon e "Intel Inside", për t’u rikthyer përsëri në një logo më të thjeshtë në vitin 2006.
Amazon
Logoja e Amazon ka ndryshuar fare pak gjatë gjithë këtyre viteve, dhe tani ajo u rikthye serisht tek logoja e vitit 2000.
Dell
Logoja e Dell nuk ka ndryshuar shumë, përveç ngjyrës së saj më kalimin e viteve.
Xerox
Xerox ka ndryshuar logon e saj 40-vjeçare në vitin 2008 në të kuqe.
PlayStation
PlayStation me sa duket konsiderohet si një ndër kompantië që ka ndryshuar më shumë se 20 logo të ndryshme, që nga hera e parë që debutoi. Ndërsa sot kompania ka një logo të thjeshtë dhe të unifikuar në ngjyrë të bardhë.
Më të lexuarat








