Secondary Adv

Projekti i qendres tregtare ne UAE

Share on Google+

Sordo Madaleno arquitectos ka zbuluar propozimin për rinovimin e një qendre tregtare në qytetin e al-ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

 

Propozimi, i cili fitoi vendin e dytë në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga zhvilluesi i pasurive të patundshme, ofron një riinterpretim bashkëkohor të arkitekturës tradicionale arabe brenda një konteksti të ndërtuar që i ngjan një prej tetë oazeve të rajonit. 

I gjithë projekti është vendosur nën një çati modulare që përdor harqe, duke formuar elementin kryesor vizual dhe ndërtimor. Falë klimës dhe vendndodhjes së tij të mrekullueshme, qyteti, i cili është shtëpia e tetë oazeve të rajonit, ka mundësi të mëdha për rritje në çështjet urbane dhe zhvillimin arkitektonik. 

Propozimi paraqet një rishikim të plotë të qendrës ekzistuese. Struktura shndërrohet në një kompleks, duke ofruar përvoja të reja duke përfshirë hapësirat e ekspozitës dhe tarracat për shoqërizim. 

Projekti gjithashtu përfshin një program kulturor në gamën e aktiviteteve që ofrohen falë galerisë së artit në zemër të kompleksit. Rreth kësaj hapësire, programi tregtar është i integruar në të gjithë kompleksin me anë të një vëllimi tre katëshe në formën e një patkoi.

Brenda, janë projektuar rrugëkalimet për dyqanet në formë lineare, me qëllimin për të krijuar ndarje që veprojnë si vende takimi. I gjithë projekti është vendosur brenda një gjeometrie që riinterpreton elemente të arkitekturës tradicionale arabe, nën një çati modulare që përdor harqe.


Më të lexuarat