×
Secondary Adv

25 fakte interesante qe nuk i dini per Evropen

Share on Google+

 

Më 9 maj 1950, Robert Schuman u bëri thirrje kombeve të Evropës të bashkoheshin. 65 vjet më vonë, mesazhi i tij i paqes dhe unitetit është po aq me vend sa gjithnjë. Bashkimi Europian është një projekt i përditshëm paqeje.

Çdo anëtar, i madh apo i vogël, i vjetër apo i ri ka një vend në tryezë dhe një zë të njëjtë. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve përgjatë historisë, Evropa është përgjegjëse për pjesën më të madhe të shpikjeve teknologjike, kulturën dhe gjuhën që dominon botën sot. Mëposhtë do t’ju sjellim 25 fakte interesante rreth Evropës që shumica e njerëzve nuk e dinë!


25. Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte në fakt ide e grekëve.


24. Italianët nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.


23. Në Berlin ka më shumë restorante Doner Kebap se sa në Stamboll.


22.Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shumë se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar). 


21. Vendi më i vizituar në Evropë, është Disneyland në Paris.


20.Vetëm 1% e artefakteve  të mbajtur në Muzeun Britanik në të vërtetë janë ekspozuar për publikun.


19. Nuk do ta besoni, por tualeti më i lartë në Evropë gjendet në Mont Blanc , 4.200 metra mbi nivelin e detit!


18.  Belgjika ka rrjetin më të dendur hekurudhor në botë (113.8 km / 1.000 km2).


17.Peruçica në Bosnjë është një nga xhunglat e vetme në Evropë.


16. Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë dhe i vetmi që nuk e ka ndryshuar emrin që nga viti 681 i erës sonë.

 

15. E keni menduar ndonjëherë që 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj, Athinë.


14. Në Islandë nuk ka asnjë mushkonjë!


13. Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara  janë bërë komb.


12.Rusia ka mbi 13.000 fshatra të pabanuara.


11. 40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.


10. Ndërtimi i Kullës së Pjerrët të Pizës ka zgjatur më shumë se 200 vjet.


9. Kroasanti është shpikur në Austri, dhe jo në Francë!


8. Grenlanda është ishulli më i madh në botë.


7.Vetëm brenda një jave në shkallët e metrosë së Londrës lëvizin aq njerëz sa do të përshkrohej një gjatësi sa dy herë perimetri i Tokës.


6.Në aeroportin e Brukselit shiten më shumë çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë!


5. Suedia eshte vendi me me shume McDonalds në Evrope


4.Nëse për përbindëshin Lochness të Skocisë keni lexuar në libra, e keni parë në filma dhe ju duket e pabesueshme që të jetë i vërtetë. Skocia çdo vit gjeneron rreth 7 milionë euro nga turistët.


3. Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore,madje brigjet e kontinentit Afrikan duken edhe me sy të lirë.


2. Qyteti me emrin më të gjatë në Evropë është Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch në Uells.


1. Lihtenshtajn është një shtet shumë i vogël. Gjatë angazhimit të fundit ushtarak në 1866 ata kishin dërguar në Itali rreth 80 ushtarë, ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik!


Më të lexuarat