
Projekti ne Sahara, 2 perqind e nxehtesise se diellit mund te furnizoje me energji te gjithe token!
Rritja e çmimeve të naftës kohët e fundit ka bërë që të shtohet interesi për burimet energjtike alternative. Në 2050 numëri i popullsisë mendohet të arrijë në 93 miliard njerëz.
Tashmë sot bota po përballet me sfida të ndërthurura të ushqimit, ujit, energjisë dhe sigurisë, së bashku me ndryshimet klimatike, shkretëtirëzimit dhe pyjet e pakësuara. Asnjë nga këto sfida nuk janë pa zgjidhje.Sfidat më të mëdha të kohës sonë janë të ndërlidhura mjaft ngushtë . Duke ju referuar fjalëve të Albert Einstein: “Ne nuk mund të zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtin lloj të të menduarit që kemi përdorur kur i kemi krijuar ato”.
Një prej këtyre burimeve është i rigjenerueshëm madje i pashterrshëm. Dhe nëse ky burim do të shuhej ndonjëherë, pasojat do të shkonin përtej furnizimit me energji. Dielli ndriçon vazhdimisht. Disa ditë janë më të mira se të tjerat, por për sa kohë që dielli del, panelet diellore prodhojnë energji. Energjia diellore konsiderohet prej kohësh si një zgjidhje ideale për nevojat e planetit për energji. Në një ditë pa re dhe me diell, një metër katrore e Tokës merr rreth një kilovat energji nga Dielli. Çdo orë dielli rrezaton në Tokë energji të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e energjisë globale për një vit të tërë.
Pra, për gjashtë orë të një dite me diell, një zonë me madhësi sa një pishine e vogël do të arrinte të të prodhonte rreth 288 kilovat energji. Për fat të keq, teknologjia aktuale nuk mundëson marrjen e kësaj shume në mënyrë efikase. Tani, imagjinojeni sikur teknologjia e ardhshme do të na lejonte që të merrnim rreth 80% të asaj energjie. Një projekt i zhvilluar që në 2009 duket se ka marrë zhvillim të vazhdueshëm në realizimim e kësaj ëndrre.
Projekti Sahara Forest propozon për të përdorur praktika të poracme për krijimin e bimësisë në zonat e thata duke eleminuar në këtë mënyrë degradimin. Ky proces i rritjes restauruese do të katalizohet duke kombinuar teknologjitë mjedisore ekzistuese, me të tilla si avullimi i deti për të krijuar ftohje dhe ujë të distiluar të freskët dhe nëpërmjet teknologjisë diellore termike të energjisë.
Kombinimi teknologjik në projektin e pyjeve Sahara është projektuar për të shfrytëzuar atë që sot ekziston me shumicë për të prodhuar atë që ne kemi nevojë më shumë, duke përdorur shkretëtirat, detin dhe CO2 për të prodhuar ushqim, ujëra të ëmbla dhe energji.
Projekti Sahara Forest propozon që të krijohen grupe me aktiviteteve të ndërlidhura ekonomike në fusha të ndryshme në shkretëtirë rreth botës. Thelbi i thjeshtë i konceptit është një infrastrukturë për të sjellë deti në brendësi të shkretëtirave.
Një grup panelesh diellore (apo një set pasqyrash) i përqendrojnë rrezet e diellit në një pikë grumbulluese në panel. Ky marrës përmban qeliza që e procesojnë dritën në një pikë. Qelizat që mbledhin energjinë janë secila nga 1cm. Secila nga këto qeliza në një ditë mesatare me diell, i konvertojnë rreth 200 deri 250 vat energji për 8 orë,. Po ti vendosin 144 prej tyre në një panel të madhësisë së një metër katrore do të bëhet e mundur që të arrihej rreth 30,000 vat në ditë.
Për ta bërë këtë, hulumtuesit kanë shpikur një “mikro-sistem të ftohjes”, bazuar në sistemin e venave dhe arterieve në trupin e njeriut. Nxehtësia e absorbuar nga qelizat diellore, kapet si një efekt anësor i lirë dhe mund të përdoret për shumë gjëra, duke përfshirë edhe kondicionimin e ajrit.
Këto mund të ndërtohen si njësi të vetme ose si pjesë e një rrjeti, kudo ku dielli është i fortë gjatë ditës. Hulumtuesit janë duke shikuar mundësinë e vendosjes së këtyre njësive në shkretëtirën e Saharës, aty ku dielli është shumë i nxehtë. Për ata të cilët nuk e dinë, shkretëtira e Saharës është një zonë sa ¾ e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të mund ta furnizonte tërë planetin me energji për shkak të kapacitetit diellor që ka.
Projekti i Pyjeve Sahara është shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Vetë projekti është një sistem i integruar dhe i projektuar për të prodhuar sinergji teknologjike duke minimizuar mbetjet. Dizajni është themeluar me premisën se ne duhet të gjejmë një qasje më holistike për të trajtuar me sukses sfidat që lidhen me energjinë, ushqim, dhe ujin në të ardhmen e afërt.
Më të lexuarat








