
10 oazet me te bukura ne bote!
Nëse ndonjëherë gjendeni të ngecur në mes të një deti pafund rëre, me asgjë tjetër përveçse diellit zhuritës, gjetja e një oazi do të ishte tema kryesore e lutjeve tuaja të dëshpëruara. Meqenëse askush nuk mund të jetë shumë “zgjedhës” në situatat e tmerrshme, ne kemi krijuar një listë të oazeve më spektakolare që mund të hasni në shkretëtirë.
Për të gjitha ata që përshkojnë shkretëtirën përballja me magjinë e një oazi përbën një “ëndërr”. Për shkrimtarët një pamje fantastike për t’u gjallëruar unikisht në faqet vetmitare të një libri. Ndërsa për fotografët një “panoramë” natyrore, për të cilën ndihen krenare ta “arrestojnë” me aparatin e tyre fotografik… Si do që ta shikojë njeriu, oazi mbetet një ndër imazhet më spektakolare të planetit tonë. Shikoni disa nga oazet më të bukura të botës:
1.Oazi Ubari (Libi)
Ubari është një qytet-oaz në Libinë jug-perëndimore, në luginë Targa. Ndodhet ndërmjet rrafshnaltës Messak Sattafat dhe liqenit dhe dunave të rërës të Idhan Ubari. Oazi është qendra e dytë, pas Ghat në zonën Kel Ajjer Tuareg. Uji është i kripur si në Detin e Vdekur, por notimi në të nuk është një ide e mirë sepse ka shumë papastërti.
2.Oazi Huacachina në Peru
Nëse mendoni se ky është një mirazh gaboheni. Ky është qyteti i mahnitshëm, një oaz që lulëzon në mes të shkretëtirës në Peru. Oazi është krijuar në mes të një njërës nga klimat më të thata në botë dhe është një qytet oaz me pemë të harlisura palme, i lulëzuar dhe ka praninë e një lagune të qetë e cila thuhet se ka veti kurative. Qyteti magjik quhet Huacachina, dhe kjo mund të gjenden jo vetëm në listat kryesore të turizmit aventurier, por edhe në shkretëtirën Atacama në Peru.Vizitorët kanë mundësi të vizitojnë dhe 96 banorët që jetojnë aty pasi kanë krijuar biznese të vogla në burimin e tyre më të madh, atë të rërës.
3. Liqeni Crescent, Kinë
Oazi besohet se ekziston që 2000 vjet. Me kalimin e kohës nisi të thahej për shkak të rritjes së shkretëtirizimit në rajon, derisa qeveria nisi ta “ushqente” atë me ujë. Liqeni nisi të humbte thellësinë duke kaluar nga 5 metra në vitin 1960 në vetëm 1 metër thellësi në vitin 1990. Liqeni ka tashmë një gjatësi prej 180 metrash nga lindja në perëndim, një gjerësi prej 54 metrash nga veriu në jug dhe është e mbushur me ujë të freskët.
4. Oazi Chebika, Tunizi
Oazi Chebika i takon grupit të oazeve të cuditshme të maleve në veri të liqeneve të mëdhenj të kripur të Tunizisë. Gjatë kohës më të madhe të vitit ajo i ekspozohet aq shumë diellit saqë dikur njihej si Qasr el-Shams, (Kështjella e Diellit).
5. Pica, Kili
I ndodhur në brendësi të shkretëtirës Atacama në Kili, qytet i bukur i Pica është formuar rreth një oaze. Mjegulla e Oqeanit Paqësor ndihmon në gjelbërim e kësaj pjese të shkretëtirë. Oazë e këndshme është e frekuentuar edhe nga flamingot kilian. Temperaturat tepër të lartë këtu bëjnë që shumë turistë të vizitojnë oazin e Pica-s.
6. Oazi Zulganai, Mongoli
Magjia e shkretëtirës Gobi nuk përfundon në Kinë, por shtrihet në fqinjin e saj, Mongoli. Oazi i bukur i Zulganai është i vendosur në jug të Mongolisë dhe ekzistenca e tij varet nga lumi i Zulganai, i cili e ka origjinën në Malin Altan, që rrjedh nëpër shkretëtirë dhe përfundon në det. Zogj të rrallë dhe shtegtarë mblidhen rreth brigjeve të Zulganai-së cdo vit.
7. Ein Gedi, Izrael
Ein Gedi është oazi më i madh përgjatë bregut perëndimor të Detit të Vdekur. Burimet këtu kanë lejuar jetesë gati të vazhdueshme të njerëzve që nga periudha Kalkolitike. Në këtë zonë jetonte fisi Judah, që dhe i bë e famshëm në kohën e Solomonit.
8. Oazi Siwa, Egjipt
Në Egjipt, pak kilometra nga qyteti i Marsa Matruh, ndodhet oazi i Siwa. Një Eden i vërtetë në shkretëtirën libiane, edhe pse i përket Egjiptit, rreth 300 kilometra nga Deti Mesdhe. Këtu me burime nëntokësore, liqene, pyje ullinjsh dhe palmash do të zbuloni bukurinë e një kulture të lashtë, në një udhëtim me shije antike mes peisazhesh të mrekullueshëm natyrore.
9. Fish Spring National Wildlife Refuge, Utah - SHBA
Kjo bukuri e natyrës ndodhet në pjesën jugore të Salt Lake në shkretëtirën e Madhe në Juab të shtetit të Utah-it. Historia e vendit është interesant dhe nuk mund t’ju ndihmojnë të imagjinoni se çfarë ka jetuar këtu më përpara. Zona mendohet se mund të jetë liqeni i lashtë i Bonnevill, i cili nuk ekziston më. Oazi kënetor tërheq veçanërisht disa zogj të llojeve të ndryshme.
10. Lugina Nubra, Indi
Gjendet përafërsisht në 3.000 metra lartësi mbi nivelin e detit. Kjo luginë ofron pamje të peizazheve të cilat mbase është e pamundur t’i gjeni në vende të tjera të botës. Lugina Nubra mund të arrihet nga qyteti i Leh në kufijt Karakoram. Të huajt kanë nevojë për një leje të brendshme për të vizituar vendin.
Më të lexuarat








