Secondary Adv

Divanet me te pershtatshme per hapesira te kufizuara

Share on Google+

 

Nëse madhësia e shtëpisë tuaj është shumë e vogël dhe hapësira nuk është e mjaftueshme për një kënd modern, ju tashmë e keni një zgjidhje! Në ditët e sotme shumë arredues sygjerojnë kolltuqe për ato zona më hapësirë të kufizuar.

 

Ka shumë arsye pse njerëzit kërkojnë të blejnë sete divanesh dhe një ndër këto për të akomoduar miqtë në një dhomë të shtëpisë. Jo për ta përmendur, por shumica nuk do të donte një divan të vogël, por për hapësirat e kufizuara një divan i vogël është një ide brilante për dhomën e ndenjes, pavarësisht nga arsyeja juaj për shtrat më shumë.

 

Divani është një element i rëndësishëm i shtëpisë. Ai duhet të jetë i rehatshëm, i përshtatshëm për ambientin, si dhe t’u përshtatet shijeve tuaja. Në qoftë se dëshironi divane moderne për hapësira të kufizuara, me ngjyra, klasike ja disa ide!


Klasikja neutrale

 

Le të fillojmë me një divan me hije neutrale, i cili të ofron nuanca klasike. Një divan ideal me një look modern, që kursen hapësirë dhe i jep shtëpisë suaj më shumë stil. Divane që karakterizohen nga linja gjeometrike dhe të skalitur me një stil të veçantë, ku mund të ndihesh shumë mirë.

 

 

Ndenjëse dhe mbështetëse për një rehati maksimale. Projektimi i divanit është bazuar te koncepti modern i divaneve të viteve 1980. 

 

Këto divane të ofrojnë një sërë mundësish, duke përfshirë një dyshek diavni të veshur me susta. Një formë katrore për tu ulur me një siluetë kompakte e bëjnë këtë pjesë të përsosur për dhomat më hapësirë të kufizuar. Plus që këto divane janë në dispozicion në një shumëllojshmëri të toneve neutrale.


Bluja si element qetësues dhe modern!


Nëse jeni duke kërkuar që të shtoni disa ngjyra në hapësirat tuaja të brendshme, pse nuk e provoni një hije qetësuese në blu? Një divan në një blu të butë është një ton i këndshëm, siguron rehati dhe komfort jo vetëm për trupin por edhe për syrin.

 

Një divan me tre vende ulëse, është një zgjedhje ideale për një hapësirë të vogël, por nga ana tjetër siguron një shtrat të mesëm për të pritur miqtë tuaj. Në ngjyrë blu ose gri, ky divan është i përsosur për një shtëpi retro-moderne.

 


Një zgjedhje mjaft e mirë janë edhe divanet dysh. Mjafton që tapiceria e divanit të jetë e mirë, e përshtatshme, me këmbë druri dhe një ngjyrë e gjallë. Nëse ngjyrat e blusë janë të preferuarat tuaja, “aquamarine” do të ishtë një zgjedhje ideale, edhe pse këto lloje divanesh janë në dispozicion në një gamë të gjërë të ngjyrave.

 


Parashikimet - “Blini cfare ju pelqen”... !


Kolltuqet gjithmonë mbushin ato hapësira që ne na duken të panevojshme. Ndodh ndonjëherë që të bleni në poltron thjesht sepse ju pëlqen, ndoshta pa pasur lidhje me setin e divaneve që keni në shtëpi. Epo nëse nuk e besoni dhe ju duket shpenzim i kotë, një ditë një kënd të dhomës ai do të duket perfekt! Nëse një pjesë e shtëpisë suaj ka ngelur pasksa e zbrasët, një divan i vogël në ngjyrë koraleje do të ishte perfekt. Nëse ju pëlqen klasikja, synoni drejt atij stili, me nje teksturë që të lë ndjesinë e dickaje të butë.


Sillni bronzin në shtëpi! Një divan i vogël modern i ndërthurur me motive tradicionale, është një vështrim luksoz, i krijuar me ndihmën e krahëve mbështetëse të rrumbullakët, ngjyrës gri dhe një baze prej bronzi. Nëse doni një divan që të mos zërë hapësirë të madhe, por që të shërbejë edhe si shtrat kur miqtë tuaj të troksin në derë, një model i tillë si në foton e mësipërme është ideal. Elegant, modern, luksoz! Mjafton që të heqësh jastëkët dhe në të mund të strehosh deri në dy persona!


Më të lexuarat