
Projekti i rradhes nga Dubai, nje qytet ekologjik ne mes te shkretetires
A e keni menduar se cili do të jetë qyteti i së ardhmes? Nëse jo, po ju themi se është menduar për një qytet ekologjik në mes të shkretëtirës. Kjo është ambicia e një projekti në Dubai, i cili do të bazohet tek riciklimi, energjia e rinovueshme diellore, gjeotermia dhe mbledhja e ujërave të shiut. Do të ketë hotele, dyqane, apartamente, amfiteatër, restorante panoramike, kopshte në qendër e madje edhe një fermë.
Dubai ka prezantuar planet e tij për të ndërtuar një qytet të mundësuar tërësisht nga energjia diellore si pjesë e projektit ambicioz për një “Qytet të Qëndrueshëm” (TSC). Qëllimi është që në gjysmën e parë të vitit 2017, hoteli Indigo me 170 dhoma si pjesë e këtij projekti, të jetë pjesë e komunitetit të parë të këtij lloji në rajon dhe do të përmbushë 100 për qind nevojat energjetike nga energjia diellore.
Të gjitha ujërat e zeza të prodhuara nga hoteli do të riciklohen, dhe të gjitha mbeturinat do të ndahen sipas materialit dhe më pas, edhe këto do të riciklohen. Në vend të barit, që kërkon shumë ujë dhe trajtim për jetëgjatësinë e tij, bimët vendase do të përdoret për të siguruar gjelbërim. Ndërsa një autobuz me energji diellore do të përdoret si transport lokal për të klientët e hotelit, duke siguruar se ata të jenë të mirë-lidhur me qendrën e qytetit.
Pascal Gauvin, zyrtari më i lartë operativ i Intercontinental Hotel Group (IHG) për Indinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka thënë se : “Qyteti i qëndrueshëm në Dubai do të na vendosë larg – pasi do të jetë një hotel me të vërtetë unik, i përsosur për klientët që janë në kërkim të një aventurë të re emocionuese.”
Kompania Diamond Developers do ta ndërtojë dhe Baharash Arkitekturë është firma projektuese.
Projekti do të realizohet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 46 hektaresh dhe do të përfshijë banesa, apartamente, një shkollë të gjelbër, një qendër komuniteti, një qendër kuajsh, parqe energjitike, makina me energji diellore dhe një fermë organike e cila do të ofrojë të gjitha perimet e nevojshme komunitetit, si dhe atraksionet turistike të tilla si një Planetarium dhe një Amfiteatr me bar, për ngjarje të rëndësishme.
TSC pritet të përmbushë standardet më të larta mjedisore, shoqërore dhe komerciale duke miratuar një qasje të qëndrueshme në përpjekjet e Dubait për t'u bërë lider rajonal në eko-turizm dhe në mbrojtjen globale të mjedisit. IHG aktualisht operon në 18 hotele në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe rreth 10 hotele do të hapen hapur në tre deri pesë vitet e ardhshme.
Per me shume informacion
https://diamond-developers.ae/wp-content/themes/diamond/pdf/ebrochure.pdf
Më të lexuarat








