
13 pallatet me madheshtore te krereve te shteteve ne bote
Rezidencat zyrtare aktive mbretërore janë disa nga pikat më unike turistike në botë. Më poshtë ju prezantojmë pallatet më të veçantë, që spikasin qoftë si shtëpi mbretërore, ashtu edhe si mrekulli arkitekturore në të cilat jetojnë dhe punojnë kreret e shteteve në botë.
13. Pallati i Mbretëror i Stokholmit në Suedi
I përfunduar në vitin 1760, Pallati i Stokholmit, është një rezidencë zyrtare dhe pallat i madh mbretëror i Monarkut suedez. Me më shumë se 1.400 dhoma, ky pallat është një nga rezidencat më të mëdha zyrtare në botë.
12.Pallati Mbretëror i Amsterdamit në Holandë
Pallati Mbretëror i Amsterdamit është ndërtuar në vitin 1665 dhe fillimisht ishte menduar të jetë një sallë qyteti, por më vonë ai u shndërrua një pallat mbretëror. Pallat është i vendosur në anën perëndimore të Sheshit Dam, në zemër të Amsterdamit, dhe çdo vit vizitohet nga mijëra turistë nga e gjithë bota.
11.Pallati Mbretëror i Madridit në Spanjë
Pallati Mbretëror i Madridit është rezidencë zyrtare e Familjes Mbretërore Spanjolle që përdoret vetëm për ceremoni shtetërore që nga koha kur Mbreti Felipe VI dhe Familja Mbretërore banojnë në Palacio de la Zarzuela. I gjithe pallati ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 135 mijë metra katrorë, dhe konsiderohet të jetë më i madhi në Evropë për nga sipërfaqja.
10.Casa Rosada në Argjentinë
Casa Rosada është rezidencë ekzekutive dhe zyrë e Presidentit të Argjentinës. Në këtë godinë gjendet edhe një muze që përmban objekte dhe sende të ish-presidentëve të Argjentinës. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1898, dhe është një nga vendet më të vizituara në Buenos Aires.
9.Kështjella e Pragës në Republikën Çeke
Duke qenë rezidencë zyrtare, zyrë e Presidentit të Çekisë dhe një vend ku mbahen dhe ruhen xhevahirët e Kurorës Çeke, kjo kështjellë është simboli më i rëndësishëm i Pragës. Kështjella është ndërtuar në shekullin e 9-të, dhe ka qenë seli e pushtetit të mbretërve çek, perandorëve të Perdandorisë së Shenjtë Romake dhe kryetarëve të Çekosllovakisë dhe Republikës Çeke, pas ndarjes së këtij vendi në vitin 1993. Kjo është kështjella më e madhe dhe më e lashta në botë.
8. Pallati Presidencial në Lituani
Ky pallat ndodhet në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë dhe është zyrë dhe rezidencë zyrtare e Presidentit. Ndërtimi i këtij pallati filloi që në shekullin e 14-të, dhe përfundoi plotësisht në pjesën e parë të shekullit të 19-të. Që nga ajo kohë pallati presidencial është rindërtuar shumë herë. Në vitin 1997, ndërtesa u bë zyrë dhe rezidencë zyrtare e Presidentit të Lituanisë.
7. Pallati Elize në Francë
Që nga viti 1848, Pallati Elize është rezidencë zyrtare e Presidentit të Republikës së Francës dhe një nga simbolet më të rëndësishme kombëtare të këtij vendi. Pallati Elize është i hapur për vizitorët vetëm një herë në vit gjatë shtatorit, me rastin e Ditëve të Trashëgimisë Europiane.
6.Pallati Mbretëror në Britaninë e Madhe
I vendosur në Westminster, në zonën e brendshme të Londrës, pallati Mbretëror apo pallati Buckingham është vendi kryesor i punës së monarkisë së Mbretërisë së Bashkuar. I njohur edhe si Shtëpia Buckingham. Ky pallat u bë rezidenca kryesore mbretërore në vitin 1837, me ardhjen në fron të Mbretëreshës Viktoria, e cila ishte monarkja e parë që ka banuar në këtë pallat, me më shumë se 775 dhoma.
5. Rashtrapati Bhavan në Indi
I ndodhur në Nju Delhi, të Indisë, Rashtrapati Bhavan është rezidenca zyrtare e Presidentit të Indisë. Presidenti i këtij vendi jeton në rezidencën kryesore me 340 dhoma, por kompleksi përfshin edhe kopshte të mëdha presidenciale (Kopshtet Mughal), hapësirat të mëdha të hapura, objekte banimi për truprojat dhe stafin mbështetës, stalla, zyra dhe objekte të tjera për shërbime brenda mureve rrethues. Kjo është rezidenca e dytë më e madhe në botë e një kreu të shtetit, pas Pallatit Quirinal në Romë. Rashtrapati Bhavan dhe Kopshtet Mughal janë të hapura për vizitorët cdo të premte, të shtunë dhe të dielë.
4. Pallati Mbretëror në Bruksel të Belgjikës
Ky pallat në qendër të kryeqytetit të Belgjikës është pallati zyrtar i Mbretit dhe Mbretëreshës së Belgëve. Megjithatë, aktualisht ai nuk përdoret si rezidencë e Familjes Mbretërore, duke qënë se familja mbretërore jetojnë në pallatin e Laekenit, në periferi të Brukselit. Sidoqoftë, kjo ndërtesë madhështore, ndërtimi i së cilës ka zgjatur më shumë se 150 vjet, renditet në mesin e vendeve kryesore turistike në Bruksel dhe mund të vizitohet falas çdo verë nga 22 korriku deri më 7 shtator.
3. Palacio da Alvorada, Brazil
I ndërtuar ndërmjet viteve 1957 dhe 1958, rezidenca zyrtare e Presidentit të Brazilit, Palacio da Alvorad (pallati agimit) është një nga rezidencat më të reja dhe më moderne të krerëve të shteteve në botë. Emri i këtij pallati rrjedh nga thënia e ish-presidentit Brazilian, Juscelino Kubitschek, të cilën ai e përdorte shumë shpesh se “Brazilia është agimi i një epoke të re në historinë e Brazilit”. I projektuar në stilin modernist nga Oscar Niemeyer, ky pallat që zë një sipërfaqe të përgjitshme prej rreth 7300 metra katrorë. Ndërtesa është një atraksion i popullarizuar turistik dhe njëherësh konsiderohet si pjesë e Trashëgimisë Historike Kombëtare të Brazilit.
2. Pallati Mbretëror në Norvegji
I ndodhur në Asker, në perëndim të Oslos, ky pallat është një rezidencë zyrtare e monarkut norvegjez. I dizajnuar në stilin neo-klasik nga arkitekti norvegjez me prejardhje daneze, Hans Linstoë, në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, pallati me 173 dhoma, aktualisht është shtëpi e Mbretit Harald V dhe mbretëreshës, Sonja.
1. Pallati Qeveritar në Peru
I njohur edhe si Shtëpia e Pizarros, Pallati Qeveritar ishte pjesë e selisë qëndrore të qeverisë së Perusë dhe aktualisht shërben si rezidencë zyrtare dhe zyrë e Presidentit. Pallati Qeveritar është ndërtuar nga pushtuesi spanjoll Francisco Pizarro në gjysmën e parë të shekullit të 16-të mbi një varrezë të madhe indiane. Kjo rezidencë është rindërtuar shumë herë, ndërsa ndërtesa ekzistuese është bërë në vitin 1930.
Më të lexuarat








