Secondary Adv

Ordu-Giresun do te jete aeroporti i parë i ndertuar ne det ne Evrope

Share on Google+

 

Turqia do të përurojë sot aeroportin “Ordu-Giresun”, i pari i ndërtuar mbi det.  Aeroporti i Ordu-Giresun është i pari i ndërtuar në det në provincën veriore të Ordu.

 

Për ndërtimin e këtij aeroporti janë përdorur rreth 35 milion ton shkëmbinj për të mbushur në një zonë rreth 1.8 milion metër katrorë në det.


Për të parandaluar valët e “egra”të detit është përdorur një teknlologjie e lartë (State-of-the-art technology). Ndërsa për të larguar ujin nga pista është përdorurr një lloj materiali i vecantë i quajtur “stone mastic asphalt”, lloj asfalti me gurë mastikë.Ndërtimi i ishullit artificial ka kushtuar në total 360 milionë lira turke ( ose 132.6 milion dollarë ), dhe punimet për ndërtimin e tij kanë filluar që në korrik të 2011. Ndërkohë që fluturimet e para nga ky aeroport priten të fillojnë në 26 maj.

 

 


Sakaq, me fillimin e operimit edhe të atij “Hakkari Yuksekova”, në lindje të Turqisë, numri i aeroporteve turke do të shkojë në 55. Nga ana tjetër, kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroporteve lokale në zonat turistike Demre, Kash dhe Finike, në perëndim të Provincës Antalia. Tashmë në shumicën e qyteteve turke mund të shkohet edhe nëpërmjet linjave ajrore. Numri i pasagjerëve të linjave ajrore është rritur në 166,2 milionë në vitin 2014, nga 34 milionë, që ishte në vitin 2002.

 


Kurse aeroportet turke me numrin më të lartë të pasagjerëve janë respektivisht ata “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen” të Stambollit, aeroporti i Antalias, “Esenboga” i Ankarasë, “Adnan Menderes” i Izmirit dhe aeroporti i Adanasë. Në vitin 2002, fluturimet e brendshme turke realizoheshin nga 2 qendra në drejtim të 25 pikëmbërritjeve; ndërsa sot ato kryhen nga 6 operatorë të linjave ajrore dhe 7 qendra në drejtim të 53 destinacioneve.


Më të lexuarat