Secondary Adv

Zbulohet rasti me i shpejte i riinfektimit

Share on Google+

Një pacient me koronavirus në SHBA është ri-infektuar brenda 48 ditësh, duke sugjeruar që imuniteti nuk mund të zgjasë shumë.

 

Rasti është i pari në SHBA dhe i pesti ri-infektim i konfirmuar në të gjithë botën. Pacienti, 25 vjeç, jeton në Washoe County, Nevada, dhe ishte infektuar me dy variante të dallueshme SARS-CoV-2 brenda 48 ditësh, ndërsa ishte testuar negativ ndërmjet infeksioneve.

Infeksioni i tij i dytë ishte më i rëndë, me simptoma duke përfshirë ethe, dhimbje koke, marrje mendsh, kollë, të përziera dhe diarre, duke rezultuar në shtrim në spital. Fatmirësisht, pacienti tani ka dalë nga spitali.

Ka ende shumë të panjohura në lidhje me infeksionet SARS-CoV-2 dhe reagimin e sistemit imunitar, por gjetjet tona sinjalizojnë se një infeksion i mëparshëm SARS-CoV-2 nuk mund të mbrojë domosdoshmërisht kundër infeksionit në të ardhmen, u shprehën studiuesit.

E rëndësishme është të theksohet se ky është një zbulim i veçantë dhe nuk siguron përgjithësimin e këtij fenomeni. Ndërsa nevojiten më shumë kërkime, mundësia e ri-infektimeve mund të ketë implikime të rëndësishme për kuptimin tonë të imunitetit COVID-19, veçanërisht në mungesë të një vaksine efektive.

Ky është rasti i pestë i konfirmuar i ri-infektimit në të gjithë botën, me raste të tjera të konfirmuara në Belgjikë, Hollandë, Hong Kong dhe Ekuador. Sidoqoftë, vetëm rasti në Ekuador shfaqi një reagim më të ashpër në infeksionin e dytë.


Më të lexuarat