Secondary Adv

Pllakat e duhura per dyshemene e shtepise

Share on Google+


Shtëpia është pjesa më e rëndësishëme në jëtën e gjithsecilit. Ndaj të gjithë mundohen që kur të bëjnë një investim ta bëjnë njëhërë e mirë, për ta pasur për një kohë më të gjatë.

 

Një element i rëndësishëm në shtëpi janë pllakat, pasi kushtojnë dhe cdo gjë që vjen pas saj duhet të jetë në një stil, për të mos dalë nga tema kryesore, personaliteti që doni ti jepni shtëpisë.

 


Pjesa më e vështirë e pllakave është për të zgjedhur ngjyrën, llojin dhe modelin. Kjo është një agoni e përbashkët e shumicës prej nesh. Më poshtë ju tregojmë se cilat janë disa nga këshillat që duhet ti keni parasysh para se të bëni një investim në shtëpinë tuaj.


Përmasat e pllakave.

 

Pllaka janë në dispozicion në një bollëk të madhësive. Disa nga madhësitë më të përhapura për dysheme përfshijnë parametrat 300x600 mm, 600x600 mm, 610x610 mm dhe 800x800 mm, ndërsa pllakat e muri vijnë zakonisht në madhësi të 250x350mm, 300x450 mm dhe 300x600 mm.

 

 

Sipas ekspertëve, pllakat e mëdha të japin iluzionin e një hapësire, por për rezultat më të mirë, do ishte që të zgjidhnit pllaka në përputhje me madhësinë e dhomës. Në qoftë se dhoma është e vogël, dhe ju përdorni pllaka të mëdha për në dysheme, atëherë dhoma do të duket edhe më e vogël. Për një dhomë të tillë, duhet të shikoni për pllaka të mesme në format si 250x350 mm.


Pllaka me imitime nga guri dhe druri.

 

Trendi i fundit për dizajnin e brendshëm për shtëpi është që të përdorin pllaka që kanë aspekte të ndryshme të natyrës të tilla si druri dhe guri. Sipas ekspertëve, ka një arsye shumë të mirë pse njerëzit preferojnë pllaka me imitime në vend të materialit origjinal. Kjo për shkak se pllaka janë të lehta për tu ruajtur dhe druri dhe guri nuk janë të lehta për tu gjetur. Së pari, nuk ka shumë lloje të gurit natyror që janë në dispozicion në treg, kurse imitime të pllakave prej druri dhe guri ka të paktën 50 lloje për të zgjedhur.

 


Gjithashtu, në qoftë se një pllakë guri prishet, nuk është e lehtë për të zëvendësuar atë, ndërsa një pllakë të zakonshme mund ta gjesh lehtësisht. Së fundi, ju nuk do mund ti eleminonit njollat nga pllakat natyrore shumë lehtë. Një dysheme druri nuk toleron ngrohjen, gërvishtet lehtë dhe gjithashtu zbehet kur është e ekspozuar ndaj diellit, gjithashtu pllakat natyrore janë më të shtrenjta.

 


Nëse jeni duke kërkuar për diçka të ndryshme, ekspertët këshillojnë varietete të reja të pllakave që imitojnë pamjen e bririt të kafshëve, pllaka Swarovski dhe pllaka 3D. Prirja e brendshme e tanishme është që të ketë parket druri në dhomat e gjumit dhe pllaka graniti në sallone. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se para se të zgjidhni pllakat për shtëpinë tuaj, mbani parasysh disa aspekte në mendje. Analizimi i funksionalitetit të çdo dhome, pastaj blini pllaka në bazë të karakteristikave të tyre.


Pllaka për jashtë.

Veranda, holli, ballkoni, pishina dhe oborri apo për zona të tjera të tilla, ekspertët rekomandojnë pllaka me elementë natyrore guri. Këto janë në dispozicion në forma të shumta, madhësi dhe ngjyra. Gjithashtu, sigurohuni që pllakat të jenë antikohë dhe kundra lagështisë, pasi janë në përgjithësi në zonat me lagështi të madhe. 


Pllaka për kuzhinën.

Më shumë se estetike, është e rëndësishme që pllakat në kuzhinë të qëndrojnë të pastëra dhe të thata. Shkioni për një pamje të pastër dhe mos zgjidhni pllaka me xham në këtë pjesë. Për muret, ju mund të zgjidhni pllaka qeramike ose porcelani jo-poroze që nuk thithin njollat. Kjo do të bëjë që kuzhina juaj ti qëndrojë larg erërave të pakëndshme.
 

Për dhomën e gjumit.

 

Dhomat e gjumit janë zonat ku ju doni të relaksoheni, dhe ato zakonisht nuk përdoren shumë gjatë ditës. Ekspertët këshillojnë që ju mund të përdorni ngjyra dhe pllaka që janë të ndritshme, por që e bëjnë dhomën e gjumit të duket e ngrohtë. Si përfundim pllakat prej druri dhe guri janë të sygjerueshme.


Më të lexuarat