Secondary Adv

Guri vullkanik, materiali i se ardhmes ne ndertim

Share on Google+

 

Një grup shkencëtarësh polake kanë përdorur gurët vullkanike për të krijuar një material shumë rezistent dhe izolues që ata thonë se shumë shpejt do të zëvendësojë materialet tradicionale të ndërtesave dhe do të jetë më i lirë gjithashtu.

 


Kërkuesit në Universitetin e Teknologjisë të Krakow kanë zhvilluar gurin artificial nga shtufi vullkanik, që në thelb është i përbërë nga hi i konsoliduar. Ata e miksojnë shtufin me komponentë të tjerë si solucione alkaline dhe qelq. Skuadra thotë se materiali rezultues, i njohur si një geopolymer inorganik, është pothuajse aq i fortë sa graniti, një tjetër gur vullkanik.Profesor Janusz Mikula, i cili drejtoi edhe kërkimin, thotë se aftësia e materialit për të duruar nxehtësinë është ajo që e bën të ndryshëm nga geopolymerët e gjindshëm për momentin.

 


“Imagjinoni një zjarr në shtëpinë tuaj. Temperaturat rriten deri në 800 ose 900 gradë Celcius. Nën kushte normale, materialet e ndërtesave tradicionale dhe madje edhe polymerët fillojnë të humbin fortësinë. Materialet e ndërtesave tradicionale fillojnë të disintegrohen, të cahen. Në kontrast, polymerët tona nuk do të cahen ose të shpërndahen, por në të kundërt fuqia e tyre do të rritet, thotë Mikula .

 


Shkencëtarët thonë se këto karakteristika të veçanta mund ta bëjnë ate një material ideal ndërtimi, por mund të ketë gjithashtu përdorime të tjera. Mundet, për shembull, të zëvendësojë shkumën e polystyrenes të përdorur për izolime. Geopolymeri gjithashtu ka një strukture poroze të pazakontë, duke e lejuar atë të marrë frymë: ai thith ujë, duke rregulluar kështu lagështinë dhe madje edhe duke thithur aromat.
Kjo mund ta bëjë një mbulues të përshtatshëm për metalet, për të parandaluar kalbjen. Kërkuesit thonë se materiali i ri mundet madje të përdoret edhe në aeronautike, për shembull për të mbuluar elementet e një anije hapësinore.


Më të lexuarat