
10 markat me te vlefshme ne bote
Apple këtë vit ka kaluar Google duke u bërë marka më e vlefshme në botë, sipas renditjes vjetore të bërë nga Millward Brown dhe ”Brand Z". Markat e teknologjisë dominonjë 10-tëshen e këtij viti, por ka edhe hyrje surprizë. Studimi i Millward Brown përdor pikëpamjet e rreth 2 milionë konsumatorëve potencial dhe aktual të një markë, së bashku me të dhënat financiare.
10. Marlboro
Vlera e markës: 80 miliard dollarë
Ndryshimi në përqindje nga viti i kaluar: + 19%
Renditja e vitit të kaluar: 13
Hyrja e papritur në 10 markat me të larta, bëri që vlera e Marlboro të rritet me 3 pozione që nga viti i kaluar. Malboro zotëron 43,8% të tregut amerikan të cigareve po ashtu edhe jashtë SHBA. Sipas Forbes, Marlboro është kompania më e madhe e cigareve në botë. Millward Brown thotë se rritja në vlerën e markës është kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve, të cilat janë rritur rreth 26% nga viti i kaluar.
9. McDonalds
Vlera e markës: 81 miliardë dollarë
Ndryshimi i përqindjes nga viti i kaluar: -5%
Renditja e vitit të kaluar: 5
Çfarë ndodhi: Ishte një vit testimi për McDonalds, e cila kishte për të luftuar shqetësimet e konsumatorëve rreth përbërësve të tij, zinxhirët e furnizimit, dhe përgjegjësinë mjedisore. Rënia e këtë vit vijoi me një rënie prej 5% në vlerë sesa një vit më parë.
8. Coca-Cola
Vlera e markës: 84 miliardë dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 4%
Renditja e vitit të kaluar: 6
Çfarë ndodhi: Millward Brown e renditi Coca-Cola në vendin e 8, krahasuar me një vit më parë. Marka ka pasur sukses të veçantë me fushatën e saj "Share a Coke" në mbarë botën.
7. Verizon
Vlera e markës: 86 miliard dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 36%
Renditja e vitit të kaluar: 11
Çfarë ndodhi: Raporti u shkrua përpara shpalljes së madhe që Verizon këtë muaj u ble nga AOL për 4.4 miliard dollarë. Në shkurt, kompania përfundoi blerjen për 130 milardë dollarë nga bartësit e Vodafone UK, për të marrë kontrollin e plotë të Verizon Wireless. Kjo marrëveshje rriti së tepërmi çmimin e saj.
6. AT & T
Vlera e markës: 89 miliard dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 15%
Renditja e vitit të kaluar: 8
Çfarë ndodhi: Vitin e kaluar AT & T bleu Cricket për t'i shërbyer klientëve me çmime të ndërgjegjshme dhe me norma të lira, të para-paguar dhe pa kontratë të kushtueshme. Kompania gjithashtu ka bërë partneritet me Uber për të riinstaluar aplikacione për shërbimet e AT & T në të gjitha telefonat android. AT & T njoftoi gjithashtu se ka plane për të lidhur shërbimin e saj në shtëpi.
5. Visa
Vlera e markës: 92 miliard dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 16%
Renditja e vitit të kaluar: 7
Çfarë ndodhi: Vitin e kaluar Visa realizoi një partneritet me Apple për të lejuar iPhone 6 dhe pronarët e iPads për të bërë blerje nëpërmjet pajisjeve të tyre. Në vitin 2014, Visa rriti të ardhurat me 7.8% në 12.7 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat neto u rritën me 9.2% deri 5.4 miliard dollarë.
4. IBM
Vlera e markës: 94 milion dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: -13%
Renditja e vitit të kaluar: 3
Çfarë ndodhi: Fitimet e IBM-së ishin të prera vitin e kaluar, pasi kompania bëri investime të mëdha fushën analitike, celularë, në atë sociale dhe të sigurisë. Ajo gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me Apple për të zhvilluar aplikacione biznesi për pajisjet e popullarizuara të kompanisë.
3. Microsoft
Vlera e markës: 115 dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 28%
Renditja e vitit të kaluar: 4
Çfarë ndodhi: Millward Brown thotë se Microsoft luajti me fatin e saj në tri gjëra: “Një ndryshim në fokus, një filozofi më bashkëpunuese me korpoorata të tjera, dhe një atmosferë optimizmi me një CEO të ri.
2. Google
Vlera e markës: 174 dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 9%
Renditja e vitit të kaluar: 1
Çfarë ndodhi: Google ra në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, kryesisht për shkak të investimeve dhe të ardhurave të ngadalësuara, të cilat ishin pjesërisht për shkak të forcimit të dollarit, po kjo nuk do të thonë se nuk ishte një vit i mirë për Google. Kompania ka qenë e pozicionuar veten për të ardhmen me iniciativa, duke përfshirë software B2B, Google Fiber, duke zhvilluar një makinë driverless, nisjen e një rrjeti WiFi, dhe synimin e vendosur për Google Glass.
1. Apple
Vlera e markës: 247 milard dollarë
Ndryshimi i përqindjes që nga viti i kaluar: + 67%
Renditja e vitit të kaluar: 2
Çfarë ndodhi: CEO i Millward Brown, Travyn Rhall shkruan në raport se Apple “praktikisht shkroi në librin e saj për të qenë më kuptimplotë, e ndryshme, dhe e spikatur”. Ky vit me fillimin e iPhone 6, shitjet cuan në një fitim prej 18 miliard të ardhura neto në tremujorin e parë, fitimi më i madh i regjistruar ndonjëherë për një kompani publike. Dhjetë vjet më parë Apple nuk bënte pjesë as në top 10, por këtë vit vlera e saj si markë ka arritur aq larg sa ka marrë vendin e parë, duke tejkaluar edhe vetë Google.
Më të lexuarat








