
14 lloje te cuditshme turizmi qe duhet ti provoni nje here ne jete
Shqipëria është një nga vendet që ofron të gjitha llojet e turizmit nga ai malor, deri tek ai bregdetar por pa lënë mënjanë edhe turizmin kulturor dhe atë natyror. Por ende ka mbetur disa lloje turizmi të pazbuluara apo ndoshta edhe të cuditshme që anembanë botës aplikohen në cdo kohë.
14.Turizmi i Krishtere (fetar)
Turizmi i krishterë është një nga nënkategoritë e turizmit fetar, i cila është i përshtatur ekskluzivisht ndaj të krishterëve. Destinacionet më popullore turistike të krishterëta janë: Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan dhe në Jeruzalem.
13. Turizmi i biznesit
Secili prej nesh ka parë në filma të shumtë: biznesmenë të cilët kalojnë shumicën e kohës me një celular në veshin e tyre ose duke pirë kokteje pranë pishinës, dhe në frontin tyre kanë një laptop.
12.Turizmi rural
Turizmin rural mund ta përkufizojme si përvojën e nje vendi e cili përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh që zhvillohen në zonat bujqësore dhe ato jo-urbane. Turizmi rural nuk është vetëm turizmi i fermave. Ai përfshin festat e fermave, përfshin pushime te interesit të veçantë, te natyrës dhe ekoturizmit, ecje, ngjitje dhe alpinizem, aventurë, sport dhe turizëm shëndetësor, gjueti dhe peshkim, udhëtime arsimore, artet dhe trashëgimitë e turizmit, dhe në disa zona, turizem etnik. Një formë e madhe e turizmit është agroturizmi, i cili i referohet vizites se një fermë pune, apo një operacioni bujqësor, kopshtarise ose agrobiznesit me qëllim të gëzimit, arsimimit, apo përfshirjes aktive në aktivitetet e fermave. Turizmi rural sot është edhe revolucion i bizneseve dhe nxit zhvillimin ekonomik në të gjithë globin.
11. Turizmi i pijeve alkoolike
Ky lloj i turizmi është i njohur edhe si “udhëtimi për një pije alkoolike”. Kjo është një tog fjalësh për udhëtarët britanike dhe shumë turistët e tjerë që nisën të praktikonin këtë lloj turizmi në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990. Krocierja përshkruante linjën nga Britania e Madhe në Francë apo Belgjikë me qëllim që të përfitonin nga çmimet e ulëta të alkoolit dhe duhanit.
10. Enotourism
Enotourism është lloji më klasik i turizmit që përfshin gjithçka në lidhje me origjinën dhe artin e verës dhe jo vetëm mbi konsumomin e saj. Enoturizmi zakonisht përfshin vizita në kantinat e verës, provë vere, vreshtarinë, apo edhe të vjelat.
9. Turizmi i futbollit
Sot, turizmi i futbollit është një nga llojet më fitimprurëse të turizmit dhe përfshin individët të cilët udhëtojnë nëpër qytete dhe vende të ndryshme për të vizituar muzeumet dhe trofetë e ekipeve të tyre të preferuar, ose të shikojnë ndeshjet ndërkombëtare me pjesëmarrjen e ekipeve të tyre të preferuar të futbollit.
8. Turizmi i kulinarisë
Ka shumë njerëz që e vizitojnë një qytet apo një vend vetëm për ushqimin dhe çdo gjë që ka lidhje me të ngrënit. Për më tepër, në kulinari të ngrënie jashtë çdo natë është ekuivalente me të bërit festa të cmendura cdo ditë.
7. Turizmi “Stag party”
Nëse nuk e keni dëgjuar më parë këtë term, ky lloj turizmi zakonisht i referohet meshkujve të cilët duan të festojnë natën e fundit të beqarisë përpara se të martohen. Ky lloj turizmi zakonisht praktikohet në Kanada, Angli, Irlandë dhe Zelandë të re.
6.Turizmi hapësinor
Turizmi hapësinor është udhëtimi në hapësirë për të kaluar kohën e lirë ose për biznes. Vetëm njerëzit e pasur mund të përballojë këtë lloj turizmi. Kjo nuk është aspak një formë turizmi e përshtatshme për njerëzit e varfër apo klaustrofobikët.
5.Turizmi i fatkeqësive natyrore
Ky lloj turizmi u bë shumë popullor, pas 29 gushtit të 2005-ës, kur uragani Katrina goditi New Orleans. Disa nga vendasit gjetën një mënyrë për të fituar para prej katastrofave që goditën SHBA-në. Grupë të vecanta u organizuar për të udhëhequr turistët më autobuzë nëpër lagjet që ishin të dëmtuara rëndë apo edhe të shkatërruara tërësisht nga katastrofa.
4. Turizmi i lindjeve
Mund t’ju duket e pabesueshme por ka një lloj turizmi të quajtur “turizmi i lindjeve”, ku nënat udhëtojnë nga një vend në tjetrin, në mënyrë që të lindin atje, duke bërë të mundur që i porsalinduri i tyre të bëhet qytetar i atij kombi.
3. Turizmi i gjelber (kopshteve)
Turizmi i gjelber është një lloj turizmit që përfshin vizita në kopshtet botanike në vende të botës që janë të rëndësishme në historinë e kopshtarisë. Mbi 2 milionë njerëz vizituan Alhambra dhe Taj Mahal në vitin 2000, shifër kjo e cila është konsideruar si një rekord për këtë lloj të turizmit në shkallë globale.
2. Benefit tourism (Turizmi i përfitimeve)
Ky lloj turizmi filloi në vitet 1990 dhe u përdor për rrezikun e parashikuar nga shumë qytetarë, vende të varfëra që u është dhënë anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2004. Shumë qytetarë nga këto shtete shkonin në vende më të pasura anëtare të tilla si Danimarka, Franca dhe Suedia në mënyrë që të përfitonin nga sistemet e tyre të mirëqenies sociale.
1.Turizmi virtual
Turizmi virtual është një simulim i vendeve ekzistuese në anën tjetër të botës, i përbërë nga sekuenca videosh ose imazhe. Turizmi virtual na lejon për të vizituar vendet dhe të shohim gjërat, të cilat ne nuk mund t’i përjetojnë ndryshe.
Më të lexuarat








