Secondary Adv

Vaksina e Moderna siguron te pakten 1 vit mbrojtje

Share on Google+

Kompania e bioteknologjisë Moderna beson se vaksina e saj mund të mbrojë njerëzit kundër Covid-19 për të paktën një vit.

 

Kompania farmaceutike amerikane, Moderna, tha të hënën se imuniteti që ofron vaksina e saj kundër COVID-19 zgjat të paktën një vit. Pritshmëria jonë është që efekti i vaksinimi t të zgjasë të paktën një vit, i tha zyrtari kryesor mjekësor i Moderna, Tal Zaks.

Vaksinat e koronavirusit të Moderna dhe Pfizer/BioNTech kanë fituar autorizimin e përdorimit urgjent nga FDA. Zaks tha se kompania do të duhet të provojë njerëzit për të parë nëse shtimi i një doze të tretë, një rritje, mund të zgjerojë mbrojtjen. Aktualisht, vaksina bëhet në formën e dy dozave me një muaj larg.

Meqenëse të dyja vaksinat u zhvilluan vetëm gjatë vitit të kaluar, askush nuk e di se për sa kohë do të sigurojnë mbrojtje për njerëzit. Zyrtarët e kësaj kompanie shfaqën besim se teknologjia “mRNA”, e cila është përdorur për prodhimin e vaksinës kundër Covid, përshtatet mirë për krijimin e një vaksine kundër variantit të ri të koronavirusit.

Kompania tha se pret të shpërndajë nga 600 milionë deri në 1 miliard doza të vaksinës gjatë këtij viti, ndërsa pret të bëjë shitje prej 11.7 miliardë dollarësh, duke u mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara me qeveritë e shteteve. “Ekipi ndihet shumë rehat me ecurinë që kemi tani.

Jemi në rrugë që të shpërndajmë së paku 600 milionë doza”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, SDtephane Bancel. Në dhjetor, kompania tha se do të kryejë testime për ta konfirmuar efektin e vaksinës së saj kundër cilitdo variant të virusit.


Më të lexuarat