×
Secondary Adv

Smartphonet me te lire qe mund te blini ne treg!

Share on Google+

 

Ju nuk keni pse të shpenzoni shumë para për të blerë një telefon të ri. Ka shumë opsione për njerëzit që duan të blejnë një smartphone te ri duke filluar nga Apple e deri tek ato që cilësohen të nivelit të dytë si Motorola, Amazon etj. Ja cilet janë disa nga smartphone-t më të mirë per nje buxhet te vogel.


Motorola Moto G është një nga telefonat më të lirë dhe të mirë që ju mund të blini.

 

Motorola Moto G është aktualisht një nga telefonat më të mirë inteligjentë që kushton më pak se 179 dollarë.  Moto G përmban një ekran 4.5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë. Veçori të tjera janë: kamera të pasme 8 megapikselë, kamera ballore 2 megapikselë, procesorin Snapdragon 400 me katër bërthama, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Edhe në listën e Amazon për telefonat pa kontratë, për 6 shtete, Moto G është në vendin e parë në katër prej tyre, ndërsa shtetet e listuara janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca, dhe Gjermania. Moto G është telefoni i dytë më i shitur në SHBA dhe Itali, vende në të cilat dy modelet e Samsung (S3 Mini dhe S III Neo) janë më të shitur sesa telefoni i Motorola-së. India, Brazili, Meksika dhe disa tregje të tjera, janë vende ku Moto G është po aq i famshëm dhe i suksesshëm.


Nëse nuk ju pëlqen Moto G, provoni të bleni Moto E.


Moto E ka një procesor sistematik Qualcomm Snapdragon 400, ekran qHD prej 4.5-inç dhe 1 gigabajt RAM memorie. Përveç kësaj, kjo pajisje gjithashtu do të posedojë Android 5,0 Lollipop OS. Ky smartphonë ka hapësirë altoparlanti të integruar në pjesën e poshtme të ekranit. Ky telefon kushton vetëm 150 dollarë.


Amazon Fire vjen me disa aplikacione argëtuese dhe është mjaft i lirë.


Ju tani mund të bleni Amazon Fire Phone për vetëm 179,99 dollarë së bashku me një kontratë dy-vjeçare. Telefoni inteligjent Amazon Fire Phone ka ekran 4.7 inç HD, me mbrojtësen Gorilla Glass 3. Ky telefon vjen me një procesor me katër bërthama me qark 2.2GHz, me kartën grafike Adreno 330 GPU, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ai ka gjithashtu një kamera të pasme 13 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve, si dhe dy altoparlantë me Dolby Digital.Fire Phone mbështetet edhe nga ndërfaqja e personalizuar në Android, e cila quhet Fire OS. Një veçori e re e softuerit, e quajtur Firefly, do të jetë gjithashtu e pranishme në këtë telefon inteligjent. Veçoria Firefly mund të identifikojë gjithçka që nga numrat e telefonit, titulli i një filmi apo libri, të gjitha nëpërmjet kamerës së telefonit. Firefly ju lejon të bëni edhe blerje tek Amazon. Ajo mund t’ju lidhë gjithashtu me faqet e Ëikipedia-së. Telefoni ofron filma, këngë, aplikacione, lojëra për të gjithë. Ky telefon nuk do të ketë vetëm shërbimin muzikor Amazon Prime Music , po edhe rivalët e saj, si Pandora, Spotify, dhe iHeartRadio. Telefoni gjithashtu do të ofrojë mbështetje tek HBO Go, ESPN, Hulu Plus dhe Netflix.


OnePlus One është një ndër telefonat Android më të mirë që ju mund të bleni, me një cmim vërtet të lirë.

 

Ky telefon inteligjent ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1080×1920, përmasat 152.9 x 75.9 x 8.9 mm, dhe peshon 162 gram. Kamera e pasme 13 megapikselë ka sensorin Sony f/2.0 IMX214 me 6 lente, ndërsa në anën ballore ka altoparlantin JBL. OnePlus One vjen me dy ngjyra, të bardhë dhe ngjyrë të zezë. Çfarë e bën interesante këtë telefon inteligjent? Procesori Qualcomm Snapdragon 801 (MSM8974-AC) me katër bërthama, me qark 2.5GHz, 3GB e LPDDR3 RAM, dhe bateria 3100 mAh. Për sa i përket lidhjes ky telefon ofron 4G LTE, 2.4G/5G Wi-Fi dhe Bluetooth 4.0.

Telefoni OnePlus One vjen me sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat. Për sa i përket çmimit, duhet ta pranojmë se ky është telefoni më i përballueshëm nga gjithë telefonat e tjerë. Versioni 16GB, për shembull, kushton vetëm 299 dollarë ose 269 euro në Evropë, ndërsa versioni 64GB kushton 349 dollarë ose 299 euro.

 

HTC's Desire 816

 

HTC Desire 816 shitet për 200 dollarë në Amazon. Telefoni Desire 816 ka procesorin Qualcomm Snapdragon 400 me katër bërthama me qark 1.6GHz dhe kartën grafike Adreno 305 GPU. Gjithashtu pajisja ka 1.5 GB RAM, ndërkohë që 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe mbështetje për microSD do t’ju krijojnë mundësinë të ruani çdo përmbajtje që dëshironi.

 

Apple iPhone 5C është pothuajse fare falas, së bashku me një kontratë dy-vjeçare.


Nëse jeni përdorues i iPhone-ve të mëparshme të gjeneratës Apple  për dy vjet, ju mund të merrni një Apple iPhone 5C nga AT & T dhe Verizon. Kushton rreth 450 dollarë, rreth 100 dollarë më lirë se telefonat e rinj të tjerë. IPhone 5C vjen në ngjyra të shumta dhe përmban një ekran 4-inc.

 

Nokia Lumia 830 është një telefon i lirë i Windows me një aparat fotografik tepër mbresëlënës.

 

Lumia 830 kushton vetëm 330 dollarë. Përmban kamera PureView 10 megapikselë me optikët Zeiss dhe regjistruesit Rich. Telefoni ka trup prej metali dhe ekran 5 inç ClearBlack, të ngjashëm me telefonin Lumia 930, vetëm se rezolucioni është 720 pikselë. Procesori gjithashtu është Snapdragon 400 me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.2GHz, kartën grafike Adreno 305 dhe 1GB RAM. Ai operon me sistemin Windows Phone 8 dhe softuerin e fundit Lumia Denim. Lumia 830 ka 16GB hapësirë të brendshme, ofron mbështetje për kartën microSD, si dhe ofron edhe 15GB hapësirë në OneDrive.


IPhone 5s është relativisht i lirë dhe ka një kontratë dy-vjeçare


iPhone 5S i Apple ishte telefoni inteligjent më popullor në botë gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, sipas shifrave të publikuara nga ABI Research. Ju mund ta bëni tuajin për vetë, 99,99 dollarë së bashku me një kontratë dy-vjeçare. Kjo nuk është telefoni më i ri i Apple, por ajo ende vjen me një dizajn të mrekullueshëm, procesor të shpejtë, kamera të shkëlqyer dhe sensor ID me gjurmë gishtash.


HTC Desire 510 është super i lirë dhe vjen me një version të fundit të Android dhe lidhjes 4G.


Është smartfoni i ri Android i nivelit të parë i prodhuar nga HTC me një skedë teknike të ekuilibruar. Ndërlidhja 4G, zgjerimi i kartës micro SD, autonomi e mirë, pamja e jashtme Sense 6. Ju mund ta bëni tuaji këtë smartphone për vetëm 179 euro. Desire 510 nuk mund të krahasohet kurrsesi me telefonat e nivelit të lartë që janë aktualisht në treg, por ka tipare të mjaftueshme për të përmbushur nevojat me një publi ku pa shumë pretendime e buxhet modest. Skeda teknike e HTC Desire 510 përfaqëson një çip interesant : bëhet fjalë për sistemin e ri operativ Qualcomm Snapdragon 410, quad-core 1.2 GHz, ose më saktë për zgjidhjen e parë 64 bit të montuar në një smartfon Android.


Google Nexus 5 

 

Nexus 5 vjen më një ekran 5-inç HD, i cili kushton 349 dollarë në versionin 16GB dhe për 32GB kushton 399 dollarë. Telefoni vjen me dy ngjyrat klasike, bardhe e zi. Ndërkaq, telefoni ka një procesor të shpejtë Snapdragon 800. Ndër të tjera, Nexus 5 ka një lente të kamerës e cila lëviz në telefon për të kompresuar lëvizjet e dorës së përdoruesit. Ndërsa pajisja KitKat, do të punojë nëpër të gjithë pajisjet e Android. Aplikacionet e sistemit të ri operativ janë projektuar për të përdorur më pak energji.


Microsoft Lumia 640 ofron një ekran të madh dhe një aparat fotografik të mirë por edhe të lirë.


Lumia 640 ka një procesor Qualcomm Snapdragon 400 me katër bërthama, ekran 5 inç me rezolucion 720 piksel, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Telefoni ka një kamera kryesore 8.7 megapikselë dhe një kamera frontale 0.9 megapikselë. Kamera e parë ka të njëjtat veçori si tek ajo që gjendet tek Nokia Lumia 920. Lumia 640 do të ketë edhe paketën e plotë të internetit, e kryesuar nga LTE dhe NFC. Ky telefon kushton rreth 130 dollarë.


Më të lexuarat