Secondary Adv

Varianti Afrikan mund te shmange sistemin imunitar

Share on Google+

Varianti i Covid i Afrikës së Jugut mund të kalojë pjesë të sistemit imunitar në gati gjysmën e njerëzve të infektuar me versione të ndryshme në të kaluarën. 

 

Studiuesit thonë se një mutacion në një pjesë specifike të proteinave të jashtme të virusit duket se e bën atë të aftë të 'shpëtojë' nga antitrupat. Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar që janë kryesore për shkatërrimin e viruseve ose shënjimin e tyre për shkatërrim nga qelizat e bardha të gjakut. 

Akademikët e Afrikës së Jugut zbuluan se 48 përqind e mostrave të gjakut nga njerëzit që ishin infektuar në të kaluarën nuk treguan një përgjigje imune ndaj variantit të ri. Studiuesi që qëndron pas këtij projekti, pretendoi se njerëzit që ishin më të sëmurë me Covid herën e parë dhe kishin një përgjigje më të fortë imune dukej se kishin më pak të ngjarë të infektoheshin. 

Antitrupat janë një pjesë kryesore e imunitetit që krijohet nga vaksinat, edhe pse jo e vetmja pjesë, kështu që nëse virusi vazhdon të zhvillohet për të shpëtuar prej tyre kjo mund të thotë që vaksinat duhet të ridizenjohen dhe të bëhen përsëri.

Studiuesit janë përpjekur të zbulojnë më shumë rreth variante të reja të koronavirusit që kur u gjetën ndryshime të mëdha në llojet që vijnë nga Kent në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil. Virusi duket se po evoluon për tu transmetuar rreth 50 përqind më shpejt dhe për të kaluar disa antitrupa të bërë në përgjigje të varianteve të tjera të virusit.


Më të lexuarat