
10 njerez jashtëzakonisht te pasur te cilet nuk u diplomuan kurre
Nuk do ta bësoni por disa nga njerëzit më të pasur dhe më të suksesshme sot në botë në fakt nuk kanë vazhduar studimet ose i kanë lënë përgjysëm ato.
Pse? Ata thjesht nuk kishin nevojë për një arsim universitar në mënyrë që të mësonin çdo gjë që dëshironit të dinin. E vërteta është se dikush mund të jetë i suksesshëm pa shkuar në universitet, për aq kohë sa ata janë të motivuar mjaftueshme për ta mësuar vetë atë. Ja kush janë dhjetë njerëzit më të pasur në botë, të cilët nuk kanë përfunduar kurrë studimet.
10. Gabe Newell – Vlera neto: 1.26 miliard dollarë
Gabe Newell është i njohur si bashkë-themeluesi i kompanisë dixhitale të zhvillimit të lojerave viedo Valve Corporation, e cila ka zhvilluar disa nga lojërat më popullore të të gjitha kohërave, duke përfshirë Half-Life. Ai ishte një student në Universitetin e Harvardit, por pohoi se nuk kishte mësuar asgjë, ndërsa ishte atje. Ai filloi të “sorollatej” në zyrat e Microsoft-it, vend ku vëllai i tij kishte punuar më, mësoi gjithçka në lidhje me zhvillimin e softuereve. Përfundimisht, ai madje mori një punë në Microsoft, dhe kaloi 13 vjet duke punuar atje. Në vitin 1996, ai u largua nga kompania për të themeluar kompaninë Valve. Tani, Gabe Newell ka një pasuri me vlerë neto prej 1.26 miliardë dollarë.
9. Jack Dorsey – Vlera neto: 2.5 miliard dollarë
Jack Dorsey është ndër programuesit më të njohur sot, si edhe bashkë-themelues i faqes së internetit social networking Twitter. Që fëmijë, ai ishte shumë i interesuar në shkrimin e kodeve, sidomos në fushën e logjistikës. Ai filloi krijimin e softuerit në një moshë shumë të re, të cilat shumë kompani taksish ende e kanë në përdorin. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Jack u regjistrua në Universitetin Missouri të Shkencës dhe Teknologjisë, por shumë shpejt transferohet në New York University. Ndërsa ishte në NYU, ai krijoi një rrjet social që më vonë u bë Twitter. Ai u largua nga universiteti për të zhvilluar idenë e tij. Sot Twitter është një nga faqet më të njohura në botë, dhe Jack ka një pasuri me një vlerë neto prej 2.5 miliard dollarësh.
8. Sean Parker – Vlera neto: 2.7 miliard dollarë
Sean Parker është një sipërmarrës, si edhe bashkë-themeluesi i Napster, një shërbim File Sharing në internet. Kur Parker ishte fëmijë, ishte shumë i interesuar në programim dhe pirateri. Ku ai vetëm 16 vjec, F.B.I. arriti që ta zbulonte dhe e dënoi atë në shërbim të komunitetit, pasi Sean hakoi pasurinë e 500 kompanive. Gjatë viteve të tij në gjimnaz, ai ishte rekrutuar nga një numër i madh kompanish, dhe kishte fituar më shumë se 80.000 dollarë viti. Kjo i bindi prindërit e tij që ai ta linte shkollën dhe të vazhdonte të punonte për ndërmarrjet e tij të biznesit. Ai mësoi shumë gjëra duke punuar në Napster, të cilën ai e konsideron si të jetë e barabartë me një arsim universitar. Për shkak të kësaj, ai shpesh vë në dukje se ai ndoqi Universitetin Napster. Ai është konsideruar si një gjeni nga shumë njerëz, si edhe një nga sipërmarrësit më të suksesshëm të kohës sonë. Vlerë e tij aktuale e pasurisë neto është 2.7 miliard dollarë.
7. Steven Spielberg – Vlera neto: 3.6 miliard
Steven Spielberg është një nga producentët më të popullarizuar të të gjitha kohërave. Disa nga punimet e tij më të famshme përfshijnë filma si: Jaws, Schindler’s List, Jurassic Park, and E.T. the Extra-Terrestrial. Spielberg ishte i interesuar për filmat që fëmijë. Në adoleshencën e tij të hershme, ai filloi të bëjë shumë filma amatore me miqtë e tij. Kur ai ishte 16, Steven bëri filmin e tij të parë të pavarur vetëm me një sasi të vogël parash. Filmi u quajt Firelight, dhe u shfaq në një kinema lokale, duke e ndihmuar atë që të fitonte një buxhet të mjaftueshëm. Pas diplomimit në shkollën e mesme, ai aplikoi në shkollën e filmit, por u refuzua për shkak të mesatares së tij të ulët. Pra, ai u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Por kur ai ishte student atje, ju ofrua një kontratë shtatë-vjeçare me Universal Studio, për të qënë drejtor profesionist filmash. Ai menjëherë la universitetin dhe vendosi për të punuar për Universal. Spielberg aktualisht ka një vlerë neto prej 3.6 miliard dollarësh.
6.Ralph Lauren – Vlera neto: 7.1 miliard dollarë
x
Ralph Lauren është një nga disenjatorët më të njohur në botën e modës, si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Lauren Ralph. Që kur ishte një fëmijë, ai ishte shumë ambicioz dhe qëllimi i tij kryesor ishte që të bëhet një milioner. Ai filloi të fitonte para që në shkollë të mesme duke shitur kravata me miqtë e tij. Pas diplomimit nga shkolla e mesme, ai vazhdoi shkollimin e tij në Baruch College, ku studionte biznes. Megjithatë, ai u largua dy vjet më vonë për shkak se donte të bashkohej me ushtrinë, ku kaloi edhe dy vjet të tjera. Pas kësaj, ai arriti të punësohej në një kompani kravatash, ku qëndroi vetëm për një periudhë të shkurtër. Ai u largua nga kompania për shkak se ata refuzuan shumë prej ideve të tij. Një vit më vonë, ai filloi dizajnimin e kravatave, duke themeluar përfundimisht Polo, me një buxhet prej 50,000 dollarësh. Ai tani ka një vlerë neto prej 7.1 miliard dollarësh.
5. Michael Dell – Vlera neto: 18.7 miliardë dollarë
Michael Dell është një nga manjatët më të suksesshëm të biznesit dhe investitor në shumë fusha. Që fëmijë, ai ishte shumë i hipnotizuar nga bota e biznesit. Në adoleshencën e hershme të tij, ai filloi të fitonte para nga puna me kohë të pjesshme dhe i investoi ato në metale të çmuara dhe stoqe. Sapo mori kompjuterin e tij të parë, në moshën 15 vjeçare, ai u hipnotizua nga këto makina. Vetëm katër vjet më vonë, ai arriti të krijojë një kompani të njohur si Dell, me një buxhet modest prej 1,000 dollarësh. Në atë kohë, ai ishte një student në Universitetin e Teksasit. Megjithatë, biznesi i tij ishte rritur aq shumë sa ai e kishte të nevojshme që të përqëndrohej në të. Sot Michael Dell është një ndër 50 njërëzit më të pasur në botë si dhe pasuria e tij ka një vlerë neto prej 18.7 miliard dollarësh.
4. Sheldon Adelson – Vlera neto: 28.7 miliard dollarë
Sheldon Adelson është një filantrop dhe biznesmen shumë i popullarizuar. Ai është i njohur si CEO i perandorisë së kazionve në Las Vegas Sands. Ai ka lindur i varfër, kështu që e ndjeu nevojën për të fituar para edhe pse ishte një fëmijë. Ai filloi sipërmarrje e tij të parë që në moshën 12 vjecare, duke shitur gazetat nëpër Boston. Kur ai mbaroi shkollën e mesme, Adelson u regjistruara në Kolegjin e qytetit të Nju Jorkut. Megjithatë, ai kaloi vetëm dy vjet atje, ku u bashkua më pas me ushtrinë. Por, aftësia e tij e të bërit biznes nuk kishte të ndalur aty. Kur ai u lirua nga ushtria ndoqi interesat e tij,duke filluar më shumë se 50 biznese të ndryshme gjatë gjithë karrierës së tij. Ai aktualisht ka një vlerë neto prej 28.7 miliard dollarësh.
3. Mark Zuckerberg – Vlera neto: 34.8 miliard dollarë
Mark Zuckerberg është një nga sipërmarrësit e internetit më të famshëm të të gjitha kohërave. Ai është themeluesi i Facebook. Që në fëmijëri, Zuckerberg ishte shumë i interesuar në software duke krijuar lojëra kompjuterike. Në shkollën e mesme, Mark shkëlqeu në një numër të madh subjektesh, dhe përfundimisht u regjistrua në Universitetin e Harvardit. Gjatë vitit të tij të dytë, ai filloi zhvillimin e një rrjeti social, të njohur tashmë si Facebook. Kjo ishte periudha kur Mark ra nga mësimet sepse donte vetëm të përfundonte projektin dhe ia arriti me sukses. Tani, Facebook është një ndër rrjetet sociale më të populluara të botës dhe Zuckerberg ka një vlerë neto prej 34.8 miliard dollarësh.
2. Larry Ellison – Vlera neto: 54.9 miliard dollarë
Larry Ellison është një nga programuesit dhe sipërmarrësit më të njohur në fushën e internetit të të gjitha kohërave. Në adoleshencë e tij, ai shkëlqeu në tema të tilla si shkenca dhe matematika. Pas diplomimit në shkollën e mesme, Larry u regjistrua në Universitetin e Illinois, ku ai vazhdoi vetëm për dy vjet. Ai u largua pasi nëna e tij adoptuese vdiq. Një vit më vonë, ai vendosi të shkojë në Universitetin e Çikagos, por kaloi vetëm një semestër aty. Larry më pas u transferua në Kaliforni dhe kaloi dhjetë vjet duke punuar për kompani të shumta. Në vitin 1977, ai bashkë-themeloi Oracle Corporation, kompani e e specializuar në produktet e pajisjeve kompjuterike dhe në software. Larry është aktualisht njeriu i 5 më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 54.9 dollarësh.
1. Bill Gates – Vlera neto: 80.4 miliard dollarë
Edhe njeriu më i pasur në botë i ka braktisur studimet. Bill Gates është një programues, manjat biznesi, investitor dhe një filantrop tejet i rëndësishëm. Gates që në rininë e tij ishte tepër i interesuar në programim, të cilën ai e ushtroi në një kompjuter në shkollën e tij. Në atë kohë, ai u takua me një student të quajtur Paul Allen i cili ndante të njëjtat interesa dhe entuziazëm rreth kompjuterave. Ata shpejt u bënë miq shumë të mirë dhe të dy do të të shpenzonin një sasi të madhe të kohës në programim. Pas diplomimit nga shkolla e mesme, Pali u regjistruar në Washington State University, ndërsa Gates shkoi në Harvard. Megjithatë, ata të dy shpejt u larguan me dëshirë për të themeluar një kompani software, tani e njohur si Microsoft. Bill Gates ka një vlerë neto prej 80. 4 miliard dollarësh.
Më të lexuarat








