Secondary Adv

Qendrimi ne diell zvogelon rrezikun ndaj Covid

Share on Google+

Qëndrimi në diell mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga Covid, sipas studimit të ri. 

 

Shkencëtarët thonë se kjo bën që lëkura të lëshojë një kimikat që lehtëson simptomat, dhe fenomeni gjithashtu zbut inflamacionin. Dr Richard Weller, tha për studimin: Ka ende aq shumë për të kuptuar rreth Covid, i cili ka rezultuar në kaq shumë vdekje në të gjithë botën.

Këto rezultate të hershme e nxjerrin ekspozimin ndaj rrezeve të diellit si një mënyrë për të zvogëluar potencialisht rrezikun e vdekjes. Gjetjet bazohen në njerëz që jetojnë në Angli, Itali dhe SH.B.A. Studimi gjeti se rajone në Sh.B.A me nivelin më të lartë të rrezeve UVA, që përbën 95% të rrezeve ultraviolet të diellit, kishin më pak vdekje nga Covid.

Studimi vezhgoi të dhënat nga janari deri në prill 2020 nëpër 2,474 qarqe. Analiza u përsërit në Angli dhe Itali me të njëjtat rezultate. Në zona me diell, nivelet e vdekshmërisë së koronavirusit ranë. Studiuesit morën parasysh faktorët që dihet se shoqërohen me rritjen e ekspozimit ndaj virusit dhe rrezikun e vdekjes.

Këto përfshinin moshën, përkatësinë etnike, statusin socio-ekonomik, dendësinë e popullsisë, ndotjen e ajrit, temperaturën dhe nivelet e infektimit në zonat lokale. Reduktimi i vdekjeve nuk mund të shpjegohet me nivele më të larta të vitaminës D.

Vetëm zonat me nivele të pamjaftueshme të UVB për ta prodhuar atë në trup u përfshinë. Por studiuesit thonë se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit bën që lëkura të çlirojë oksid nitrik, gjë që mund të jetë një shpjegim. Kjo mund të zvogëlojë aftësinë e virusit për të replikuar, siç është demonstruar në eksperimentet laboratorike.


Më të lexuarat