Secondary Adv

Ushtria amerikane zhvillon vaksinen e saj kunder Covid

Share on Google+

Ushtria amerikane ka nisur testimin e vaksinës së saj COVID-19 që është krijuar për të mbrojtur kundër Covid, varianteve të tij dhe koronavirusëve të tjerë.

  

Në testet e hershme, vaksina duket se nxit nivele të larta të antitrupave që duhet të bllokojnë koronavirusin e vjetër 'të egër', tre variante kryesore dhe madje edhe SARS-CoV-1, patogjen i ngjashëm që shkaktoi epideminë e SARS në 2002.

Zhvilluar në WRAIR, vaksina mund të ketë potencialin për të parandaluar që viruset e ardhshme të shkaktojnë pandemi, shpresojnë shkencëtarët që qëndrojnë pas saj. Prova e saj e parë klinike, e nisur këtë javë, do të testojë vaksinën në 72 vullnetarë midis moshave 18 dhe 55.

Të tre vaksinat COVID-19 të disponueshme nën autorizimin e përdorimit emergjent (EUA) në SH.B.A. janë shumë efektive kundër formës që po përhapet në vitin 2020. Por varianti më infektues i Mbretërisë së Bashkuar B117 tani është mbizotërues në SH.B.A., njoftuan të Mërkurën zyrtarët CDC.

Vaksinat ende mbrojnë nga B117, por kërcënime të reja janë shfaqur. Variantet e identifikuara për herë të parë në Afrikën e Jugut, Brazil, New York, Californi dhe Indi kanë të gjitha mutacione që i bëjnë shkencëtarët të shqetësohen se variantet mund të shmangin antitrupat e shkaktuar nga vaksinat.

Kështu që Ushtria po ndërmerr një qasje tjetër me shpresat për të adresuar pandeminë aktuale, evolucionin e saj dhe ato potencialisht të ardhshme.


Më të lexuarat