×
Secondary Adv

Ja kush jane 15 fabrikat me te medha ne bote!

Share on Google+

Pavarësisht nga madhësia dhe sasia e produkteve që prodhon, në përgjithësi, fabrika është një investim i madh, i cili rezulton i suksesshëm kryesisht në rastet kur menaxhohet mirë, fokusohet në specializimin e prodhimit në masë dhe njohjen e kërkesave të konsumatorëve.

 

Por prapa këtyre investimeve  kaq të mëdha qëndrojnë disa nga emrat më të mëdhenj dhe më me ndikim në botë, ja kush janë 15 fabrikat më të mëdha në botë!

 

15. NASA Vehicle Assembly Building (Ndërtesa e NASA-s për montimin e mjeteve fluturuese)

 

Kjo fabrikë është ndërtuar në vitin 1966 për montimin e raketës Saturn V, të përdorur për programin Apollo, kjo ndërtesë e lartë 160 metra, me sipërfaqe prej 3.2 hektarësh dhe vëllim 3.66 m³, gjendet ndërmjet Miamit dhe Jacksonville dhe është ndërtesa më e madhe njëkatëshe në botë.


14. Meyer Werft Dockhalle 2

 

Meyer Werft është themeluar në vitin 1795 në Gjermani, dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e anijeve. Meyer Werft ka kantierin më të madhe në botë, të njohur si Dockhalle 2, e cila përdoret kryesisht për ndërtimin e anijeve të udhëtarëve. Dockhalle 2 është e lartë 75 metra dhe zë një sipërfaqe prej 63.000 m².


13. Aerium

 

Aerium është ndërtuar nga Nazistët në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore dhe ka shërbyer si hangar aeroplanësh deri në vitin 1945, vit kur ra në duart e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, e cila e zgjeroi pistën nga 1000 në 2.500 metra katrorë dhe e përshtati ndërtesën për ndërtimin e aeroplanëve luftarakë.


12. Constellation Bristol Konstelacioni

 

Bristol është një nga magazinat më të mëdha të birrës dhe verës në botë. Ka një sipërfaqe prej 78967.5 m2 dhe një kapacitet prej 43 milionë litra alkool cdo vit.


11. Tesco Ireland Distribution Centre (Qendra e Shpërndarjes Tesco) 

 

Kjo ndërtesë është një qëndër shpërndarje për artikujt ushqimore dhe elektrikë. Është objekti më i madh në Irlandë, dhe funksionon që nga viti 2007,  duke zënë një sipërfaqe prej  80.194 m².

 

10. Lauma Fabrics

 

Lauma është një fabrikë e specializuar në prodhimin e dantellave dhe lëndës së parë për të brendshmet e femrave. Duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e prodhimit të lëndës së parë, Lauma posedon fabrikën më të madhe të pëlhurës në botë, e cila zë një sipërfaqe prej  115.645 m2.


9. Fabrika Jean-Luc Lagardère 

 

Fabrika Jean-Luc Lagardère në Tuluz- Blagnac të Francës është vendi ku montohen aeroplanët e tipit A380. Pjesët e këtij aeroplani, me një kapacitet prej 800 pasagjerëve, prodhohen për disa vende të ndryshme si: Spanjë, Britania e Madhe, Gjermania dhe Francën. Kjo fabrikë zë një sipërfaqe prej 122,500 m².


8. Target Import Warehouse

 

Target është fabrika numër dy në SHBA për shitjen e mallit me pakicë me çmime tepër promovuese. Kompania ka një numër të madh magazinash, por për nga madhësia Targets Import zë vendin e parë me një sipërfaqe prej 185.800 m².

 

7. Belvidere Assembly Plant (Fabrika montuese Belvidere)

 

Në këtë fabrikë të Chrysler-it në Illinois të SHBA-ve, montohen modelet e makinave: Jeep Compass, Jeep Patriot dhe Dodge Dart. Në këtë fabrikë, që zë një sipërfaqe prej 330.000 m², pothuajse e gjithë puna kryhet nga 780 robotët e “punësuar” në të.


6. Mitsubishi Motors, Amerikë e Veriut

 

Mitsubishi Motors North America është themeluar në vitin 1981, në fabrikë mbikëqyret prodhimi, shitja, hulumtimi dhe zhvillimi i makinave të markës Mitsubishi për vende si SHBA, Meksika, Karaibet dhe Kanadaja,  përmes një rrjeti të zhvilluar me mbi 700 shitës të autorizuar. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kjo kompani ka ndërtuar një fabrikë masive që zë një sipërfaqe prej  220,000 m², që kryesisht merret me tregun e jashtëm.


5. Fabrika Boeing në Everett

 

Në Everett të Uashingtonit ndodhet fabrika më e madhe e Boeingut në botë. Përveç modeleve 747, 767 dhe 777, në këtë fabrikë me sipërfaqe prej 398.000 m² do të prodhohet edhe modeli më i ri i Boeingu 787 Dreamliner.

 

4. Fabrika Tesla

 

Tesla njihet me emri e Elon Musk, i cili ka bërë bujë kohët e fundit për teknologjitë e reja. Kjo kompani merret vetëm me prodhimin e makinave elektrike dhe pjesëve për këto makina. Fabika e kësaj kompanie ndodhet në Fremont të Kalifornisë, ku janë prodhuar Modeli S Tesla, Modeli 3, Modeli X dhe Roadster, si dhe ndërtesa zë një sipërfaqe prej 510.000 m².


3. Aalsmeer Flower Auction Building (Ndërtesa e Ankandit të Luleve në Aalsmeer)

 

 

Ndonëse teknikisht kjo nuk është një fabrikë e zakonshme, ndërtesa e Ankandit të Luleve në Aalsmeer, që zë një sipërfaqe prej 518.000 m², është më e madhja në botë në aspektin e hapësirës së pasurisë së paluajtshme. Në këtë ankand lulesh, më të madhin në botë, çdo ditë tregtohen përafërsisht 25 milionë lule nga vende të tilla si: Kenia, Kolumbia, Etiopia dhe Ekuadori.

 

2. Fabrika e Kompanisë Hyundai Motor në Ulsan


Kjo fabrikë ndodhet në Korenë e Jugut, dhe zë një hapësirë të përgjithshme prej 5.050.000 m², brenda një viti prodhohen 1.53 milion makina, e thënë ndryshe një makinë në çdo 12 sekonda.


1. Fabrika Volkswagen Wolfsburg


Volkswagen Wolfsburg ka një sipërfaqe prej 6.500.000 m², dhe deri më tani ka prodhuar mbi 40 milionë makina. Është fabrika më e madhe e makinave në botë. Kjo ndërtesë është aq e madhe saqë punëtorëve iu lejohet ta përdorin biçikletën për të lëvizur brenda hapësirës së saj. Ajo çfarë është më interesante është fakti se punëtorët e saj mund të punojnë në më shumë se pesë makina të ndryshme në të njëjtën kohë në mënyrë efikase dhe cilësore.


Më të lexuarat