
10 plazhet me te mira ne Evrope per 2015 sipas Lonely Planet
Lonely Planet ka përzgjedhur plazhin “Jaz” në Mal të Zi si plazhin më të mirë në Evropë. Plazhi idilik është një guvë në detin Adriatik afër Budvës dhe cilësohet një nga perlat e vendit tonë fqinj.
Plazhi Jaz është cilësuar si plazhi më i mirë në Evropë nga “Lonely Planet”, kryesisht për shkak të hapësirës së vogël, kulturës së zonës dhe festivalit të përvitshëm muziko-veror që organizohet në këtë vend. Në listën e 10 plazheve më të mira të Evropës bëjnë pjesë Portugalia, Franca, Italia, Greqia, Islanda, Britania, Spanja dhe Lituania.
1. Jaz Beach, Mali i Zi
Lonely Planet ka përzgjedhur plazhin “Jaz” në Mal të Zi si plazhin më të mirë në Evropë. Plazhi idilik është një guvë në detin Adriatik afër Budvës dhe cilësohet një nga perlat e vendit tonë fqinj. Plazhi Jaz është cilësuar si plazhi më i mirë në Evropë nga “Lonely Planet”, kryesisht për shkak të hapësirës së vogël, kulturës së zonës dhe festivalit të përvitshëm muziko veror që organizohet në këtë vend.
2. Peniche, Portugali
Porti i Peniche dhe plazhi i tij me të njëjtin emër është i njohur në mesin e sërfistëve - dhe këtë vit ajo pret dy ndalesa evropiane të Sërfit Botëror (20-31 tetor). Por ky kep i thyer ndodhet në detin Atlantik, rreth 96 kilometra në veriperëndim të Lisbonës.
3. Rondinara Beach, Korsikë, Francë
E kurorëzuar nga majat e dhëmbëzuara, mbuluar nga pyje të gjelbër lisi, gështenjë dhe pisha, dhe duke carë përmes lumenjve dhe kaskadat akrobate, Korsika është një nga ishujt më dramatike, më të larmishëm dhe të mrekullueshëm në Mesdhe. Plazhet e rërës mund të gjenden në Spérone dhe përreth Golfe de Sant’Amanza. Më i miri nga të gjithë është gjiri patkua i Rondinara dhe Palombaggia, të cilat do t’i shihni dhe në kartolinat përreth gjithë Korsikës. Ju nuk mund të largoheni pa eksploruar ujërat rreth Bonifacio, që mendohet nga disa studiues se gjendet në Odiseanë e Homerit. Ishulli më i madh (dhe më i vizituari) i grupit, Ile Lavezzi është i njohur për pishinat natyrore, plazhet e shkretuara dhe vrimat ku mund të notosh.
4. Cala Goloritze, Sardenjë, Itali
I mbështetur nga shkëmbinjtë arrogante të veshur me pemë, qyteti i vogël turistik i Cala Gonone gëzon një mjedis mahnitës. Dhe me shumë hotele, bare dhe restorante përbën një bazë të shkëlqyer, nga e cila mund të eksploroni limane përgjatë kësaj shtrirje të mrekullueshme të bregdetit Sardenjës. Ndërrmerrni një udhëtim me varkë përgjatë bregdetit jugor të Cala Goloritzè; disa plazhe janë të arritshme nga qyteti me makinë ose në këmbë, por rruga më e mirë për t’u arritur është vetëm nga deti. Nga porti, anijet shkojnë në jug drejt Marino del Grotta Bue, një kompleks shpellash dhe nga atje pasojnë një varg limanesh dhe plazhesh, nga Luna në formë hëne dhe Cala Cala Sisine, të mbështetur nga një luginë të gjelbër, përmes ujërave të pabesueshëm blu të Cala Goloritzè, i preferuar nga alpinistët e shkëmbinjve që vijnë për bedenat e tij të çuditshme.
5. Vik Beach, Islandë
Një plazh i tërë me rërë të zezë,Vik Beach (Reynisfjara në Islandë) është antiteza e homologëve të saj në Karaibe. Gjendet në pikën më jugore të Islandës - ky plazh vullkanik është i rrethuar me maja të thepisura e basalti me mbetje të ngurtësuara nga tre “Trolls” islandezë. Zona është pjesë e shumë legjendave të hershme, përfshirë këtu edhe tre trolls. Fshati Vik dhe Reynisfjara janë lehtësisht të arritshëm nga rruga kryesore.
6. Bantham Beach, Angli, Britani e Madhe
Bantham Beach shtrihet në bregun Jugor Devon në Angli dhe është vend ideal për të gjithë ardhuruesit e sërfit dhe familjet, me plazhe ranore dhe shkëmbore, duna dhe gjire të mrekullueshme. Një fshat i tërë, është shitur me një çmim prej 14 milion paundësh, që me çmimet e Britanisë është më pak se një shtëpi në Bulevardin Bishop në veri të vendit. Fshati Bentham qëndron në një kodër të rrethuar nga plazhi i tij, me dyqane, ferma e deri një fushë golfi, dhe është trashëguar ndër breza nga e njëjta familje. Bantham ka qënë në pronësi të së njëjtës familje për një shekull deri sa u shit vitin e kaluar.
7. Sandwood Bay, Skoci, Britani e Madhe
Sandwood Bay është një gji i virgjër në Sutherland, në bregdetin veri-perëndimor të Skocisë kontinentale. Ajo është e njohur për plazhet e saj të gjatë, 1.6 km nga Buachaille dhe shtrihet rreth 8.0 km në jug të Cape Wrath. Pas dunave të mëdha, shtrihet ujërat e ëmbla të liqenit Sandwood. Edhe pse i largët, dhe pa qasje në rrugë, gjiri mund të arrihet për 6.4 km nëpërmjet rrugës që të çon në fshatat e Blairmore. Plazhi është konsideruar si një nga plazhet më të pastra dhe më të paprishur në të gjithë Britaninë.
8. Cala Macarella, Menorca, Spanjë
Plazhi Macarella është 14 kilometra nga Ciutadella, i vendosura në mes të Castellet de Macarella dhe Punta de na Xulla dhe është konsideruar si një nga plazhet më të bukura në Menorca. Brenda ka dy limane të vogla, një në veri dhe një në lindje, të quajtur Macarelleta. Kjo zonë e virgjër dhe e izoluar ka formë u-je; të mesme; të rrethuar nga shkëmbinjë të lartë, të mbuluara në pyjet me pisha. Ky plazh është vizituar nga shumë njerëzit nga Menorca, gjithashtu edhe turistë. Gjëja më e mirë në lidhje me këtë plazh është uji i tij i pastër. Qetësia dhe transparenca e ujërave të saj të bruzta, me plazhet me rërë të bardhë janë magjepsëse.
9. Voutoumi, Antipaxos, Greqi
Voutoumi është plazhi më i madh në Ishullin Antipaxos dhe së bashku me plazhin e afërt të Vrika, janë dy nga destinacionet më të famshme jo vetëm në ishull, po në të gjithë grupin e ishujve të detit Jon. Plazhi i Voutoumit ka guralecë dhe rërë të bardhë rreth bregut të cilat së bashku me ujin e kristaltë dhe pyjet tipike mesdhetare të japin një pamje të mrekullueshme.
10. Curonian Spit, Lituani
Ky rrip 98 km ranor është një përzierje e mrekullueshme e dunave (disa të larta deri në 200 metra) dhe pyjeve. Wilhelm von Humboldt besonte se një udhëtim në Spit Curonian ishte ushqim thelbësor për shpirtin dhe Thomas Mann-in e tërhoqi ky vend mrekullisht i përjetshem. Thuhet se rreth 14 fshatra janë varrosur nën dunat e pafundme, duke e bërë Split një lloj Saharaje Baltike. Duke u lartësuar 52 metra, duna më e madhe është Nida.
Më të lexuarat








