Secondary Adv

Kina hap aeroportin per 60 mln pasagjere

Share on Google+

Aeroporti ndërkombëtar Chengdu tianfu (TFY) në Kinë u përurua zyrtarisht me një fluturim të linjave ajrore të Sichuan për në Pekin.

 

Aeroporti i ri i cili ndodhet 50 kilometra nga qendra e qytetit Chengdu, ka një kapacitet fillestar prej 60 milion pasagjerësh në vit dhe e ka bërë Chengdu qytetin e tretë kinez që ka dy aeroporte ndërkombëtare, pas Shangait dhe Pekinit.

Aeroporti kishte një kosto totale prej 70 mld juan kinez ose 10.8 mld dollarë. Aeroporti ndërkombëtar Chengdu Tianfu (TFY) mbulon një sipërfaqe totale prej 710,000 metrash katrorë dhe përmban tre pista dhe dy terminale, tre pista të tjera do të shtohen në fazën dy.

Ndërtesat mbulojnë mbi 330,000 metra katrorë, të cilat barazohen me 46 fusha standarde futbolli, me 5 kate dhe 2 kate nëntokësore. Forma e ndërtesës terminale referon formën e zogut mitik, i cili përfaqëson qytetin e Chengdu.

Dizajni përmban një bërthamë qendrore të zbrazët rrethore nga e cila 6 krahë shtrihen me të dy terminalet që pasqyrojnë njëri-tjetrin. Tregu i brendshëm i Kinës tashmë është rikuperuar plotësisht nga pandemia dhe do të vazhdojë të rritet me shpejtësi.

Bazuar në kërkesat e klientit, planifikuesit dhe arkitektët paraqesin një koncept ku të 2 ndërtesat janë të dallueshme ndërsa ndajnë të njëjtën arkitekturë, 'tha drejtori rajonal i ADP ingénierie.

Njëri do të trajtojë kryesisht fluturimet ndërkombëtare ndërsa tjetri do të trajtojë trafikun e brendshëm, duke dhënë një kuptim të qartë të funksioneve të tyre përkatëse.


Më të lexuarat