Betoni, materiali ndërtimor më i përdorur i bërë nga njeriu, dihet se ka një gjurmë masive karboni, duke kontribuar rreth 8% të emetimeve globale.
Në mënyrë që të trajtohet ky problem, studiuesit në institutin politeknik Worcester (WPI) kanë zhvilluar një beton vetë-shërues që është 4 herë më i qëndrueshëm se betoni tradicional, duke zgjatur jetën e strukturave me bazë betoni dhe duke eleminuar nevojat për riparime ose zëvendësime të shtrenjta.
Procesi përdor një enzimë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut që reagon ndaj CO2 për të krijuar kristale karbonat kalciumi të cilat mund të mbushin çarje para se të shkaktojnë probleme strukturore brenda 24 orësh. Nëse çarjet e vogla mund të rregullohen automatikisht kur fillojnë, ato nuk do të kthehen në probleme më të mëdha që kanë nevojë për riparim ose zëvendësim.
Frymëzuar nga procesi i transferimit të CO2 në natyrë, hulumtimi i Rahbar përdor anhidrazë karboni (CA), një enzimë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut që transferon shpejt CO2 nga qelizat në rrjedhën e gjakut.
Enzima CA, e cila i shtohet pluhurit të betonit para se të përzihet dhe derdhet, vepron si katalizator që bën që CO2 atmosferik të krijojë kristale karbonat kalciumi, matrica e të cilit është e ngjashme me atë të betonit.
Kur formohet një çarje e vogël në betonin enzimatik, enzima brenda betonit lidhet me CO2 në ajër, duke shkaktuar rritjen e një matrice të re që plotëson çarjen. Ne pamë natyrën për të gjetur atë që shkakton transferimin më të shpejtë të CO2, dhe kjo është enzima CA, tha Rahbar.