Secondary Adv

Hapet uzina me e madhe per kapjen e karbonit

Share on Google+

Impianti i parë dhe më i madh në botë i kapjes dhe magazinimit të karbonit nga ajri ka filluar operacionet në Islandë. 

 

I quajtur ‘Orca’, uzina u hap në 8 shtator nga kompania Climeworks e kapjes së karbonit me bazë në Zyrih. Sistemi largon në mënyrë të sigurt CO2 nga ajri, e përzien atë me ujë dhe më pas e pompon thellë nën tokë ku është bllokuar në gur përmes një procesi mineralizimi natyral.

Uzina e sapoinaguruar ka kapacitet të kapë 4000 tonë CO2 çdo vit. E vendosur në një zonë rurale në lindje të Rejkavikut, dhe ngjitur me termocentralin hellisheiði, Orka është e përbërë nga njësi kolektori të grumbulluara mbi baza betoni.

Impianti është projektuar të jetë kompakt, me gjurmë fizike minimale dhe modulare, që do të thotë se mund të përsëritet lehtësisht në vende të ndryshme në të gjithë botën. Orkës iu deshën 15 muaj për t'u ndërtuar dhe funksionon tërësisht me energji të rinovueshme të siguruar nga termocentrali gjeotermal aty pranë.

Arritja e emetimeve globale neto-zero është ende një rrugë e gjatë për të bërë, por me Orca, ne besojmë se climeworks ka bërë një hap domethënës më afër arritjes së këtij qëllimi.


Më të lexuarat