
10 hotele te bukura qe dikur ishin burgje
Të kalosh pushime të bukura nuk do të thotë, thjesht të shkosh në një vend të bukur, por edhe të qëndrosh në një ambjent ku komoditeti bëhet njësh me natyrën. Një hotel i zbukuruar me të gjitha pajisjet e nevojshme, ju bën të ndjeheni si në shtëpi.
Disa nga hotelet më të njohura sot në botë, më parë kanë ekzistuar si burgje. Pra, dhoma që ju mund të jeni duke qëndruar me parë ka qënë thjesht një qeli. Kjo mund të jetë emocionuese, por edhe e trishtueshme nëse ju mendoni rreth saj. Është e mahnitshme se si një ndërtesë që dikur ishte përdorur për të kriminelët, sot mund të jetë një vend turistik për pushuesit e pasur. Më poshtë mund të shikoni 10 hotele të bukura që dikur kanë ekzistuar si burgje.
10. Celica, Slloveni
Celica është një hostel për të rinjtë dhe ndodhet në Lubjanë, Slloveni. Kjo ndërtesë me parë ka shërbyer si burg. Hosteli është i është i njohur për dhomat e saj të përballueshme dhe të përshtatshme, dhe është veçanërisht për të rinjtë të cilët duan të shohin Slloveninë pa shpenzuar shumë para. Hosteli ka edhe një galeri arti, dhe pjesa më e madhe e punës krijuese tregon idenë se Celica është një vend ku njerëzit e ideve dhe besimeve të ndryshme mund të punojnë së bashku për të krijuar diçka të bukur. Në fillim të viteve 1990, hotel Celica ishte thjesht një ndërtesë e braktisur. Dhe pas një dekade planifikimi dhe restaurimit u hap zyrtarisht në vitin 2003.
9. Katër stinët (The Four Seasons), Turqi
Ky hotel i bukur ndodhet në Turqi, por nuk do ta besoni që kjo ndërtesë më parë ka qënë një burg osman. Hoteli përmban dizajn neoklasik dhe ka peizazh mbresëlënës. Objektit dikur mikëpriste udhëheqësit komunistë dhe novelistët. Në vitin 1992, filloi procesi për rinovim, për të kthyer burgun në një hotel. Në vitin 1996, sh mikëpriste shëndërrimi ishte i plotë dhe hoteli u hap për publikun. Sot Four Seasons ofron suita luksoze, ushqime, shërbime në dhome dhe një bar të nivelit të lartë.
8. Liberty Boston Hotel
Ky hotel i sofistikuar ndodhet në Boston dhe më parë nuk ka qënë gjë tjetër vecëse një burg. Objekti njihet për ndriçim e ambientit dhe për dekorimin e mrekullueshëm. Në të ofrohet shërbim 24 orë në dhomë, parkim dhe Wi-Fi falas. Ka edhe shumë dyqane në afërsi të hotelit të cilat janë në shërbim të vizitorëve. Për gjatë viteve 1970, të burgosurit shpeshherë janë revoltuar për shkak të kushteve të papërshtatshme ndërsa ndërtesa u përfundua plotësisht në 1851.
7. Canadian Youth Hostel
Ky hotel ndodhet në Otava të Kanadasë dhe më parë është përdorur si burg i Qarkut Carelton. Tani, ndërtesa është projektuar për të shërbyer si hostel për të rinjtë që duan të vizitojnë zonën. Objekti është projektuar posaçërisht për të rinjtë që duan të "kalojnë një natë në burg", në një mënyrë interesante. Të ftuarit mund të gëzojnë mëngjes falas gjatë qëndrimit të tyre, e cila përfshin kafe, biskota, fruta dhe vezë. Gjithashtu të ftuarit kanë edhe Wi-Fi falasi si edhe një bar ku mund të argëtohen.
6. Het Arresthuis, Holandë
Ky vend në Holandë ka qënë përdorur si burg për rreth 105 të burgosur. Por kohet e fundit falë një projekti mbresëlënës, kjo ndërtesë e vjetër është shëndërruar në një hotel luksoz për pushime. Disa elemente projektimi të kujtojnë burgun, si për shembull ballkonet e shkurtra afër dyerve. Ndërkohë që sot aty mbizotërojnë ngjyrat rozë dhe jeshile si dekor kryesor, madje edhe një llambadar i varur në zonën kryesore të hotelit.
5. Langholmen, Suedi
Langholmen është i vendosur në Stokholm, Suedi. Ishulli i Langholmen është përdorur për të burgosurit femra që në vitet 1700. Në ditët e sotme ishulli është një atraksion turistik, dhe burgu është shëndërruar në një hotel luksoz. Dhomat janë mjaft të vogla, dhe kabinetet janë të zbukuruar me copa të prera të vjetra gazetash. Kjo është një zgjedhje mjaf elegante për historinë e zonës.
4. Hotel Lloyd , Hollandë
Hotel Lloyd dikur ka qënë burg për të miturit dhe është i vendosur në Amsterdam. Hoteli është gjithashtu një ambasadë kulturore, dhe ju do të ndjeheni sikur ju jeni në një muze arti. Ka dhoma me 1, 2, 3, 4 dhe 5 yje në dispozicion, të janë klasifikuar nga madhësia e tyre.
3. Katajanokka Prison Hotel, Finlandë
Ky hotel ndodhet në Helsinki, Finlandë. Më parë kjo ndërtesë është përdorur si qendër burgimi, ndërsa sot është shëndërruar në një hotel të mrekulueshëm për publikun. Katajanokka Hotel ka dhoma te bollshme që janë perfekte për ngjarje të veçanta, si një darkë përvjetori apo pritje për dasma. Secila nga dhomat ka karakteristika dekori moderne. Hoteli është tani pjesë e ekskluzivitet Best Western.
2. Hoteli Malmaison , Angli
Hotel Malmaison ndodhet në Oksford, dhe më parë ka qënë përdorur si burg. Me kalimin e kohës kjo ndërtesë u shëndërrua në një kështjellë mesjetare, dhe ju mund të shihni arkitekturën antike në të gjithë hotelin. Ndërtesa ka dhoma dhe suita me mobilje të rafinuara druri dhe dekor në tone të pasura. Secila nga 95 dhomat ka Wi-Fi falas, dhe shtretër që janë jashtëzakonisht të rehatshëm. Hotel Malmaison gjithashtu përmban një bar dhe një restorant për të gjithë ata që duan të kalojnë një mbrëmje magjike.
1. Lucerne’s Jailhotel, Zvicër
Ky vend është quajtur jailhotel, sepse edhe sot përvec se është tepër elegant, nuancat në gri të japin një pamje të zymtë dhe idenë e një burgu. Korridoret janë ende të gjata dhe të ngushta. Secila nga dhomat përmban një banjë private dhe dysheme druri. Hoteli Luzern është gjithashtu pjesë e grupit të hoteleve Lucern, e cila përfshin katër hotele luksoze në Zvicër dhe Itali. Disa prej dhomave në Lucern jailhotel ende duken si qeli origjinale burgu.
Më të lexuarat








