Secondary Adv

Shkretetira e Saharase dikur ka qene liqeni me i madh ne toke

Share on Google+

Nuk do ta besonit, por shkretëtira e Sahara-së ishte një herë një kohë e gjelbër dhe nje mrekulli e mbushur me liqene, bimësi dhe kafshë. Por pastaj, u kthye në shkretëtirën që ne njohim sot.

 

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se Shkretëtria e Saharasë dikur ka pas liqenin më të madh që ekzistonte në botë, i quajtur si Mega Çad. Dhe kjo ka ndodhur si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes së temperaturave, që cuan në avullimin e  tij, duke e lënë në madhësin ë sotme.


Mega Çad ka qenë dikur liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në tokë që mbulonte 360,000 km katrore të Afrikës Qendrore – por 1,000 vjet më parë u zvogëlua si pasojë e temperaturave të larta.


Zbulimi hedh dritë mbi mënyrën se si janë krijuar pyjet e  Amazonës - për shkak se pluhuri nga mbetjet e liqenit të tharë ka kaluar përtej Atlantikut për të ndihmuar  në krijimin e xhunglës.Hulumtuesit kanë studiuar 30.000 vjet të sedimenteve te pluhurit në brigjet e Afrikës dhe thonë se ndryshimi ndodhi 5.000 vjet më parë në Afrikën e Veriut gjatë rrjedhës së një apo dy shekujve.


Para ndryshimit, rajoni kishte qenë i gjelbër për rreth 6.000 vjet në atë që është e njohur si Periudha e lagësht Afrikës. Sipas shkencëtarëve rezultatet tregojnë për ndryshime të mëdha të habitshme rreth pluhurit që vjen nga Afrika. "Kjo na jep një bazë për kërkime të metejshme pas në kohë, për të interpretuar sa të mëdha kanë qënë ndryshimet klimatike."

 


E gjitha ajo që sot ka mbetur në Liqenin Çad, është një hapësirë prej 355 km katrorësh. Liqeni, i cili  kufizon me kufijtë e Chad, Nigerisë dhe Kamerunit është zvogëluar edhe më tej në madhësi ngaqë njerëzimi merr ujë të freskët prej tij. Hulumtuesit shpjeguan rëndësinë e gjetjes. Sot mbetjet e thata të liqenit janë burimi më i madh i pluhurit në botë (Depresioni Bodélé).

 


Pluhuri nga Bodélé ka kaluar përtej Atlantikut për të ndihmuar në fekondimin e pyjeve të Amazonës. Dr Simon Armitage i departamentit të gjeografisë në Royal Holloway ka thënë se: “Pylli tropikal i  Amazonës është si shportë gjigand e varur”.  Duke qënë një pyll tepër i dëndur, ka nevojë për lëndë ushqyesve të tretshme nga toka, dhe këto duhet të zëvendësohet duke përdorur pleh që bimët të mbijetojnë. Pra do të thotë që ekziton një burim i jashtëm edhe i vazhdueshëm që ushqen dhe pasuron pyjet tropikale të Amazonës”.
Si burim më i madh i pluhurit në botë, depresioni Bodélé shpesh është cituar si një burim i mundshëm i këtyre ushqyesve, por gjetjet tregojnë se kjo mund të jetë e vërtetë vetëm për 1,000 vitet e fundit.

 


Për të analizuar se si liqeni i Mega Chad është tharë, hulumtuesit nga Universiteti i Londrës, Royal Holloway, Birkbeck dhe Kings College, kanë përdorur imazhet satelitore për të parë hartën e zonës së tharë. Ata gjithashtu analizuan sedimentet e liqenit për të llogaritur moshën e këtyre zonave të thara, duke zbuluar se aty më parë ka ekzistuar një liqen. Hulumtimi është publikuar këtë javë në revistën Proceedings të Akademisë Kombëtare të Shkencave.


Më të lexuarat