Secondary Adv

Kamera apo teleskop? Nikon prezanton Coolpix me fuqi zmadhimi x83

Share on Google+

 

Nëse jeni të apasionuar mbas yjeve dhe dëshironi të shihni hënën por nuk keni një teleskop, tashmë është gjetur zgjidhja e duhur, falë një aparati fotografik.

 

Një video e kapur duke përdorur aparatin fotografik Nikon Coolpix P900 tregon se lentet e pajisjes me 83x mund të kapin imazhin e hënës, madje edhe duke lëvizur - një iluzion i krijuar nga rrotullimit i Tokës.Aparati fotografik Nikon P900 kushton vetëm 600 dollarë dhe është lancuar në mars të këtij viti, si edhe është në gjendje që të kapë pamje mahnistëse me ane të opsionit të ‘Super Zoom’ që ofron. Zoom-i i saj është aq i fuqishëm saqë mund të zgjerohet deri në 166x me diçka të njohur si funksioni i ‘Dynamic Fine Zoom’.


Fotografi Lothar Lenz përdori zmadhimin dixhital 166x për të marrë imazhet më të afërta të hënës. Por duke pasur parasysh se satelit i Tokës është rreth 384.400 km larg, arritja ka impresionuar si fotografët amatorë dhe po ashtu edhe ata profesionistë.


Pastërtia e imazhit është aq e qartë saqë mund të dallohet edhe sipërfaqja e hënës. Kjo falë ndihmës së një ndricuesi 16 milionë pixel CMOS, me sensor imazhi që punon së bashku me teknologjinë optike të reduktimit. Lentet e zmadhimit  4-2000-mm kanë një hapje prej f / 2.8 të gjerë, deri në f / 6.5, kur zmadhohet plotësisht. Kur lente zgjerohen plotësisht, ato dyfishojnë gjatësinë e kameras.


Më të lexuarat