Secondary Adv

12 menyra te pakushtueshme per te permiresuar hapsirat ne shtepi

Share on Google+

Nëse jeni në kërkim të ideve për të ndryshuar look në shtëpi, por buxheti është i vogël dhe idetë mungojnë, arreduesit janë këtu për t’ju ndihmuar.

 

Ekspertët e projektimit të brendshme e dinë farë mirë se jo të gjithë kanë para për të shpenzuar, për arredimin e hapsirave të  htëpisë, për mobilje, asksesorë dekorimi me thekse orientale apo stile të tjera. Por në vend të kësaj ata sygjerojnë 12 mënyra si mund ti përmisoni apo dekoroni shtëpinë tuaj me një buxhet fare të vogël.

 

1.Ndërroni mbulesat e krevatit

 

Ju nuk keni pse të përdorni mbulesat e vjetra vetëm sepse ato nuk janë vjetëruar ende. Eshtë koha për të shkuar para. Dizejnuesit e brendshëm rekomandojnë mbulesa shtrati të thjeshta dhe klasike. Qëndroni larg nga model e cmendura dhe shumëngjyrëshe, edhe pse mund ti doni ngjyrat dhe figurat gjeometrike, ato zbardhen shpejt dhe ju bëjnë të dukeni shumë fëminore. Ndaj ka ardhur koha që të përdorni ngjyrat e  bardha dhe në vend të jastëkëve më shumë ngjyra, shtoni vetëm dy ose tre jastëkë shtesë për të fjetur.

 

2.Lyejeni muret ose përdorni letra murale

 

Nëse keni ndërmend që të lyeni hapësirën tuaj të brendshme, lyejeni të gjithën ose vetëm një pjesë të murit. Për këtë mund të përdorni edhe letren murale. Ekspertët e arredimit thonë se të bësh këtë këtë të duket si kur ju keni bërë një përpjekje të madhe për të hequr qafe bojën e të bardhë. Do ti jepni një tjetër pamje shtëpisë, të paktën për disa kohë!

 

3.Vendosni jastëkë me ngjyra

 

Jastëkët janë një ide e përkryer për të dekoruar dhe shtuar një shtresë tjetër në divanin tuaj pa shpenzuar shumë të holla. Ata mund të sjellin shumë ngjyra dhe cilësi duke ndihmuar që të ndryshojë hapësira juaj, pa zëvendësuar divanin apo krevatin.

 

4.Ndryshoni llambat

 

Llambat kushtojnë disa lekë, por mund të bëjë një ndryshim të madh në shtëpinë tuaj. Nëse doni një ambjent romantik, merrni një llambe me ndriçim pak më të ulët dhe të ngrohtë. Nëse pëlqeni vendet super të ndricuara, ka llamba që të ofrojnë dritë maksimale. Ndicimi është në dorën tuaj!


5.Vendosni libra dhe aksesorë të vegjël

 

Librat i japin shtëpisë me padyshim një kontakt të madh të artit dhe dizajnit. Por nëse ato janë të dëmtuara dhe nuk duken bukur, mjafton që të bleni disa veshje kapaku në kancelari, mund ti merrni në ngjyra të ndryshme apo sipas preferencave tuaja. Më pas i vendosni disa prej tyre në tavolinën e mesit, dhe të tjerat në raftin tuaj në një cep të shtëpisë. Disa prej ekspertëve botërorë sugjerojnë që të vendosni edhe tabaka të vogla dekorative, vazo, kuti dhe aksesorë të tjerë funksionale që mund të shërbejnë si dekor në shtëpinë tuaj.

 

6.Përdorni stile të ndryshme në të njëjtën temë

 

Ndonjëherë është e vlefshme që të kurseni paratë tuaja për pjesë të veçantë, të tilla si një kolltuk i madh në një ngjyrë të bukur dhe prej një matriali cilësor. Investoni në atë pjesë që mund t’ju shmangë blerjen e sendeve të veçanta që do të shërbejnë vetëm për hapësirën tuaj të tanishme. Mobiljet shumëfunksionale dhe të përshtarshme kudo janë ekonomike. Ju mund ti përdorni kudo që të shkoni.

 

7.Vendosni korniza në mure

 

Ju mund të vendosni në kornizë cdo gjë. Sepse jo vetëm që i jep rëndësi dickaje, por tregon edhe një pjesë të historisë së saj. Nëse fëmijët tuaj kanë bërë projekte me makarona apo vizatime, mund t’i vendosni në kornizë. Por para se ta bëni këtë sigurohuni që të keni një histori të mirë për të treguar nëse dikush ju pyet në lidhje me të.

 

8.Përdorni lule të freskëta ose kaktuse si elementë dekori

 

Të vendosësh një buqetë të freskët me lule çdo javë do të ndihmojë që të gjallëroni hapësirën tuaj, por kjo mund të jetë e kushtueshme. Ndaj vazot me kaktuse janë një tjetër opsion, për aq kohë që ju dëshironi, pasi mund të përshtaten në cdo ambjent, dhe janë shumë rezistente. Eksperimentoni edhe me vazot e tyre!

 

9. Zgjidhni dhe blini mobilje që mund ti përdoni edhe për ruajtjen e gjërave

 

Mobiljet me përdorim të dyfishtë në ditët e sotme janë të shumta. Ju mund ti përdorni edhe për të mbajtur gjëra. Sa më shumë hapsirë të keni aq edhe më mirë është. Një investim i mirë, zgjat për gjithë jetën.

 

10.Ndryshoni perdet

 

Blerja e perdeve të reja do të ndryshojë mënyrën se si hapësira juaj duket. Një rregullim i vogël do të bëjë një ndryshim të madh. Ato do të duken shumë më mirë dhe do të ofrojë më shumë intimitet.

 

11.Vendosni disa gota te ngjashme prej xhami

 

Ndoshta ka ardhur koha që ju të modernizoni hapësirën tuaj me gota dhe ornamente të ngjashme prej xhami, madje si ato që përdoren në bare. Të jenë të ngjashme nuk do të thotë me patjetër që ju të bleni sete tepër të kushtueshme. Ju mund të përdorni edhe ato që keni por mundohuni që ti përziejeni, do t’ju japin një pamje ndryshe.

 

12.Shtoni disa aksesorë për tualetin

 

Blini një shishe të bukur mbajtëse sapuni për çdo lavaman. Mund të vendosni edhe aksesorë të tjerë dekorues, si për shembull një mbajtëse peshqiri në formë abstrake, apo një qiri aromatizues. Mund ta përdorni kur dëshironi të bëni një banjo relaksuese!


Më të lexuarat