Secondary Adv

Tiparet kyce te tullave Porotherm nga Wienerberger.al

Share on Google+

Wienerberger - TONDACH

Tiparet kyçe të tullave Porotherm

Materiali ndërtimor prej argjile bën pjesë në grupin e materialeve ndërtimore më të vjetra në botë dhe deri sot ka ruajtur një popullaritet të lartë. Nuk është çudi që materialet ndërtimore prej argjile janë plotësisht natyrore, të shumëllojshme, me vlera të përhershme dhe të qëndrueshme. Ata që zgjedhin blloqet e argjilës të kompanisë Wienerberger flejnë të qetë dhe përfitojnë përparësi të shumta.

 

Tulla është e shëndetshme

Shtëpitë e ndërtuara me blloqet e argjilës janë veçanërisht të shëndetshme, sepse ato nuk lejojnë që të depërtojë asnjë ndotës dhe alergjent në ambientet e shtëpisë. Materialet ndërtimore prej argjile janë në gjendje, që ta rregullojnë lagështinë në mënyrë natyrore. Me këtë ato e ndihmojnë atmosferën e shëndetshme e të rehatshme nëpër hapësirat e brendshme dhe mirëqenien për ata që jetojnë aty.

 

Tulla është e sigurt

Shtëpitë e ndërtuara me material ndërtimor masiv prej argjile janë veçanërisht të qëndrueshme, të sigurta dhe u përballojnë ngarkesave të shumta. Falë fortësisë mekanike dhe stabilitetit, ndërtesat e ndërtuara me blloqe argjile jo vetëm që i rezistojnë erës, ndryshimeve të kohës, furtunave dhe borës, por janë gjithashtu të mbrojtura edhe nga fatkeqësitë natyrore, siç janë ortekët, rrëshqitjet dhe përmbytjet. Më tej, blloqet e argjilës nuk digjen, sepse janë të pjekura gjatë procesit të prodhimit. Kështu, blloqet e argjilës e parandalojnë përhapjen e zjarrit nëpër hapësirat dhe ndërtesat tjera. Veç kësaj, në rast zjarri, ato nuk çlirojnë gazra helmues.

 

Tulla është me efikasitet energjetik

Falë kombinimit të formave të blloqeve të argjilës dhe konsistencës së argjilës, këto blloqe mund të arrijnë atë që materialet e tjera ndërtimore nuk munden: domethënë ato ofrojnë izolim nga nxehtësia dhe e ruajnë nxehtësinë. Gjatë stinës së dimrit, ato pengojnë ftohjen e shpejtë, kurse gjatë stinës së verës, i mbrojnë hapësirat nga nxehja e tepruar. Dhe këtë e arrijnë pa izolim termik shtesë në fasadë dhe pa sisteme klimatikë e ventilues. Në këtë mënyrë ato kontribuojnë në zvogëlimin e dukshëm të energjisë së nevojshme për ngrohje dhe ftohje.

 

Tulla ka vlerë të qëndrueshme

Shtëpitë private dhe banesat e ndërtuara me blloqe argjile paraqesin një investim për shumë breza. Ato e kombinojnë rehatinë e shëndetshme të jetesës me një ndërtim të përhershëm të një cilësie të lartë. Me këtë garantohet vlera e lartë e shitjes edhe pas shumë vitesh.

 

Tulla është ekonomike

Ndërtimi me blloqet e argjilës në shumë mënyra është ekonomike: blloqet e argjilës mundësojnë ndërtim të shpejtë dhe fleksibël të mbështjellësit masiv të ndërtesës - kjo sjell kursim në kohë dhe në të holla. Veçanërisht te muret me ndërtim monolit, pa izolim plotësues, erërat, fatkeqësitë natyrore, vapa, ngricat dhe insektet nuk mund ta prishin një mur të tillë. Si rezultat i kësaj, gati nuk ka fare harxhime për mirëmbajtje, vlera e ndërtesës mbetet e qëndrueshme, ndërsa konsumi i energjisë mund të zvogëlohet falë përbërësve të lartë të izolimit të blloqeve të argjilës nga kompania Wienerberger. Dhe ky është një shkak i fortë, që ndërtimi i shtëpisë me material ndërtimor prej argjile është gjithmonë një investim i klasit të parë.

 

Tulla është izoluese e mirë e zhurmës

Muret me blloqe argjile kanë karakteristika të shkëlqyeshme të izolimit nga zhurma. Sa më masiv të jetë muri, aq më i mirë do të jetë izolimi nga zhurma, si nga ana e jashtme ashtu edhe nga ana e brendshme e shtëpisë. Përveç kësaj kompania Wienerberger ofron edhe blloqe argjile që ofrojnë izolim të posaçëm nga zhurma, për shembull në mes të banesave.

Tulla është e qëndrueshme

Ndërtesat e ndërtuara nga blloqet e argjilës janë shumë të forta dhe veçanërisht të qëndrueshme. Me jetëgjatësi mbi 100 vjet, ato qëndrojnë për brezat e ardhshëm. Nëpër botë mund të gjenden ndërtesa me tulla që kanë mbijetuar për shumë shekuj.

 

Tulla është rezistente

Të gjitha materialet ndërtimore prej argjile janë veçanërisht rezistente dhe ekologjike. Ato përbëhen nga materiale të papërpunuara natyrore, që nxirren me kujdes të madh, ndërsa prodhohen në afërsi të tregut, duke siguruar një largësi shumë të shkurtër transporti. E pastaj, për shkak të përdorimit të gjatë të tyre, ndikimi fillestar i këtyre materialeve në mjedis reduktohet në masë të madhe.

 

Tulla është natyrore

Blloqet e argjilës janë material ndërtimor natyror, sepse përbërësit e tyre kryesorë janë argjila dhe uji që vijnë nga natyra.

Materialet ndërtimore prej argjile nuk duhet të trajtohen me lëndë kimike për të arritur mbrojtjen nga zjarri dhe lagështia. Për përmirësimin e cilësisë së produktit shfrytëzohen vetëm aditivët, që janë të verifikuar si jo shkatërrues mjedisi. Kështu, blloqet e argjilës janë absolutisht jo-toksike, pa alergjenë dhe për këtë janë përsosmërisht të përshtatshëm për njerëzit dhe natyrën.

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Wienerberger - TONDACH

 

Wienerberger - TONDACH


Më të lexuarat