Secondary Adv

Shkencetaret kthejne mbetjet ushqimore ne cimento

Share on Google+

Shkencëtarët e materialeve Kota Machida dhe Yuya Sakai, kanë zhvilluar procesin e parë në botë për prodhimin e çimentos tërësisht nga mbetjet ushqimore.

 

Teknologjia e tyre i transformon mbetjet ushqimore, si gjethet e lakrës dhe lëvozhgat e portokallit, në 'çimento' potencialisht të ngrënshme dhe të biodegradueshme për përdorim në ndërtim.

Studiuesit thonë se forca në tërheqje ose përkulje e produktit të tyre është pothuajse katërfish krahasuar me atë të betonit të zakonshëm.

Machida dhe Sakai thonë se shpresojnë të ndihmojnë në reduktimin e ngrohjes globale, duke zbutur problemet që lidhen me materialet ushqimore të shpërdoruara që lëshojnë metan kur kalben ndërsa depozitohen në landfille.

Sakai, zhvilloi teknologjinë duke hulumtuar materiale të qëndrueshme që mund të zëvendësojnë betonin me bazë çimento. Sipas institutit Chatham House, prodhimi i çimentos përbën 8% të emetimeve të dioksidit të karbonit në botë. 

Për ta bërë çimenton të papërshkueshëm nga uji dhe për ta mbrojtur atë nga ngrënia nga brejtësit, produktet duhet të lyhen me llak japonez. Mbetjet e ushqimit janë një problem i madh në Japoni dhe në mbarë botën.


Më të lexuarat