![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Makina diellore Lightyear 0, gati per prodhim
“Këtë muaj, gjashtë vite inovacion arritën majat”. Me këto fjalë, kompania startup holandeze Lightyear ngriti siparin e versionit final të makinës së saj diellore elektrike Lightyear 0 (e njohur më parë si Lightyear One), në një premierë online globale.
Pasi rriti fuqinë punëtore dhe nënshkroi marrëveshje me më shumë se 100 furnitorë, shoqëria tha se është gati për të nisur prodhimin, duke prezantuar specifikat e fundit teknike. Krahasuar me projektin fillestar, automjeti humbet rreth 100 kilometra autonomi.
Objektivi prej 725 kilometrash me një rikarikim, tani është kthyer në 625 kilometra, i vlerësuar në ciklin WLTP (Worldwide Harmonized Light Vehicles).
Megjithatë, distanca është më e madhe se ajo e arritur nga Modeli 3 i Tesla, me sistemin AWD – me një ndryshim të dukshëm. Lightyear 0 është e pajisur me një paketë baterish prej vetëm 60 kWh; kurse makina me katër rrota e Elon Musk, një sistem 82 kWh.
Merita e këtij avantazhi i shkon koeficientit të mirë të rezistencës aerodinamike (0.19), transmisionit elektrik veçanërisht efikas dhe mbështjellëses diellore që mbulon trupin. Lightyear 0 spikat falë 5 metrave katrorë me qeliza fotovoltaike të integruara në mënyrë të përsosur, që i dhurojnë automjetit 70 km në ditë.
“Për të reduktuar në minimun rikarikimin nëpërmjet prizës dhe për të rritur jetëgjatësinë e baterisë, deri më tani strategjia e industrisë ka qenë shtimi i baterive”, tha Lex Hoefsloot, bashkëthemelues dhe CEO i shoqërisë.
“Kjo rrit gjurmën e karbonit të prodhimit dhe, nga ana tjetër, rrit peshën dhe nevojën për stacione rikarikimi me fuqi të lartë. Strategjia jonë e ndryshon këtë qasje. Lightyear 0 ofron më shumë autonomi me më pak bateri, duke reduktuar peshën dhe emetimet e CO₂ për automjet”.
Në vendet me klimë me re – siguron kompania – me një udhëtim mesatar rreth 35 kilometra në ditë – mund të udhëtoni deri në dy muaj, para se të rimendoni për rikarikimin. Në vendet me më shumë ditë me diell gjatë vitit, kjo mund të arrijë në shtatë muaj.
Në lidhje me performancën, makinës i duhen 10 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h dhe mund të arrijë maksimumi në 160 km në orë.
Prodhimi do të nisë në vjeshtë, ndërsa dërgesat e para, në nëntor. Si fillim do të prodhohen vetëm 946 ekzemplarë dhe sigurisht, makina nuk do të ketë çmim të përballueshëm për të gjithë.
Lightyear deklaron se çmimi i Lightyear 0 nis nga 250.000 euro (rreth 266.000 dollarë), thuajse dyfishi i çmimit fillestar i njoftuar për Lightyear One në vitin 2019, me garanci 8 vjet.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/makina-diellore-lightyear-0-gati-per-prodhim/)
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)