×
Secondary Adv

Parajsa ne toke, ja 10 ishujt me te bukur per 2015!

Share on Google+

Toka ka shumë bukuri natyrore, dhe na ofron shumë mundësi për t’i parë nga afër disa nga peisazhet më mahnitëse të saj. Ishujt janë disa nga vendet të cilat zgjojnë kureshtjen për t’i parë nga afër mrekullitë ujore dhe natyrore që të ofrojnë.

 

Një arkipelag i largët vullkanik, i famshëm për kafshët dhe bimësinë e saj ekzotike është cilësuar si ishulli më i bukur në botë nga turistët dhe lexuesit e një ndër revistave më të njohura të udhëtimeve në botë.Pavarësisht se janë rreth 966 kilometra larg nga brigjet e Ekuadorit, Ishujt Galapagos janë gjithmonë tërheqës për turistët, për shkak të natyrës dhë bimëve që shumica e njerëzve nuk do ti shihte kurrë në jetën e tyre. Plazhe idilike, qytete historike dhe brigje të thyera, këto janë top 10 ishuj më të bukur në botë, sipas revistës Travel + Leisure.

 

1. Ishujt Galapagos, Ekuador

 

Ishujt Galapagos janë një arkipelag ishujsh vullkanikë të shpërndarë rreth ekuatorit në Oqeanin Paqësor, 972 km në perëndim të Ekuadorit kontinental. Ishujt Galapagos janë një trashëgimi botërore e UNESCO-s: kafshët e egra janë veçoria e tij më e dukshme. Ishujt Galapagos dhe ujërat e tij përreth janë pjesë e një krahine, një parku kombëtar dhe një rezervë biologjike detare.


Grupi përbëhet nga 13 ishuj kryesorë, 5 ishuj të vegjël dhe 107 shkëmbinj ishujsh. Ishujt janë të vendosur në kryqëzim Triple Galapagos. Ajo është gjithashtu maja me e nxehtë e ishujve Galapagos, një vend ku korja e tokës është ende duke u shkrirë, duke krijuar kështu vullkan. Ndër speciet më të rëndësishme në këta ishuj janë iguanat, breshkat gjigante Galapagos, breshka e gjelbër Galapagos, trangujt e detit, karabullaku i detit, pinguini Galapagos, luanët e detit Galapagos, etj.


2. Bali, Indonezi

 

Një destinacion i preferuar për turistët australiane dhe britanike, Bali është destinacioni më i madh turistike në Indonezi, në sajë të plazheve të mrekullueshme. I rrethuar nga ujërat e ngrohta të Oqeanit Indian, Bali është një nga 17 500 ishujt e arqipelagut indonezian: e megjithatë, edhe pse i rrethuar nga fqinjë shumëngjyrësh, dhe pas dekadash të zhvillimit të turizmit, qëndron madhështor në stolisjen dhe bukurinë e vet të pakrahasueshme me ishujt e tjerë përreth.


3. Maldivet

 

Ky komb idilik tropikal në Oqeanin Indian është i famshëm për ujërat e kristalta, plazhet mahnitëse, jetën e detit dhe vendpushimet luksoze. Maldivet janë një destinacion popullor për muajin e mjaltit dhe zhytësit, me temperatura mesatare të përditshme që mund të luhaten nga 31 C gjatë ditës në 23 C gjatë natës. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Maldive është 17.2C. Me 26 atolle natyrore, Maldivet janë vendi më i ulët në botë, duke rritur frikën se ekzistenca e saj është në rrezik për shkak të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së nivelit të detit.

 

4. Tasmania, Australi

 

Ky shtet ishull në brigjet jugore të Australisë mund të duket si një futje e habitshme në këtë listë, por lexuesit e Travel + Leisure e quajtën atë një thesar pak të njohur. Ky vend magjepsës ka një histori të pasur kulturore. Ata të cilët e kanë vizituan bien dakord se plazhet  e mrekullueshme dhe shtigjet e mëdha për hiking e bëjnë Tasmaninë vend shumë miqësore për aventurë. Ndoshta më e njohur për Tasmanian, është se 40 për qind e këtij ishulli të madh është e rezervuar si një park i trashëgimisë botërore. Peisazhet e saj mahnitëse përfshijnë male, pyje dhe plazhe piktoreske.  Peizazhi fantastik është shembulli i gjallë i asaj që ishte Australia përpara bumit të madh turistik.

 

5. Santorini, Greqi

 

Një ishull antik i cili ka pësuar një nga shpërthimet vullkanike më të mëdha në histori. Santorini duket si asnjë pjesë tjetër e tokës. Santorini ndodhet 193 kilometra në jugperëndim të Greqisë kontinentale, ku çdo gjë është më e shndritshme: shtëpitë e bardha në formë kubesh, deti i kthjellët dhe perëndimi fantastik.


6. Moorea, Polinezia Franceze

 

Bukuri natyre, plazhe dhe restorante nga ku ju fitoni përshtypjet më të mira në ishullin Moorea. Bukurinë tropikale e plotëson dhe tradita franceze, kështu që vendi ka shumë për të ofruar me lagunat e bukura dhe opsionet për ekskursione. Edhe një turne me autobusin lokal është tepër interesant.

 

7. Maui, Hawaii

 

Në këtë listë nuk kishte si të mungontë Maui, një prej ishujve më spektakolare të Hawait. Maui është vlerësuar vazhdimisht si një nga ishujt më të mirë në botë në sajë të plazheve të saj të mahnitëshme, sporteve të ujit dhe vullkanit masiv të Haleakala. Aty gjen plazhe spektakolare, ujëvara, male, pyje dhe kratere vullkanike. Ishulli Maui është kryefjala e ishujve Hawaii dhe një destinacion i preferuar gjatë verës për njerëz që duan luksin dhe modernitetin.


8. Kauai, Hawaii

 

“Një pjesë e vogël e parajsës”, ishulli i Kauai ndoshta është ishulli më relaksues në Hawaii. Në të vërtetë, sjellja e ngrohtë e banorëve e kombinuar me bimësinë e pasur në mënyrë të qartë shtojnë ndjesinë e relaksit. Megjithatë ekziston elementi aventurë, si udhëtimi me helikopter mbi ishull.


9. Ishujt e Barrrires së Madhe Koralore, Australi

 

Great Barrier Reef, e cila shpaloset nga bregu verilindor i Australisë, është vërtet një ndër ishujt më të bukur në botë. Zona me ujë të kristaltë e mbushur me korale të mrekullueshme bashkë me jetën e detit: balena, breshka, molusqe gjigante dhe mbi 400 specie të tjera përbën një nga mrekullitë e radhës. Kjo çudi e botës nënujore është shtëpia e më shumë se 500 lloje algash deti dhe 1500 lloje peshqish- dhe ka gjithë ngjyrat që nevojiten për ta treguar këtë.

 

10. Malta

 

Ky arkipelag në Detin Mesdhe - dikur pjesë e Perandorisë Britanike - ka fituar edhe më shumë interes nga turistët vitet e fundit pasi ka shërbyer si një vend për xhirimet e filmit të famshëm “Game of Thrones”. Ofron plazhet më të bukura me ujë të kristaltë, kështjellat mesjetare, rrugë për këmbësorë dhe ushqim të shijshëm . Ishulli i bukur i Maltës i ka të gjitha përbërësit për të qenë një destinacion i shkëlqyer për muajin tuaj të mjaltit.  Kryeqyteti i i Maltës, Valletta, është një nga zonat më të koncentruar historike në botë, me 320 monumente dhe ka statusin UNESCO të Trashëgimisë Botërore. Plazhet e Maltës kanë një bukuri të rrallë dhe do t’i japin një shije magjike muajit tuaj të mjaltit. Lagunat, gurët, rëra janë garantues të momenteve të këndshme në shoqërinë e shpirtit tuaj binjak. Ato ju ofrojnë çaste relaksi dhe kënaqësie në çift. Ju mund të kënaqeni duke shëtitur së bashku nëpër kodra, lugina dhe shkëmbinj përgjatë ishullit të Maltës.


Më të lexuarat