Secondary Adv

Asus lancon laptopin me ekran te palosshem

Share on Google+

Asus ka lançuar Zenbook 17 Fold OLED, një laptop me një ekran të palosshëm, por që do t'u kushtojë përdoruesve 3000 paund.

 

Pajisja futuriste, e lansuar në IFA Berlin të mërkurën, ka një ekran OLED me prekje 17.3 inç të palosshëm me një menteshë në mes.

Asus thotë se ekrani me prekje paloset në një madhësi kompakte 12,5 inç. Pajisja do të dalë globalisht gjatë tremujorit të katërt, por nuk do të jetë e lire, pasi çmimet fillojnë me 3,499 dollarë.

Zenbook 17 Fold OLED u jep përdoruesve 2 madhësi të ekranit OLED në një pajisje, së pari, një ekran të madh me prekje 17,3 inç 2,5K që paloset në mes. Kur paloset e mbyllur plotësisht, është një pajisje kompakte dhe portative 12,5 inç.

Asus thotë se paloset përgjatë një menteshë 180 gradë të projektuar me saktësi që është testuar për t'i bërë ballë mbi 30,000 cikleve të hapjes dhe mbylljes.

Kur shpaloset përdoruesit mund ta ndajnë ekranin në segmente, që secili shfaq aplikacione të ndryshme. Zenbook 17 Fold OLED ka tastierë Bluetooth por funksionon gjithashtu me tastierë virtuale që zë një nga segmentet e ekranit.

Asus thotë se pajisja mund të përdoret si një tabletë (me ekranin plotësisht të shpalosur), një laptop (me ekranin pjesërisht të palosur gjatë përdorimit të tastierës) dhe një e-libër (që mbahet i hapur si një libër).


Më të lexuarat