Secondary Adv

Nje qytet lundrues ne forme breshke qe do strehoje 60 mije njerez

Share on Google+

Dizajnerët italianë kanë zbuluar planin për një qytet lundrues në formë breshke që do të kushtojë 8 miliardë dollarë.

 

Koncepti “Pangeos” është një jaht që do të strehojë 60 mijë njerëz dhe do të funksionojë me energji diellore.

Do të përfshijë hotele, qendra tregtare, parqe dhe një pistë për aeroplanë. Jahti do të jetë 548 metra i gjatë dhe 609 metra i gjerë dhe do të duhen të paktë tetë vjet për t’u ndërtuar.

Mundësohet nga nëntë motorë superpërçues dhe secili prej tyre është plotësisht elektrik i aftë për 16800 kf dhe që fuqizohet nga burime të ndryshme energjie në bord.

Nëse koncepti do të realizohet, do të bëhej struktura më e madhe lundruese në botë e ndërtuar ndonjëherë. Projektuesit sugjerojnë që një kantier detar gjigant do të duhej të krijohej posaçërisht për projektin.


Më të lexuarat