Secondary Adv

Si te ndertoni nje kondicioner ne kushte shtepie per 15 minuta

Share on Google+

Me ardhjen e verës vjen edhe i nxehti, por edhe netët pa gjumë nga sikleti që shkakton ai. Kush ka një kondicioner në shtëpi është ndoshta më me fat, por megjithatë mbajtja ndezur e tij për një kohë të gjatë mund t’ju shkaktojë probleme muskulare dhe ftohje.


Vera e këtij viti ka sjellë me padyshim temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në shumë vende të ndryshme dhe kjo ka bërë konsumin e energjisë elektrike në një masë tepër të madhe, pa harruar që fatura vjen në fund muaji, prandaj mos u habisni. Nëse blerja e një kondicioneri ju duket e shtrenjtë, ju mund ta ndërtoni një kondicioner në kushte shtepie, me artikuj që nuk kushtojnë dhe që janë shumë të lehtë për tu instaluar.Për këtë ju nevojitet një freksuese e zakonshme, një kuti amballazhi prej polisteroli ose sikurse njihet në gjuhën e përditshme ‘buke peshku’, një tub ajrimi, një izolant- ngjitëse , një stilolaps dhe një thikë.

 

 


Pasi ti keni grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme, merrni kapakun e arkës prej polisteroli, vendosni freskuesen mbi të dhe shënoni formën e saj me një stilolaps, të njëjtën gjë bëni edhe për tubin e ajrimit. Më pas e prisni në bazë të formës që keni vizatuar, pasi ta prisni vendosni fillimisht tubin, e ngjisni me izolant dhe më pas fusni në kuti disa qese me akull. Vendosni kapakun mbi kuti, vendosni dhe freskuesen mbi të dhe kondicioneri është gati!
Për ta parë sesi mund të bëhet mjafton të shihni videon e mëposhtme të cilën e ka publikuar Business Insider. Ju mund të freskoheni, pa shpenzuar para.


Më të lexuarat