Secondary Adv

10 plazhet me te mira per pushime ne Itali

Share on Google+

Italia njihet si djepi i kulturës, artit, kuzhinës, verës dhe natyrës së mahnitshme. I gjithë vendi ka dalje në det dhe plazhe të shumta të paprekura. Italia dhe ishujt e saj gjenden në zonën klimatike mesdhetare, e cila siguron mot të këndshëm gjatë gjithë vitit. Se kush është plazhet më të bukura në më Itali?

 

Këtë na e thotë klasifikimi i The Telegraph për 2015-en, që përvecse na thote plazhet me të mira të Italisë, na jep këshilla të cmuara edhe për plazhet më të pastra. Sardenjaë protagoniste e padiskutueshme e klasifikimit, me shumë vende qe mirëpresin vizitorë me plazhet e tyre të bardhë që lagen nga një det kristal, por lista përfshin me patjetër Sicilinë, Kalabrinë dhe Campanian, duke u hedhur më pas tek Liguria. Nëse jeni ende të pavendosur për pushimet tuaja në plazh, me shumë mundësi do t’ju vijë në ndihmë.


1.Puglia

 

Disa nga plazhet më të mira të Italisë janë në Puglia - veçanërisht në në jug të qyteteve historike të Avetrana dhe Manduria, ky i fundit i njohur për verën Primitivo. Për rërën e bardhë, ujin  e tejdukshëm dhe dreka joformale në beach-restorantet. Megjithëse destinacionet si bregdeti Capri dhe Amalfi, janë për një kohë të gjatë në hartat tusistike, bregdete te tjera të shtrira në pjesën jugore te Italisë, kanë një ciceron të admirueshëm. Madje edhe Puglia, e cila është bërë e njohur me bregdetin e ulët nga fluturimet që bëhen jashtë sezonit apo për kërkuesit e diellit, i ka gjiret e veta sekrete dhe fillesat e braktisura. Sfidat në vendet të cilat pavarësisht rënies së ekonomisë, përsëri i kanë çmimet më të larta për akomodim në Evropë, balancohet vlera e parave me afërsinë e plazhit.


2. San Fruttuoso

 

Zhvendosemi pak në veri, për të zbuluar një det tjetër të bukur në një gji të jashtëzakonshëm. Po flasim për gjirin San Fruttuoso. Ky vend magjik laget nga një det kristal dhe transparent që ju fton jo vetem për tu relaksuar totalisht, por dhe për të parë një peisazh që rrethon këto ujera. Sepse ky gji rrethohet nga bimësi mesdhetare, që me gjelbërimin e ndezur, ben kontrast me shtëpitë tipike te plazhit.

 

3.Kalabria

 

Në Kalabri ka shumë gjire dhe plazhe të mrekullueshm. E para që mund të përmendim në listë është Tropea, një emer, një garanci. Ky vend fantastik, konsiderohet si kryeqyteti i pushimeve të Kalabrisë, është vleresuar shumë herë për detin e mrekullueshem. Ka det të pastër, kristal, por pushimet shkojnë përtej plazhit, pasi ka shume pallate interesante dhe kishëza, qendrën historike kalabreze. Plazhet më të bukur janë Cannone, Rotonda dhe San Leonardo.


4. Viareggio

 

Viareggio qytet bregdetar karakteristik Italian, i rrethuar nga deti i pastër kristal, rëra e bardhë dhe vila dhe hotele të bukura të shumëngjyrta. Është një destinacion që mund të frekuentohet nga familjarë. Ku mund të shijojnë plazhet fantasike dhe ushqime deti të freskëta.  Kombinimi i historisë dhe stilit me një pasion toskan për gjërat e mira të jetës, Viareggio është pak a shumë si Florence.

 

5.San Vito Lo Capo, Sicili

 

Plazhi San Vito Lo Capo është sigurisht një ndër më të bukurit e Sicilisë, faleë detit të jashtëzakonshëm që ka, i cili i fton turistët të bëjnë një zhytje freskuese. Plazhi është i përbërë nga gati 3 km rërë të artë, i cili është perfekt dhe për ata nuk dine not mirë.


6. Monte Argentario, Toskanë

 

Toskana është një nga destinacionet më të njohura në Itali, për arkitekturën mesjetare, kodrinat me vreshta dhe sigurisht për qytetin e bukur të Firences. Toskana mund të vizitohet në cdo periudhë të vitit, jo vetëm për natyrën e mrekullueshme që ofron por edhe për të shijuar kuzhinën tradicionale dhe verën e zonës. Por kur vjen puna tek plazhet Toskana është thjesht e mrekullueshme.Monte Argentario është një Mekë për turizmin elegante dhe të kamur gjatë verë.


7. Vasto, Abruco

 

Me plazhet e saj të pafundme rërë të bardhë, deti Adriatik ka marrë meritat për eksplorimin e shumtë të Italisë në vendpushime si Riminit dhe Riccione. Vasto është një vend elegant, i vendosur lart mbi një shtrirje të mrekullueshme të bregdetit dhe natyrës.


8.Ischia

 

Ischia të ofron plot gjëra për të bërë si nga ana kulturore dhe e zakoneve. Ndër to, ecja ne këmbë nga Ischia për në qytetin e Ischias, ndjek një rrugë që shkon nga porti në rajon, nga rruga Roma në plazhin e San Pietros, nga stacioni Zoologjik i Benthos( laborator i kërkimeve ekologjike) neë kishen e marinareve të Giovan Giuseppe të Kryqit, nga plazhi i peshkatarëve në Mandra. Është pastaj dhe Ischia aragoneze, rruga që preku betejat e shumta, intrigat gjyqësore, mrekullitë e shenjtëve dhe rrefen një histori të filluar që në shekullin e XV me ndërtimin e kështjelles nga Alfonso d’Aragona. Ka akoma, është ndjenja e gjelbër e natyrës së Ischias, është Ischia ekstravagante që zbulon misteret e ishullit dhe eksploron vendet kulturore të popullsisë vendase. Për të mos harruar plazhet që do të magjepseni.


9.Capo Testa, Sardenjë

 

Duke qenë ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, Sardenja ka një bregdet shumë të gjatë dhe shumë plazhe me rërë. Falë pozitës së saj gjeografike në këtë vend ka aktivitete të shumta gjatë gjithë vitit, si: kalërim, lundrim, madje edhe skijim në dimër. Në këtë vend ka aktivitete të ndryshme, natyrë të bukur, vijë të gjatë bregdetare dhe kuzhinë fantastike. Capo Testa është një kep, më shumë si një ishull, 3 km në perëndim, me formacionet gurësh dhe një plazh të mrekullueshëm më rërë të badhë dhe ujë të kristaltë.


10.Chia, Sardenjë

 

Në krahinën e Oristanos, në një nga qoshet më të egra dhe më të pacënuara të Sardenjës, mund të zbulosh dy nga mrekullitë e ishullit. I pari është plazhi i Aruttas, një hapësirë e pafund me ngjyrë të bardhë i formuar nga kokrrat e kuarcit të rrumbullakosura nga valët. E dyta, gjendet më në jug është gadishulli Sinis, ku ju gjeni kishën e San Giovanni, të ndërtuar në shekullin e njëmbëdhjetë  Është një tjetër vend i Sardenjës që ka det të mrekullueshëm me ujëra të cekta, i cili lag plazhet me rërë të bardhë. Përshembull, është plazhi i bukur i Chia-s, që është plazhi kryesor .


Më të lexuarat