Secondary Adv

5 Arsyet pse ja vlen te blesh post parkimi ne Tirane

Share on Google+

Progeen Construction

Nëse jemi duke menduar për të blerë një apartament në Tiranë, ajo që kemi në konsideratë është nëse është apo jo e leverdishme që bashkë me të, të blejmë edhe një post parkimi në të njëjtën godinë. Për fat të keq si pasojë e rritjes globale të çmimit të materialeve të ndërtimit që ka çuar në rritjen e çmimeve të apartamenteve, ka një rritje edhe të çmimeve të posteve të parkimit.

Në këto kushte, kemi një dilemë serioze që duhet të zgjidhim lidhur me këtë problem. Më poshtë janë disa faktorë që duhen marrë parasysh për të na ndihmuar në vendimmarrje.

 

1. Mungesa e parkimeve publike:

Tirana është një qytet me mungesë të theksuar vendesh parkimi publik dhe me një numër gjithnjë e më në rritje makinash. Në tiranë numri i makinave rritet më shumë se numri i banorëve. Gjithashtu në Tiranë, duke qenë se është qendra kryesore administrative dhe e biznesit e Shqipërisë, hyjnë çdo ditë një numër shumë i madh makinash të cilat nuk janë rezidente në këtë qytet duke e bërë akoma më vështirë të gjesh një vend parkimi të lirë, veçanërisht në zonat rezidenciale.

 

2. Komoditeti për rezidentët ose bizneset:

Nëse jeni banor në një ndërtese rezidenciale apo zotëroni një zyrë apo biznes në Tiranë, pasja e një parkimi të dedikuar do t’ju japë një komoditet në çdo stinë dhe sido që të jetë moti. Ju nuk do të keni nevojë të stresoheni për të parkuar sa më afër punës apo banesës suaj dhe nuk do të ndieni as vapën e as të ftohtin ndërmjet lëvizjeve tuaja. Madje nëse parkimin e keni të mbyllur apo nëntokësor edhe makina do të rrijë e pastër për një kohë më të gjatë.

3. Koha e kursyer:

Përveç kohës që duhet të shpenzoni për tu kthyer në shtëpi, do të duhet një kohë e konsiderueshme për të gjetur në një rreze prej 500 metrash nga zona ku banoni nëse nuk keni një parkim tuajin. Kjo kohë e përditshme e përkthyer në vlerë monetare bën një faturë të konsiderueshme.

 

4. Siguria e mjetit tuaj:

Një vend parkimi me akses të kontrolluar ofron edhe siguri për mjetin tuaj, veçanërisht nëse keni një mjet me vlerë të konsiderueshme. Pothuaj të gjithëve na ka ndodhur të na gërvishtin apo godasin makinën kur e kemi lënë në hapësira publike parkimi. Duke pasur një vend parkimi personal, ju mund të jeni të qetë se mjeti juaj është i sigurt.

5. Aset për investim afatgjatë:

Blerja e një vendi parkimi në Tiranë mund të shihet edhe si një mundësi e investimit. Ndërsa rritet kërkesa për vende parkimi në qytet, çmimi i tyre gjithashtu vjen në rritje bashkë me çmimin e qirasë mujore të parkimit. Në 3 vitet e fundit, çmimet e parkimit janë rritur paralelisht me çmimet e apartamenteve, madje në zona të caktuara afër qendrës janë rritur më shpejt se çmimet e apartamenteve. Kështu, mund të konsiderohet si një investim afatgjatë që mund të sjellë përfitime financiare në të ardhmen po aq ose më shumë se sa investimi në një apartament.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanise

Progeen Construction

 


Më të lexuarat