Secondary Adv

DEUTSCHCOLOR: Si të hiqni mykun nga muret e shtëpisë

Share on Google+

DEUTSCHCOLOR

Myku është një shqetësim i madh në shumë shtëpi familjare. Kryesisht shkaktohet kur gjen ambient të përshtatshëm për zhvillim dhe në të shumtën e rasteve është lagështia ajo që e ndihmon përhapjen. Ndonjëherë bëhemi indiferentë ndaj pranisë së mykut kur ai nuk është i përhapur në një sipërfaqe të madhe të banesës dhe fillojmë të shqetësohemi kur ai fillon të zërë sipërfaqe të mëdha.

Në asnjë moment, nuk duhet të injorohet prania e mykut pasi shkakton dëme edhe në trupin e njeriut. Ndërsa myku përhapet, rreziqet për shëndetin rriten.

Përveç inflamacionit të syve, lëkurës dhe sistemit të frymëmarrjes, herë pas here mund të shfaqen edhe alergji të ndryshme. Me kalimin e kohës, këto inflamacione të frymëmarrjes mund të përparojnë në bronkit kronik, kollë dhe astmë. Nëse një person vuan nga ndonjë sëmundje e mëparshme, atëherë myku mund të shkaktojë rreziqe shtesë: kështu, në rastet e astmës së rëndë kronike, rreziku i sëmundjeve të rrezikshme alergjike të mushkërive rritet.

 

Përveç problemeve që shkakton, myku ka edhe një erë shumë të rëndë që kthehet në një shqetësim për njerëzit që jetojnë në apartament.

Shpesh lexojmë metoda të ndryshme se si të hiqni mykun nga muret e shtëpisë tuaj, edhe pse ndonjëherë ato nuk janë shumë efektive. Për një rezultat të dëshiruar sugjerojmë Reiniger 42 dhe myku nuk do të jetë më shqetësues. Reiniger 42 është një dezinfektues i lëngshëm kundër mykut, i cili kombinon dezinfektimin dhe pastrimin. 

 

Përdoret në mjedise me sipërfaqe të ndotura me myk, baktere dhe alga. Reiniger 42 është një material jo toksik që përdoret në sipërfaqe të lyera, të ndotura me myk dhe në zona me lagështi të lartë, për të penguar rritjen e mykut në sipërfaqen e lyer. Është efektiv brenda dhe jashtë dhe përdoret për të pastruar mure, gurë, tulla etj.

 

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanise

DEUTSCHCOLOR


Më të lexuarat