Secondary Adv

Energy Expo & Forum 2024, 28-30 Mars 2024

Share on Google+

Edicion i 6-të i “Energy Expo & Forum 2024” që do të zhvillohet më 28-30 Mars 2024, do të fokusohet në gjithëpërfshirjen e sektorit të energjisë.

 

Synimi kryesor i këtij edicioni do të jetë krijimi i një hapësire të përbashkët ku do të mblidhen elementët kryesorë të sektorit privat dhe shtetëror në vend dhe rajon;

 

nxitja e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve më të rëndësishëm në fushën e energjisë, mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe në rajon;

 

informimi dhe orientimi për projektet potenciale të investimeve në sektorin e energjisë si dhe ndryshimet në legjislacion dhe përfitimet prej tyre;

 

krijimi i mundësive për prezantim të teknologjive më të avancuara dhe format e disponueshme të financimit të projekteve të tyre; formimi i partneriteteve publike-private në Shqipëri dhe më gjerë.

 

“Energy Expo & Forum 2024” do të mbahet në Expocity Albania gjatë datave 28-30 Mars 2024.


Më të lexuarat