SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote
Duke nisur nga Shtatori i 2023 SOLARON ka sjellë një risi në tregun shqiptar të energjive të rinovueshme. Mund të na tregoni diçka më shumë?
Ne tek Solaron shpk jemi shumë krenarë që pas disa muajsh negocjatash me kompaninë AIKO Solar, kemi mundur të sjellim në Shqipëri panelin fotovoltaik më efiçient në Botë, përmes kontratës tonë të distribucionit për Shqipërinë, Kosoven dhe Maqedoninë e Veriut. Tashmë çdokush që po mendon të instalojë panele fotovoltaike në shtëpinë ose në biznesin e tij, mund të blejë super-panelin e AIKO. Kjo është e mundur përmes kontratave me-çelësa-në-dorë me SOLARON shpk ose me kompani të tjera instalatore.
Çfarë e bën të veçantë panelin e prodhuar nga AIKO Solar?
Padyshim efiçienca e tij! Plot 24%! Asnjë prodhues tjetër paneli nuk ka arritur këtë efiçiencë. Është paneli fotovoltaik më efiçient në botë që prodhohet sot për sot.
Pse është kaq e rëndësishme efiçienca e një paneli diellor?
Është shumë e thjeshtë: – Sepse një panel me efiçiencë më të lartë do të prodhojë më shumë energji elektrike, për të njëjten sipërfaqe në një vend të caktuar. Efiçienca e panelit është në proporcion të drejtë me energjinë elektrike të prodhuar prej tij. Panelet elektrike që janë duke u instaluar aktualisht në Shqipëri kanë një efiçiencë prej 18% deri 20.5%. Kjo do të thotë që ato shndërrojnë në energji elektrike te shfrytëzueshme vetëm 18-20% të energjisë diellore që marrin, përkundrejtë 24% që mund të merret nga panelet AIKO.
Si është e mundur që panelet AIKO kanë një efiçiencë kaq të lartë?
Panelet AIKO mbajnë rekord për nga efiçienca. Kjo vjen si rezultat i teknologjisë së avancuar e njohur si ABC. Disa vite më parë, AIKO ka shpikur qelizën ABC me efiçiencë 26.5%. Përkthyer nga anglishtja (All Back Contact), të gjitha kontaktet dhe qarqet elektrike janë mbrapa qelizës. Nëse e shikoni nga afër një panel të AIKO do të vini re që paneli nuk ka zbara (vija të holla paralele në qelizë). Tek panelet tradicionale zbarat zënë rreth 5% të sipërfaqes së tij e si rezultat, reduktojnë sipërfaqen që absorbon dritën, madje ato reflektojnë një pjesë të ndriçimit që merr paneli dhe rrisin humbjet teknike nga rezistenca, e si rezultat ulin efiçiencën e panelit. Ndër të tjera, kjo teknologji i jep paneleve AIKO një pamje shumë tërhqëse, duke përmbushur edhe kërkesat estetike të arkitektëve.
Përveç efiçiencës, çfarë i bën panelet AIKO tërheqëse për blerësin?
Sigurisht që efiçienca është treguesi kryesor i cilësisë së një paneli fotovoltaik, por jo i vetmi. Një tjetër karakteristikë unike e paneleve AIKO është ai që në gjuhën teknike njihet si Koefiçienti i Temperaturës. Të gjithë panelet fotovoltaike përjetojnë humbje teknike, pra rënie të prodhimit të energjisë elektrike, kur temperatura e modulit rritet mbi 25°C. Ky koefiçient për panelet tradicionale nis nga -0.37%/°C; sa më i vogël në vlerë absolute të jetë ky koefiçient aq më i mirë paneli. Për panelet AIKO koefiçienti i temperaturës së fuqisë është -0.29%/°C, vlera më e ulët e mundshme e teknologjisë së sotme. Për një investitor, kjo do të thotë që gjatë verës kur temperaturat rriten shumë, nëse ata instalojnë panele AIKO, prodhimi i energjisë elektrike do të pësojë më pak rënie krahasuar me panelet tradiconale konkurrente. Gjithashtu, nuk mund të le pa përmendur densitetin e energjisë së paneleve AIKO.
Çfarë do të thotë densiteti i energjisë së një paneli fotovoltaik?
Densiteti i energjisë së një paneli, ose densiteti i fuqisë, nënkupton sa Vat-Pik fuqi e instaluar fotovoltaike janë në një metër katror panel fotovoltaik. Ky numër llogaritet duke pjesëtuar Vatët-Pik të panelit me sipërfaqen e tij. Dëgjoj shpesh shumë njerëz, përfshirë inxhinierë, që gjykojnë se sa më i fuqishëm të jetë një panel, aq më i mirë është. Kjo është e gabuar. P.sh. janë prodhuar panele fotovoltaike që tejkalojnë 700Wp, por për një metër katror fuqia e tyre e instaluar është më e vogel se ajo e AIKO që aktualisht është 240Wp/m², një tjetër rekord i industrisë. Densitet i lartë i energjisë së një paneli do të thotë që për të njejtën sipërfaqe, fuqia e instaluar është më e madhe. Ose për të njejtën sipërfaqe prodhohet më shumë energji elektrike.
Po garancitë e AIKO cilat janë?
Paneli tradicional i AIKO ka 15 vjet garanci produkti dhe 30 vjet garanci prodhimi. Kjo do të thotë që për 15 vitet e para, AIKO garanton që paneli nuk do të ketë dëmtime apo defekte fizike. Ndërsa garancia e prodhimit prej 30 vitesh nënkupton që AIKO garanton se në vitin e 30 të punës, panelet e tyre do të ruajnë jo më pak se 88.85% të prodhimit të vitit të parë. Gjithashtu, degardimi i vitit të parë të këtij paneli është jo më shumë se 1%, ndërkohë që për panelet konkurrente kjo vlerë është 2-3%. Pas vititi të parë panelet AIKO janë të garantuara se nuk do të degradojnë më shumë se 0.35% në vit, ndërkohë që panelet konkurrente degradojnë me 0.5-0.6% çdo vit.
Si përkthehen të gjithë këto karakteristika teknike që ju na treguat në përfitim të investimeve ?
Përfitimet janë të qarta: do të prodhohet më shumë energji me panelet AIKO për të njëjtën sipërfaqe, do të ketë më pak humbje teknike nga temperaturat e larta gjatë verës, do të kemi më pak degradim paneli në çdo vit të operimit të tij, pra prodhimi vjetor i energjisë do të jetë më i lartë.
Po për investime në parqe të mëdhenj fotovoltaikë, a mund të përdoret paneli AIKO?
Padyshim që po. Për çdo tip instalimi, nga sistemet 5 kW për shtëpi, tek sistemet 50-500 kW për vetëkonsum, e deri tek parqet e mëdha, AIKO është zgjedhje optimale. Për këto të fundit, përveç prodhimit të shtuar me 5%-10% që vijnë nga faktorët teknikë që shpjegova më lart, të mos harrojmë edhe kursimet gjatë fazës së investimit. Këto kursime janë: reduktim i sipërfaqes së tokës, reduktim i kostos së strukturës së montimit me 10-15%, reduktim i materjaleve instalative me 5%, reduktim i shpenzimeve të transportit, reduktim i shpenzimeve të mirëmbajtjes e pastrimit të paneleve; dhe gjithashtu shumë e rëndësishme është futje më e hershme në punë e impiantit, sepse reduktohet koha e instalimeve me 12-15%, gjë që garanton kthim te shpejtë të investimit.
Për shkak të gjithë këtyre karakterisitkave teknike të avancuara të panelit dhe përfitimeve, paneli AIKO duhet të jetë shumë i shtrenjtë?
Jo domosdoshmërisht. Sigurisht që paneli AIKO nuk mund të vijë në treg me të njëjtin çmim si panelet tradicionale, por ato paguajnë për diferencën në çmim përmes faktit se do prodhojnë më shumë energji dhe kursejnë në format që i përmenda më lart. Kurresesi nuk duhet llogaritur vetëm kostoja e investimit; ajo që llogaritet është shpejtësia e vetëshlyerjes së investimit. Psh, nga eksperienca jonë dhe çmimet aktuale, klientët tanë që instalojnë sisteme mbi 100 kW me panele AIKO e kanë vetëshlyerjen midis 2 dhe 2.5 viteve. Ky është një investim i shkëlqyer. Investim i shkëlqyer dhe i sigurtë!
Kush është AIKO si kompani?
Aiko Solar ka një kapacitet të prodhimit të qelizës prej 61GW/vit dhe 25 GW/vit kapacitet të prodhimit të modulit fotovoltaik ABC. Ajo është një kompani me rreth 5 miliard dollarë xhiro, me 20% të stafit të dedikuar kërkim-zhvillimit, zotëron mbi 1000 patenta teknologjike. Aiko Solar është një kompani e integruar vertikalisht, pra kujdeset për çdo proçes që nga nxjerrja e silicit deri tek prodhimi i panelit.
Kush është SOLARON shpk.
SOLARON shpk është një implementues sistemesh fotovoltaike, ofrues shërbimesh me-çelësa-në-dorë të sistemeve fotovoltaike të një fuqie mbi 50 kW. Ne ofrojmë shërbime inxhinierike profesionale dedikuar teknologjisë fotovoltaike prej rreth 9 vitesh. Klientët tanë janë industria dhe biznesi. Nëse jeni duke menduar instalimin e një sistemi fotovoltaik kontaktoni www.solaron.al për të marrë ofertën tuaj.
Ju jeni e vetmja femër në Shqipëri që drejtoni një kompani të energjisë së rinovueshme. Mund të tregoni çfarë ju shtyu të themeloni SOLARON shpk? Sa e lehte apo e vështire ka qenë kjo për ju?
Une jam inxhiniere elektrike. Kam studiuar në Kanada. Për fotovoltaikët jam specializuar në Kaliforni. Kam punuar si atje edhe në Shqipëri në industri të ndryshme, por vendosa të punoj për veten time në 2015. I vetmi sektor industrie që me intrigonte atëherë dhe që nuk ekzistonte në Shqipëri ishin fotovoltaikët. Në 10 vitet e fundit i jam dedikuar këtij sektori duke i dhënë zgjidhje teknike dhe rentabël klientëve tanë. Industria energjetike mbizotërohet nga meshkujt, jo vetëm në Shqipëri por kudo. Padyshim që në një vend si Shqipëria mentaliteti dhe paragjykimet ekzistojnë nga ana e klientëve kur shikojnë që është një femër ajo që i këshillon për investimet e tyre. Ka raste që biznesi im penalizohet nga ky fakt, por përgjithësisht klientë më besojnë mua dhe stafin që une drejtoj. Fakti që kemi kaq vite ne treg dhe kemi shumë klientë të kënaqur që na rekomandojnë të tjerë klientë, është dëshmi e kësaj.
Per me teper informacion klikoni SOLARON SH.P.K