Secondary Adv

Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi

Share on Google+

                                             Orion Construction

 

Park Avenue Tower në Tiranë është projekti i parë për zyra në Shqipëri që siguron certifikimin BREEAM Design Stage me vlerësimin Shkëlqyeshëm, sipas standardeve Europiane për pronat tregtare.

 

Certifikata jo vetëm që konfirmon integrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në projektimin teknik të ndërtesës, por shërben si një shembull i rritjes së ndërgjegjësimit të investitorëve vendas mbi metodat e qëndrueshme të ndërtimit në nivel Europian.

 

Proçesi i certifikimit u krye nga ekspertë të Colliers Poloni dhe zyrës së Colliers në Shqipëri.

 

E vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës, Park Avenue Towerështë një ndërtesë shumëkatëshe që do të jetë pjesë e një projekti me funksion miks.

Me gati 13,000 m2 hapësirë zyrash, kulla është e pajisur me sisteme të avancuara, pajisje të lehta për përdorim, dhe zgjidhje moderne pro-ekologjike që synojnë të sigurojnë një nivel të lartë rehatie për përdoruesit, duke kontribuar pozitivisht në mjedis. 

 

Një shembull i konfirmimit të qëndrueshmërisë janë certifikimet e njohura globalisht, siç është certifikata BREEAM që sapo i është dhënë Park Avenue Tower. Shqipëria me certifikimin e saj të parë ka vendosur një standart të lartë për tregun vendas.

 

Jane Goddard, Zëvendës CEO dhe Shefe e Marketingut në BRE, u shpreh se: “Lajmi i sotëm është një hap i madh përpara për mjedisin e ndërtimit në Shqipëri.

 

Me ndërtesën e saj të parë të certifikuar BREEAM, Shqipëria do të jetë në gjendje të promovojë vlerën e metodave të qëndrueshme të ndërtimit tek palët e interesuara lokale, ndërkohë që do të përfitojë nga qasja gjithëpërfshirëse e BREEAM për të arritur objektivat mjedisore, sociale & qeverisëse (ESG), shëndetin dhe impaktin zero të çlirimit të dioksidit të karbonit.

 

Certifikimi BREEAM Shkëlqyeshëm është certifikimi i parë i ndërtimit të qëndrueshëm në vend sipas skemës së famshme Britanike. 

 

Për më tepër, Park Avenue Tower ka vendosur tashmë një standard shumë të lartë nëtregun e pasurive të paluajtshme tregtare të qëndrueshme në këtë pjesë të Europës,” tha Edyta Chromiec, Drejtore e Asociuar në Këshillimin Strategjik ESG, Colliers Poloni. 

 

Karakteristikat e qëndrueshme të Park Avenue Tower

Dizajni i Park Avenue Tower përmban një sërë risish për të nxitur një mjedis të brendshëm të shëndetshëm, duke përfshirë instalimin e sistemeve të ventilimit me performancë të lartë që minimizojnë ndotjen e ajrit, si dhe ndriçimin optimal natyror dhe artificial që siguron rehati vizuale dhe pamje për përdoruesit.

 

Veçanërisht, është kryer një analizë e gjerë për të vlerësuar rezistencën e ndërtesës ndaj skenarëve të ndryshimeve klimatike, duke garantuar një mjedis termiktë rehatshëm.

 

Simulimi i karakteristikave të tilla teknike që në fazat e hershme të projektimit, për të gjetur zgjidhjet më të qëndrueshme dhe më të balancuara tejkalon standardet e ndërtimit në Shqipëri.

 

Park Avenue Tower njeh dhe inkurajon masa efektive për përdorim të sigurt. Ajo plotëson kërkesa të larta aksesueshmërie për ndërtesën dhe dizajni i saj gjithëpërfshirës siguron që ndërtesa të ketë në vëmendje këmbësorët, çiklistët dhe individët me aftësi të kufizuara.

Thelbësore në rritjen e performancës së projektit ishte respektimi i një sërë standardesh teknike Europiane (CEN) dhe Amerikane (ASHRAE). Si rezultat, sistemet e ujit përmbushin praktikat më të mira të shëndetit dhe sigurisë, për të reduktuar rrezikun e ndotjes dhe sistemet mekanike sigurojnë performancë të lartë të energjisë për të minimizuar kërkesën për energji operacionale dhe emetimet e CO₂.

 

Ndërtesa do të ketë gjithashtu sisteme matëse inteligjente për kontrollin efektiv të konsumit të ujit dhe shmangien e rrjedhjeve të pakontrolluara në ndërtesë. Dizajni përfshin masa bazuar në të menduarit përpara për të përshtatur ndryshimet funksionale të ardhshme gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij.

 

Arkitektët kanë krijuar një strategji funksionale përshtatjeje për të siguruar fleksibilitet. Pavarësisht kufizimeve lokale, investitori është i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, duke zbatuar një politikë të rreptë prokurimi dhe duke përdorur metoda të avancuara për të minimizuar mbetjet e ndërtimit dhe burimin e përgjegjshëm të materialeve të ndërtimit.

 

Për më tepër, dizajni i Park Avenue Tower u mbikëqyr nga një ambientalist i kualifikuar duke siguruar që kjo tokë e pazhvilluar më parë do të ofronte vlera të reja ekologjike dhe do të rriste biodiversitetin lokal.

 

“Që nga dita e parë, vizioni ynë për Park Avenue ka qenë i qartë si kristal: krijimi i një projekti unik si mishërimi i zyrave të të ardhmes në sfondin e gjallë të Tiranës.

 

Ky projekt mishëron inovacionin, sofistikimin dhe është një përzierje strategjike të dizajnit bashkëkohor të vendosur në hijeshisë unike të një peizazhi mesdhetar. Ne krenohemi pa masë që jemi pionierët në prezantimin e këtij çertifikim të çmuar për Shqipërinë, duke shënuar një rast të rëndësishëm në rrugëtimin 25 vjeçar të kompanisë Orion.

 

Ky vlerësim jo vetëm që forcon pozicionin tonë brenda industrisë, por gjithashtu rikonfirmon angazhimin tonë të palëkundur ndaj përsosmërisë. Ndërsa jemi pionierë të këtij çertifikimi prestigjoz, ne jemi gati të vendosim standarde të reja të tregut dhe të vazhdojmë trashëgiminë tonë për të ofruar cilësi dhe inovacion të jashtëzakonshëm në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme,” u shpreh Rudina Murati, Drejtore Komerciale, ORION Shpk.

 

                              Per me teper informacion klikoni Orion Construction

                                         Orion Construction


Më të lexuarat