Secondary Adv

10 atraksionet turistike me te mira ne bote sipas Lonely-Planet

Share on Google+

Lonely Planet ka qenë prej kohësh “Bibla” e turistëve, për udhëzimeve dhe guida turistike.  Bota ka vende të mrekullueshme për t’u vizituar dhe që meritojnë vemëndjen e të gjithë turisteve, të pakten një herë në jetë.

 

Për ata që adhurojnë udhëtimin dhe dëshirojnë të vizitojnë kryeveprat e botës ja ku vjen një listë me vendet që duhet të vizitoni.  Revista “Lonely Planet” ka stiluar një listë të vendeve më mahnitëse në botë që duhen parë. Në dhjetëshene  parë janë dhe “Grand Canyon” dhe “Taj Mahal”.

 

10. Aya Sofya, Turqi

 

Xhamia e Stambollit Aya Sofya është një nga muzetë më të vizituara në botë. Sipas një sondazhi Aya Sofya, e vizituar nga 8.5 milionë turistë dhe është muzeu më i vizituar në botë.

9. Alhambra, Spanjë

 

Alhambra e njohur si “Calat Alhambra” është kompleks pallatesh dhe kështjellash ndërtuar në mes të shek. të 14 nga sundimtarët maurë në provincën e Granadës në Spanjë. Pallati gjendet në zonën e vogël kodrinore të Assabicas, e kufizuar me qytetin e Granadës. Në ditët e sotme Alhambra konsiderohet si një nga destinacionet kryesorë në Spanjë. Gjatësia totale e Alhambras është 740 metra dhe ka një nga gjerësitë më të mëdha. Pozicionin më të mirë dhe më të fortë e ka kështjella së bashku me anën perëndimore të vendit, ndërsa anët e tjera të mureve janë të dobëta. Në total kompleksi përbëhet nga 13 kulla, ku për bukurinë e saj është bërë pjesë e listës së trashëgimive botërore kulturore të mbrojtura nga UNESCO.

 

8. Ujvara Iguazu, Brazil

 

Një nga bukuritë më të rralla në botë, ujëvara Iguazu shtrihet në kufirin mes Brazilit dhe Argjentinës. Në sistemin e kësaj ujëvare gjenden rreth 275 ujëvara përgjatë lumit Iguazu. Një pjesë e madhe e këtyre ujëvarave është në një lartësi 64 m. Më madhështorja është ajo në formë U-je. Ka një lartësi 82m, gjerësi 150m dhe gjatësi 700m.

 

7. Koloseu Rome, Itali

 

Koloseu është monumenit më i jashtëzakonshëm në Romë. Ishte pikërisht këtu ku gladiatorët takoheshin në luftimin e vdekjes dhe të burgosurit e dënuar luftonin ndaj luanëve të uritur. I përdorur fillimisht për të zhvilluar lojërat që zgjasnin 100 ditë dhe netë, Koloseu u braktis në shek. VI me rënien e perandorisë. Që prej atëherë ajo shërbeu si një fortesë në Mesjetë; u dëmtua disa herë nga tërmetet dhe përdorej si një gurore për travertin dhe mermerin. Dy apo më shumë mijë vjet nga fillimi i tij, Koloseu është ende duke mbajtur turmat. Që nga viti 2010, ka edhe më shumë arsye për të vizituar Koloseun, pikërisht sepse korridoret e tij nëntokësore (ku Gladiatorët dhe kafshët prisnin fatin e tyre) janë të hapura për publikun.

 

6. Grand Canyon National Park, SHBA

 

Kanioni i Madh vizitohet nga më shumë se katër milionë turistë nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota çdo vit. Një pamje që i kalon kufijtë e imagjinatës, një nga mrekullitë më të dhëna të natyrës, Kanioni i Madh në Arizona. Në thellësitë e tij njeriu është përballë formacionesh gjeologjike prej miliarda vjetësh. Kjo është stuktuara e planetit tone, me shtresa guri dhe dheu, epokë pas epoke. Kanioni i Madh është ndoshta vendi më i bukur në gjithë botën.


5. Taj Mahal, Indi

 

Taj Mahal është një mauzole i vendosur në Agra (në veri të Indisë). Asokohe, u ndërtua nga sundimtari i Indisë në kujtim të gruas së tij 38-vjeçare, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së parë. Ndërtimi i Taj Mahalit filloi në vitin 1632 pas lindjes së Krishtit dhe vazhdoi për më tepër se 20 vjet, me më shumë se 20.000 punëtorë. Taj Mahal njihet gjerësisht si “xhevahiri” i artit mysliman në Indi dhe si një nga kryeveprat e admiruara të trashëgimisë botërore. Taj Mahal, fjalë për fjalë do të thotë, “Kurora e pallateve”.


4. Muri i Madh Kinez, Kinë

 

Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “ të 7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë.  Ky mur madhështor gjarbëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”.  Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.

 

3. Machu Picchu, Peru

 

“Lost City of the Incas” u ndërtua në vitin 1430 dhe mbeti i panjohur për botën moderne deri në momentin e zbulimit në vitin 1911. Sot është destinacioni turistik më i preferuar në Peru.

 

2. Great Barrier Reef, Australi

 

Barriera e madhe koralore në Australi është ndër barrierat më të mëdha në botë e cila tërheq mijëra vizitorë cdo vit. Kjo çudi e botës nënojore është shtëpia e më shumë se 400 specie koralesh, 500 lloje algash deti dhe 1500 lloje peshqish dhe ka gjithë ngjyrat që nevojiten për ta treguar këtë.


1. Tempujt e Angkor, Kamboxhia

 

Angkor Wat (Tempulli i qytetit) është një kompleks i madh i tempujve në Kamboxhia, i njohur si tempulli më i madh fetar në botë. Tempulli është ndërtuar nga mbreti  i Mbretërisë  Khemere,  Suryavarmani i II-të në shekullin e 12-të, mbretëria  e të cilit përfaqësonte një prej qytetërimeve më të rëndësishme në Azinë Juglindore . I tërë tempulli mbulon një sipërfaqe prej 2 kilometra katrorë. Muri i jashtëm i tij është i gjatë 1025 metra, gjerësia 805 metra, ndërsa lartësia 4,5 metra, ndërsa përreth tij gjenden 30 m fushë e hapur, e kufizuar me një kanal të gjerë 190 metra. Në mes gjenden pesë kulla, të cilat përfaqësojnë  pesë male. Kulla më e lartë (65 metra) është ajo në mes të tempullit. Ky tempull që është bërë simbol zyrtar i Kamboxhias, e madje gjendet edhe në flamurin e këtij vendi,  është një nga pikat kryesore turistike që vizitohet nga më shumë se gjysmë milioni turistë çdo vit.


Më të lexuarat